| E diele, 23.08.2020, 12:04 PM |
Antifa grup rebelësh revolucionarë marksistë me taktika fashiste
“Lëvizja Antifa, është një kërcënim për fjalën e lirë
dhe është "fituese" në kryqëzatën e saj për të heshtur kundërshtarët.
Llojet e betejave, që luajnë tani në rrugët e qytetit nuk janë asgjë e re për
kolegjet. Shumë prej nesh në kampet studentore, kanë vite që merren me Antifën,
dhe ajo po fiton. Unë kam dhënë mësim për 30 vjet dhe kurrë nuk kam parë nivelin
e frikës dhe frikësimit në kampe që shohim sot." – Prof. Tyrley
Jonathan, Universiteti George Washington
Nga Klajd Kapinova
Barr: “Ata janë grupe revolucionarë. Taktikat e
tyre janë fashiste.”
Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së (AG), Bill (William)
Barr, i ftuar në studio të dielën më 2 gusht 2020, në një intervistë prej 60
minutash, me hostin (mikpritësin) konservator Mark Levin (njohës shumë i mirë i
Kushtetutës së SHBA), në emisionin e tij të Fox News, "Jeta, Liria
& Levin", diskutoi gjerësisht për shumë tema shqetësuese të
rëndsishme, që e prokupojnë sot jetën dhe politikën amerikane.
Ai citoi Spiunllekun apo Përgjimin (Spygate), të kampit
elektoral të kandidatit dhe më pas Presidentit Donald J. Trump, me urdhër të
administratës së Presidentit Barok Hysen Obama dhe zv/Presidentit Joe Biden;
mbyllja e shoqërisë amerikanë, gjatë kohës së pandemisë botërore të Covid 19
dhe analiza e saktë e organizatave të dhunshme të majta, anarkiste dhe tipike
marksiste, si: Antifa dhe BLM.
Ai u ndal më shumë në diskutimin e tij mbi trazirat
anarkiste marksiste mbarëkombëtare të Black Lives Matter dhe organizatës
terroriste Antifa (e shpallur publikisht nga Presidenti Donald J. Trump), gjatë
muajve të fundit.
Prokurori i Përgjithshëm Barr, i tha intervistuesit Mark
Levin, se grupi anarchist Antifa, ndërsa përcaktohej nga përkrahësit e tij se
është i përbërë nga aktivistë të të “drejtave civile” dhe të ngjashme,
në fakt është organizata anarkiste e cila përbëhet nga bolshevikë, të
përqendruar rreth synimit, për t’a kthyer vendin tonë në "një formë të
socializmit apo komunizmit."
Barr, tha: “Ata janë grupe revolucionarë. Taktikat e
tyre janë fashiste.”
Kur i krahasoi trazirat me një "formë të re të
luftës guerrile", Barr shtoi, se: "Kjo është mënyra sesi guerrilja
Antifa sulmon dhe fshihet në mesin e njerëzve si peshqit në oqean ... Ajo që
ata bëjnë ata janë në thelb duke mbrojtur veten ose duke u copëtuar në
aktivitetin e parë. Ata hyjnë në demonstrata, në të cilat po ushtrojnë dhunë,
dhe ata krijojnë sityata për të mbrojtur veten e tyre. Këtu ata notojnë. Dhe
ajo që ata bëjnë është se synojnë të rrëmbejnë demonstrimet dhe provokojnë
dhunë."
Barr, vazhdoi përgjigjen e tij, duke sqaruar se prirjet
radikale të këtyre grupeve, janë reflektuese si kthesë e fortë e së majtë të
Partisë “Demokratike” vitet e fundit, duke shtuar se "e majta" është
tërhequr nga ombrella e vlerave klasike liberale. Ata kanë nënvlerësuar
Amerikën.
Dhuna e tyre filloi qysh ditën e pare, kur kandidati
republikan dhe sot Presidenti Donald J. Trump fitoi zgjedhjet presidenciale të
vitit 2016 dhe "nga ajo ditë e deri sot, ka pasur rezistencë nga ana e
tyre. Ata po përpiqeshin ta fajësojnë atë nga dita e parë. Ata kanë bërë
gjithçka që munden ... dhe unë mendoj se është për shkak të dëshirës për pushtet,
që kërkon e majta anarkiste. "Ata duan të drejtojnë jetën e njerëzve në
mënyrë që të mund të hartojnë utopi për të gjithë ne deri sa ata të marrin
pushtetin. Dhe ata nuk e prisnin fitoren e Trumpit. Dhe kjo i zemëron ata."
