Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Luan Kalana: Altin Kocaqi - Shqipja, Gjuha Meme e Njerezimit

| E marte, 18.08.2020, 07:08 PM |


ALTIN  KOCAQI -Shqipja, Gjuha Meme e Njerezimit

“Njerezimi i lashte ka folur gjuhen e sotme shqipe. Gjuha Shqipe, me prejardhje  pellazgjike-ilirishte, e cila  eshte gjuha Meme indoevropiane, ku me pas linden bijat e saj ,gjuhet e vjetra e te reja.” Altin Kocaqi.

Prantese-

BOTA FLET SHQIP !

-Nuk do te jete e larget Dita,,

kur CD-19 virusi do te jete zhdukur

e Verteta do te dale ne Drite,

Bota do te pranoje,do t'ju cudite,

do t'i thote hapur dijetarise,

"GJUHA PELLAZGE-SHQIPE ,

ashte me e para e Njerezise !"

O burra shqiptare te themi Fjalen e pare,

jemi e nga s'jemi,me pene e librare,

te ngrehim zerin e Shqipes anembane,

kemi qene,jemi, do te mbetemi Ne te Pare,

me Shpate e me Pene,me baballaret tane,

kemi folur ashtu si flasim Sot,ne trojet shekullore,

te Paren, gjuhen Pellazge-Shqipe Arberore !-L.K.

-Ne serine e shkrimeve te mia modeste,per prejarjdhen e gjuhes shqipe,si Gjuha e Perendive,Gjuha e pare  Nejerezimit,krahas studimve dhe hulumtimve te mija te mirefillta  gjuhesore,fale pervojes time disa dekada ne Shqiperi i Mesuse i Gjuhes Shqipe,dhe shto ketu dhe pasionit tim studjues ne baze,gjuhen e folur te perditshme ,kryesisht ate dilaktore ne treven e Devollit,jane perfshire edhe disa ese,rezyme ,memeoriume,portrete te shkencetareve studjuesve alabanologeve ,te huaj e te vendit,per ti sjelle para lexuesve,si pohim vertetesije dhe indetitteti kombetar duke shtuar dhe oreksin e kolgeve te mij studjues gjuhetare te shqipes.

Midis tyre do te vecoja sot te ndjerin Altin Kocaqin,te paharuarin,viktime e hasmerive familjare,i cili u nda na jeta dhe veprimtatija e tij kulmores studimore gjuhesore,para kohe me 2017,Tirane,duke na lene pas veprat e pavdekshme gjuhesore .

Do te shtoj ketu dicka prsonale,pasi kisha lexuar per te,nepermjet nje miku kolegut tim devoll,iai me ndermjetesoi ne Greqi,per nje njohje e miqesi virtuale ne facebook me te pavdekshmin Kocaqi.Si rezultat,Altini me dergoi librin e tij me nje autograf vellazeror,s’do e harroj kurre, kete gjest njerezor .Dhe me pas ,pata fatin te takoj e te njihemi personalisht me te motren e tij ,historianen prof.Acco.Elena Kocaqin.kur erdhi ketu ne Florida ne Naten Poetike te poezise shqipe me 2018,duke me dhuruar dhe ajo librine e saj te fundit “Lufta e Trojes”.Keto dy vepra,jane thesare ne bibloteken time personale,nga dy studjues te mirefillte historiane-gjuhetare ,vella e moter,Altin dhe Elona Kocaqin.

Le te njihemi tani me vepren e Altin Kocaqit.

Veprat- “Shqipja Pellazge”-2009 ,Ese “ARVANITET-“ Roli tyre në formimin e Greqis së re”-2014.

