| E enjte, 20.08.2020, 08:25 PM |
DY AUTOKRATË - SUNDIMTARË, SI DY PIKA UJI...... !
NGA
ILIR ÇUMANI
Çfarë
i bashkon dy autokratët në shoqëritë e sotme moderne, si për shembull,
Aleksandër Llukashenkon e Bjellorusisë dhe Edi Ramën e Shqipërisë... ...!?
Konfuci, ideolog dhe filozof, sociolog
dhe humanist i shquar, mbi teoritë e të cilit që prej 2.500 vjetësh është
mbështetur dhe qëndron në këmbë i gjithë qytetërimi kinez, thotë: “Politikanët
e korruptuar, të etur për pushtet dhe para, këta sundimtarë autokratë, përdorin
të gjitha mjetet e pandershme për të kapur pushtetin....Dhe, pasi i’a kanë
arritur këtij qëllimi, ata shqetësohen dhe përdorin çdo mjet të pandershëm,
duke demonstruar hapur akte represive në dëm të popullit të tyre për të mos e
humbur kurrë pushtetin...”. Autokrati
Llukashenko, ka 26 vjet që sundon popullin bjellorus, dhe së fundmi, i manipuloi
zgjedhjet në Bjellorusi, me synimin e vetëm për të sunduar edhe 4 vjet të tjera
në pushtet.... Autokrati Edi Rama, ashtu si edhe Lukashenko, ka më shumë se 20
vjet që, së bashku me sivëllezërit e tij autokratë këtu në Shqipëri, e ka
sunduar dhe po e dominon skenën politike shqiptare duke grabitur të gjitha
pushtetet e pavarura kushtetuese dhe duke përdorë të gjitha mjetet e pandershme
me metodat manipulative e antidemokratike, si për shembull: manipulimin e
zgjedhjeve dhe blerjen e votave...me qëllim mbajtjen në mënyrë të paligjshme
dhe antidemokratike të pushtetit të tij personal! Tashmë, pasi përdori të
gjitha mjetet dhe metodat e tij manipulative, antidemokratike dhe
antikushtetuese, Kryeministri Rama arriti e zhbëri Gjykatën e Lartë dhe atë
Kushtetuese, dhe, pasi rrëmbeu të gjitha pushtetet, synon të marrë edhe një
mandat të tretë në qeverisjen e vendit, edhe pse zullumi i tij në keqpërdorimin
e pushtetit përmes abuzimeve dhe korrupsionit është tejet i frikshëm dhe i pashembullt në këto 30
vjet të një sistemi kaotik të tranzicionit shqiptar...Dhe për këtë, vetë ai
është i bindur se është në kuotat më të vobekëta si të mbështetjes popullore,
ashtu edhe të ekektoratit të majtë. Me “kostumin” dhe imazhin e Kryetarit të
radhës së OSBE - së, autokrati i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur dëshirën e
tij që të shkoj në Bjellorusinë e trazuar që po gëlon nga protestat e
qytetarëve pas manipulimit të zgjedhjeve, për të takuar autorin e këtyre
manipulimeve dhe shkaktarin kryesor të gjëndjes së krijuar atje, autokratin
Akeksandër Llukashenko... Pyetja që
shtrohet dhe kuriozon sot kancelaritë evropiane, diplomacinë perëndimore dhe të
SHBA - të, (të cilat, pas protestave të ligjshme të opozitës dhe të popullit
bjellorus, i kanë kontestuar këto zgjedhje), është se, cili do të jetë mjeti
dhe gjuha “diplomatike” që këta dy sundimtarët autokratë do të përdorin kokë më
kokë për ti hedhë hirin syve faktorit diplomatik vendas, dhe veçanërisht atij
ndërkombëtar....!? Të presim spektaklin
e radhës... Por, nga eksperienca në këto vende me demokraci të brishta, një gjë
është e sigurtë: në gjithë këtë “lojë shahu” që po luhet sot, të humbur do të
jenë padyshim demokracia dhe populli bjellorus, ndërsa të fituar do të dalin si
gjithmonë autokratët dinak, që mjeshtërisht i bishtënojnë me dinakëri situatave
dhe krizave të tilla edhe kur ata ndjejnë rrezikun e humbjes së pushtetit....!