Ky është një nga përmbledhjet më të mira të së majtës që
kam dëgjuar ndonjëherë.
Kjo është Lufta Guerrile Urbane e drejtuar nga lufta për
fuqi (Pushtet) të së majtës.
Kongresmeni
komunist Jerrold Nadler e quan dhunën nga Antifa në Portland si një
"mit"
Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së (AG) William Barr
shkatërron Nadlerin, në një katastrofë tjetër të dëshmisë të thirrur në Dhomën
e Demokratëve në Capitol Hill, Washington D.C.
Për fat të mire, Departamenti i Drejtësisë i udhëhequr me
zgjuarësi nga Presidenti Trump, po ngrihet me dinjitet, duke respektuar ligjin
përpara rebelëve anarkistë.
Përpjekja e Nadlerit, për të shfrytëzuar Portland kundër
ekipit Trump, ishte këto ditë një tjetër dështimi i sikletshëm i kongresmenit
liberal.
Rep. Nadler tregohet në një klip të ri në internet, duke
e quajtur dhunën në Portland nga Antifa një "Mit", pasi
protestat rifilluan me trazira vandaliste.
“Demokrati” sot Kryetari i Komitetit të Gjyqësorit të
Dhomës së Përfaqsuesve Jerrold Nadler, iu afrua shkrimtarit dhe producentit
Austen Fletcher, i cili, tha se ai i kërkoi “demokratit” të shkatërronte
rebelimet e Antifës, në qytetin Portland, Oregon.
Ai tregon: "Unë vrapova tek Jerry Nadler në DC dhe i
kërkova që të mos pranonte dhunën (trazirat) e Antifës në Portland.
"Kjo është një MIT", tha Fletcher në një
cicërimë në Twitter së bashku me videon e shkurtër.
Para se të hynte në makinën e tij, Nadler i thotë
Fletcher se Antifa, është një "Mit”, që po përhapet vetëm në Washington
DC".
Demokrati i rangut të lartë të New York-ut po sulmohet
për komentet e tij në internet.
Në mesin e njerëzve që e hodhën në erë politikisht
Nadlerin, për komentin e tij ishte djali i Presidentit, bisnesmeni Eric Trump.
"Kjo është Partia Demokratike në vitin 2020",
shkroi djali më i ri i Presidentit Trump në Twitter. (Fox News, 27 korrik 2020)
Krimet e komunizmit në botë nuk permenden nga
Antifa dhe BLM
Meqenëse komunizmi deshtoi si ideologji dhe praktikë,
gjatë shekullit XX dhe XXI, forcat marksiste anakiste, kanë ndryshuar taktikë
dhe janë shtrirë me antarësi në shtetet e zhvilluara të Europës Perëndimore dhe
SHBA.
Ata janë anarkistë marksistë, që po kopjojnë me përpikëri
metodat dhe praktikatë fashiste gjermane në vitin 1933 në Gjermani, kur Hitleri
erdhi në pushtet.
Bilanci i sundit të sistemit socialist dhe komunist në
shumë shtet të botës dhe vecanërisht në disa shtete të Europës Lindore dhe Azi,
është një bilancë negativ, i mbushur me kufoma malesh dhe gjak të njerëzve të
pafajshëm.
Ndërgjegjja e freskët e popujve liridashës nuk mund të
harrojë 20 milion të vdekur si pasojë e terrorit komunist në ish-BRSS,
6.5 milion në Kinë, 1 milion në Vietnam, 2 milion në Kamborxhia, 1.5 milion në
Europën Lindore, 150 mijë në Amerikën Latine, 1.7 milion në Afrikë, 1.5 milion
në Afganistan, pra sipas studiuesit Stephane Courtois mbi 100.000.000
njerëz janë zhdukur nga ideologjia komuniste, ku kryesojnë terroristët
diktatorë, si: Mao Ce Duni, Pol Poti, Lenini, Stalini, Ho Shi Mini, Kimi II
Sungut, Fidel Kastro, Enver Hoxha, Çaushesku etj., e disa diktatorë afrikanë.