Vepra madhore “DOKUMENTE HISTORIKO-GJUHËSORE

-Vëndi i shqipes ndër gjuhët evropiane” -2013,

Me librin e dyte shkencor ,Altin Kocaqi,nepermjet nje studime te gjate krahasues historiko-gjuhesor,sakteson kohedokumetin historik me te vjeter te Gjuhes Shqipe,duke u bazuar tek shkenca bashkekohore dhe tek fjaloret e antikitetit,duke hulumtuar ne mbi 60 dokumeta e vepra historiko-gjuhesore ,te pasqyruar ne liber dhe mbi 75 referenca nga autore te vjeter e te rinj te huaj dhe shqiptatre.Per kureshtje te lexuesit po citojme disa paragrafe nga Parathenija e librit,nga vete autori”

-”PARATHËNIA -Fjalët e përbashkëta në gjuhët evropiane dhe në një dialekt të indishtes, u bënë shkaku i lindjes së shkencës krahësimtare: indoevropianistikës. Kjo shkencë nxorri si përfundime se këto fjalë të përbashkëta vijnë nga e njëjta gjuhë mëmë që është folur dikur në një pellgë, por që ende dhe sot nuk kemi një mendim unik për atë pellgë. Syri i gjuhëtarit, në shkencën krahësimtare, i shikon gjuhët evropiane me bazë dokumentimin më të hershëm gjuhësor dhe me këtë bazë vendon se në se ka fjalë të përbashkëta midis dy gjuhëve evropiane atëherë gjuha që dokumentohet me vonë e huazon nga gjuha e dokumentuar më herët. Sipas gjuhësisë sonë gjuha shqipe dokumentohet më vonë se një mori gjuhësh ndër fqinjët tanë, ndaj në fjalorët etimologjik ajo meret si gjuhë që ka huazuar fjalët e fqinjëve për tu krijuar. Në këtë punim unë do paraqes dokumente që kanë të bëjnë me kohë dokumentimin më të vjetër të fjalëve të gjuhës shqipe duke shkelur mbi themele të fuqishme të kryes së gjuhësis evropiane. Mbetjet origjinale të gjuhës së paragrekve, Pellazgëve, janë tregues të pakundërshtueshëm gjuhësor që tregojnë egzistencën e gjuhës shqipe, më vjetër se vetë greqishtja dhe si rrjedhojë ndryshojnë llogjikën e syrit të gjuhëtarit në lidhje me gjuhën shqipe. Ashtu si të gjitha gjuhët evropiane që kanë marrë e kanë dhënë fjalë nga njëra tjetra me bazë zhvillimet e ngjarjeve historike, po kështu dhe shqipja ka marë fjalë nga gjuhët fqinje në kohë më të reja. Në se ne krahasojmë këto huazime me njëra tjetrën pa marrë për bazë historinë dhe dokumentimin më të hershëm të fjalëve të një gjuhe, atëherë dalin përfundime të shtrembëruara dhe të padrejta. Ndaj dhe ky punim vjen për të saktësuar rolin e shqipes në gjirin e gjuhëve motra evropiane. Baza e këtij punimi do jenë mbetjet origjinale të gjuhës së paragrekëve=Pellazgëve, të shpëtuara nga dokumentimi i fjalorëve të antikitetit. “-Altin Kocaqi .

Ndersa me pas ,ne kapitullin e pare, ai deklaron si prolog i vepres divizen,lapidare:

-”TË THËNAT MBI GJUHËN SHQIPE

Në kohët kur shfaqet si e njohur historia e mesdheut evropian, në pellgun tonë krahas grekëve dhe latinëve janë të njohur dhe iliret si banues të një hapsire të madhe1. Në vendin e tyre dhe në malin e Tomorrit gjendej faltoria e vjetër e Pellazgëve, të cilës i këndoi Homeri2 dhe Hesiodi3. Kjo faltore tregohet të jetë më e vjetra dhe e vetmja që nga lashtësia4 gjë që tregon se “në se ne shqiptarët, që jemi pasardhës të drejtpërdrejt të ilirëve, vërtetohemi gjuhësisht se flasim gjuhën e Pellazgëve më të vjetër se kudo tjetër në zonë ne jemi vëndas në truallin tonë të sotëm”. -A.K.

