Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fetah Maliqi: Ah, vendi im!

| E diele, 23.08.2020, 11:18 AM |


Fetah Maliqi

AH, VENDI IM !

Vend o vend, me sa bekime,

kush të mbanë kështu në pellg?

Sa shumë ujëra të rrahin ty,

të dërmojnë, të tundin keq!

Të shkulin vise ngado rreth,

kufiri lëkundet kudo sot,

kërkon i vogël dhe i madh,

bashko këtë tokë, këta njerëz!

Zgjohu popull, mërgatë eja,

bëhu flakë tok me ne,

e di që shpirti të dhemb,

malli na shtyp fort!

Jemi zemër e kësaj toke,

hijet e zeza e kafshojnë,

të çmallemi, shtrijmë dorën,

dritë të hedhim mbi të!

Edhe ia copëtojmë

prangat e rënda,

si rroba ia kanë veshë,

mbi trup ende i ka!

Ta bëjmë të qesh!