Antifa sipas Kyle Shideler drejtor për Sigurinë e
Brendshme dhe Antiterrorizmin në SHBA
"Kombi ynë, është kapur nga anarkistë
profesionistë, plaçkitës, kriminelë, si Antifa dhe të tjerë."- Donald
J. Trump
Presidenti Donald Trump, duket i bindur se ka një komplot
të frikshëm, që përgjon në protestat për drejtësi racore, që përfshinë kombin.
Antifa, si një lëvizje militante anarkiste majtas, po
përfiton nga demonstratat për të djegur vendin kudo me protesta “paqësore”,
duke kopjuar praktikisht metodat fashiste.
Ai ka fajësuar plaçkitjet dhe djegiet nga lëvizjet
protestuese anarkiste si një çështje thelbësore të dhunshme, duke pohuar në një
fjalim se "kombi ynë është kapur nga anarkistë profesionistë,
plaçkitës, kriminelë, si Antifa dhe të tjerë."
Presidenti Trump, vazhdimisht është zotuar të etiketoj
zyrtarisht Antifën si një grup terrorist, duke e vendosur atë në një listë
federale përkrah al-Qaedës dhe ISIS.
Ky grup radikalësh të majtë, që demostron në rrugë me
simbole bolshevike, është një lloj alternative anarkiste për policinë e
shtetit, që fillimisht zuri rrënjë në skenën e Amerikës, pa asnjë lloj
strukturë komande dhe kontrolli kombëtar.
Prania e saj është në shumë protesta të fundit. Ajo është
përgjegjëse për kthimet e tyre drejt dhunës, vjedhjeve, vrasjeve, vandalizmave.
Drejtuesit dhe anëtarët e Antifës janë përgjegjës për trazirat.
Lëvizja e majtë u dallua shumë në protestat në Washington
D.C., kundër festës kombëtare të inaugurimit të Presidentit Donald J. Trump më
17 janar 2017.
Aktiviteti i tyre, i dhunshëm, ekziston me shembuj
filmike të qartë, që kalojnë vijën, duke përfshirë këtu sulmet direkte fizike
të papërcaktueshme ndaj gazetarëve në sheshet apo rrugët e disa qyteteve që
drejtohen dhe kontrollohen nga governatorët dhe kryetarët e bashkive të ekstremist
te majtë të parties “demokratike”..
Organizata e mirëfilltë anarkiste marksiste, përdor sot
dhunën për të imponuar ideologjinë e saj komuniste dhe socialiste si forma më e
mire antikapitaliste.
Antifa, ka filluar të veproj në vitet 1960-1970 e fshehur
në fillim në Gjermani dhe pastaj filloj të shtrihet në shumë shtete të botës
deri sa u shfaq edhe në SHBA. Këtu ajo ka 50 vjet që përdor dhunën direkte,
sabotazhin, krimet etj., në shumë protesta, që nuk kanë asnjë lidhje me liritë
dhe të drejtat e njeriut.
Sot, shumë media të majta, duke përfshirë Fake News, si:
The New York Times, Washington Post, Daily News, CNN, BBC, etj., u shpërlajnë
trurin lexuesve naivëve, se Antifa nuk ekziston edhe pse ata kanë websitin e
tyre, me qindra dhe mijëra foto, programe propagandistike, ku ato paraqiten të
armatosur etj.
Sulmet e Antifës janë sot shumë të sofistikuara, thotë
njohësi shumë i mirë i Antifës eksperti i antiterrorizmit Kyle Shideler
, njëkohsisht Drejtor dhe Analist i Lartë për Sigurinë e Brendshme dhe
Antiterrorizmin në Qendrën për Politikën e Sigurisë së SHBA-së.
Ai është specializuar në grupet islamike, që veprojnë në
Shtetet e Bashkuara, pasi kanë kaluar mbi një dekadë duke studiuar dhe shkruar
për historinë, doktrinën dhe ndikimin e tyre.
Kyle Shideler, kohët e
fundit ka shkruar dhe botuar librin: “The American Mind”, i cili, është
pritur shumë mirë nga kritika dhe specialistët e antikrimit në këtu.
Në vitin 2019, Antifa organizoi protesta të dhunshme në
SHBA. Për më tepër, në website e saj ajo publikisht u tregon atarëve të saj
sesi të organizohen, të veprojnë, të ruajnë komunikimin mes tyre etj. Ata
shpërndajnë në mënyrë sistematike propagandë marksiste, ku, dhuna është mjeti
kryesor për të marrë pushtetin politik dhe vendosur komunzmin etj.
Në një artikull interesant dhe investigues, me titull: “Historia
e errët e krahut të zbatimit radikal të së majtës.”, autori Kyle
Shideler, tregon mbi trazirat dhe trazirat civile në metastazimin në të
gjithë Shtetet e Bashkuara, ku, Presidenti Trump deklaroi se synon të caktojë Antifa
si një grup terrorist.
Media globaliste e majtë këtu, “argumentojnë” se Antifa
është një shqetësim amorf, jo një organizatë funksionuese dhe sigurisht jo një
lëvizje terroriste. Realiteti është i thjeshtë dhe shpesh kompleks.
Antifa u themelua nga Partia Staliniste Komuniste e
Gjermanisë
Për të filluar duhet thënë, se Antifa ka emrin e vërtetë:
Antifaschisitsche Aktion. Ajo lindi gjatë luftimeve në rrugë të
Republikës Weimar në vitin 1932.
Antifa u themelua nga Partia Staliniste Komuniste e
Gjermanisë (PKGJ), megjithëse njësi të ndryshme të "mbrojtjes
antifashiste" komuniste ishin të lidhur me KPD shumë më herët.
Qëllimi i vetëm i Veprimit Antifashist ishte të ndihmonte
KPD-në të luftojë partitë e tjera politike për kontrollin e rrugëve në
politikën revolucionare të Republikës Weimar që dështoi shpejt. Po, ata luftuan
nazistët gjermanë. Antifasit, gjithashtu luftuan partinë liberale, partinë
konservatore dhe këdo që mori rrugën kundra tyre. Historikisht ata nuk kanë
pasur sukses.
Më shumë se gjithçka, Antifa ekziston për të shërbyer si
një mjet i politikës revolucionare në një shtet të dështuar (ose të dështuar).
Ajo do të rivendoste veten në sferen politike në fillim të viteve 1980,
gjithashtu në Gjermani dhe jashtë saj.
Autonomizmi, i praktikuar nga Antifa, është një ideologji
anarko-marksiste e shoqëruar me organizatat guerrile urbane komuniste të viteve
1970 dhe 1980 në Evropa nga njerëzit që e quanin vetën si Ushtria e Kuqe dhe
Brigadat e Kuqe.
Antifa me simbole dhe veshje të zezë
Rreth kësaj kohe, taktikat e Antifa-s si "blloku i
zi", dallohej nga një numër i madh i rebeluesve, që vishen me rroba të
zeza nga koka në këmbë dhe lëvizin së bashku si pjesë e një proteste më të
madhe.
Me ardhjen e saj në Amerikë, Antifa do të formohej në një
mënyrë të ngjashme në Shtetet e Bashkuara, por nën një emër tjetër.
Këtu ajo ishte një përpjekje e të rinjve me formim
bolshevik, për të dëbuar neo-nazistët dhe supremacistët e bardhë nga skena
muzikore, duke çuar gradualisht në formimin e Aksionit Anti Racist (ARR), duke
filluar në pjesën qendrore dhe perendimore të shteteve të Amerikës dhe më pas u
përhap jashtë tyre.
Disa ARR të veçantë do të vazhdojnë të formojnë një nga
rrjetet më të mëdha Antifa në vend, Torch Antifa, faqja e internetit e të cilit
u regjistrua nga një ish anëtar i JBAKC.
Nga ana e tjetër, vetë JBAKC u formua si një front për
Organizatën Komuniste të 19 majit (MCO), e themeluar nga mbetjet e Motit
Nëntokësor, Ushtrisë Clirimtare e Zezë
(njerëzve me ngjyrë), FALN dhe grupet e tjera terroriste të viteve 1960 dhe
1970. Data 19 maj u zgjodh ditëlindja e Malcolm X dhe Ho Chi Minh.
Anëtarët e ZKK-së ishin përgjegjës për disa bomba dhe
plaçkitje në vitet 1980, duke përfshirë grabitjen famëkeqe të vitit 1981 të
Brinks të blinduar. JBAKC përdori gazetën e saj "Vdekja për Klan!",
për të nënvizuar luftimet në rrugë me Klansmen, të akuzojë zyrtarët Reagan për
epërsi të bardhë, të aprovojë grabitjet e bankave të MCO si "shpronësim",
dhe të promovojë kryengritjet komuniste, që po ndodhnin në Nikaragua dhe El
Salvador.
Logjika e JBAKC dhe Organizatës Komuniste të 19 majit,
është e njëjta ideologji që drejton sot Antifa, ku, në themel të saj është se
Shtetet e Bashkuara u themeluan mbi epërsinë e bardhëve, dhe për këtë arsye
duhet të shkatërrohen.
Ata janë të shtrirë në redaksitë e dhomave të lajmeve,
sallat e fakulteteve dhe në mesin e stafit të kryetarëve të bashkive dhe zyrave
të avokatëve të përgjithshëm.
Lëvizja moderne Antifa përparon infrastrukturën e
trashëgimisë së fortë të së majtës revolucionare përmes një besimi në
efikasitetin e organizimit të lirshëm.
Baza themelore e organizimit të veprimit të
drejtpërdrejtë është "grupi i afrimitetit", që është pikërisht ajo që
tingëllon si një grup njerëzish me mendje të njëjtë, të cilët ndajnë një
objektiv të përbashkët.
Anëtarët e Antifa-s, kanë lidhje me organizatat politike
me komitete mbështetëse të tyre, siç janë: Socialistët Demokratikë të Amerikës
(DSA), Punëtorët Ndërkombëtarë të Botës, Partia Revolucionare Komuniste (RCP)
dhe organizata ose kolektivë rajonalë radikalë të majtë.
Antifa është në shumë mënyra një përsëritje e përmirësuar
e organizatave militare të militantëve të mëparshëm guerrile.
Ajo, me strukturën e saj të jashtme anarkiste dhe
besueshmërinë e mundshme, lejon që e majta radikale të ketë tortën e tyre dhe
ta hajë atë gjithashtu.
Në të gjitha periudhat e trazuara të politikës
revolucionare, qoftë vitet 1930, 1970, qoftë sot, aftësia për të projektuar
forcë në rrugë për të ndëshkuar armiqtë gjithmonë ka deshtuar deri tani
Për të majtën amerikane sot, Antifa është ajo forcë.
450 të vrarë afrikano amerikanë në 8 muaj të vitit
2020
Nw Chicago City deri mw 4 gusht tw vitit 2020 janë vrarë
mes vetës 450 afrikano amerikanë. Po aty janë qëlluar me armë zjarri (kryesisht
pistoletë) mbi 900 vetë, nga janari deri më 4 gusht 2020.
Po në Chicago janë vrarë 9 engjëj apo fëmijë të pafajshëm
afrikano amerikanë nga vrasës afrikano amerikanë. Viktimat e pafajshëm fëmijë i
përkasin moshes 1 deri në 13 vjec.
Shefja e Departamentit të Policisë në Chicago (CDP) ka
dhënë dorëheqjen nga detyra, psepse pushtetarë “demokratë”, kanë shkurtuar
fondet financiare pë policinë. Këtu 80% e oficerëce të policies dhe dedektivë
janë afrikano amerikane dhe ispanjik (me origjin nga vendet e Amerikës Latine
dhe Mexico)
Protestat e dhunshme të Antifës dhe BLM, janë më shumë në
qytetet e shteteve ku drejtojnë “demokratët” governatorë dhe kryetar bashkie si
në: Chicago, New York, Portland, Seatle, ka shumë të plagosur dhe vdekur.
New York City ka police të zot dhe profesionistë, por ata
nuk po lejohen të bëjnë punën e tyre nga kryetari i Bashkisë Bill de Blasio, të
cilët së bashku me governatorin e shtetit të New York-ut Andrew Cuomo, kanë
shkurtuar mbi 1 bilion dollarë fonde për
NYPD, duke detyruar shumë policë profesionistë të japin dorëheqje dhe të dalin
në pension para kohe.
Gjatë muajit të kaluar në Minneapolis, anarkistët
marksistë vandalistë të Antifës dhe BLM, kur mësuan se forcat federale të
policies dhe ato special federale po vinon në qytet, ata u larguan dhe humbën
si kripa në ujë.
Krimi në shtetin e New York-ut për disa muaj është rritur
60%, vrasjet dhe të shtënat me armë janë rritur në masën 70%.