Pas ketij kapitulli ku debaton shkencerisht kundershtite me dokumenta dhe dhe gjurme arkeologjike me studjues shkencetare dhe albanologe,studimi vijon ne liber me nje kapitull histoik,ja se cafre parashton ai ne tezen :

-SHKENCA E KRAHESIMIT TË FJALËVE (INDOEVROPIANE) Prej kohësh është vrëjtur se mindis gjuhëve evropiane dhe një dialekti të indishtes egzistojnë fjalë të njëjta. Ky fakt i shtyu dijetarët që drejtësisht të vendonin se “fjalët e përbashkëta ne gjuhët evropiane tregojnë se dikur në lashtësi egzistonte një pellg në të cilin flitej e njëjta gjuhë”, këtë ata e quajtën “mëmën e gjuhëve”. Deri këtu kjo teori qëndron e ka për të qëndruar për shekuj të tërë. Por kur vjen çështja të diskutojmë se “cili është pellgu?” gjërat ngatërrohen aq shumë sa dijetarëve ju duhet të shkojne në Indi e Kinë, Afganistan, Kaukaz e Iran dhe prapë të vijnë në Ballkan dhe Evropë për të na thënë se këtu apo aty është pellgu. Pra deri me sot nuk mund të flasim me siguri për pellgun e prejardhjes së gjuhëve evropiane, atë pellg ku është folur mëma e gjuhëve. -A.K

-Me pas autori si nje shkencetar  albanolog,perkthyes poliglot profesionist ,do te ulet kembekryq fjale per fjale per te argumentuar ,prejardhjen dhe origjinen e gjuhes shqipe,nga pellazgishtja-ilirishte,ne gjuhen e folur te sotme  shqipe ne truallet tona autoktone te lashta.

Keto le t’ia leme lexuesit te shuaje kureshtjen dhe te mesoje te verteten shkencore ,se gjuha Shqipe ,pellagjikja eshte gjuha Meme, nga ku linden bijat e gjuheve indoevropiane.

*              *             *

Me vlera te pasura dokumetare eshte edhe Ese-ja historike -gjuhesore per Arvanitasit e Altin kocaqit ,qe ploteson vepren e e plote gjuesore per Gjuhen Shqipe, gjate viteve qe jetoi ne Greqi,te ketij studjuesi shkencor :

-ARVANITET-“ Roli tyre në formimin e Greqis së re”-2014.

Ja se cfare shkruan ai ne parathenije

“Arvanitët luajtën një nga rolet më kryesore në pamvarësin dhe ne krijimin e shtetit të ri Grek.

Historia e tyre është shkruar me faqe të lavdishme nga vetë Arvanitët dhe udhëpërshkruesit e

huaj që kaluan në vendin e tyre. Shtrirja e tyre territoriale dhe dokumentet historike, demografike,

gjuhësore e kulturore janë dokumente, që nuk mundë të injorohen e të lihen në harres nga

historianët e shkeputur nga  çdo llojë urdhërese e udhezimi  ideologjik.Kjo detyrë e shkurtër kursi ndahet ne katër pjesë.

Në pjesën e parë,  do te sjelle të dhëna për prejardhjen Arvanite.Do mundohem të hedhë dritë mbi të dhënat historiko-gjuhësore në lidhje me ndjenjën e tyre : “Vendas apo të ardhur”?

Në pjesën e dytë, do te sjelle  të dhëna  demografike për shtrirjen territoriale dhe për numërin epopullsis Arvanite në fshatrat e Greqis së Jugut (Sterea Elladha) në menyrë që të plotësohet dhe nga ana demografike roli i Arvanitëve në revolucionin e 1821  dhe në krijimin e shtetit të ri Grek.

Në pjesën e tretë do ndalem në rolin e Arvanitëve në revolucionin e 1821-shit. Aty do theksoi jovetëm rolin e Arvaniteve të krishterë por dhe rolin e Arvanitëve myslimanë.

Ndërsa në pjesën e katërt  dhe të fundit  do ndalem në rolin e arvanitëve në krijimin e shtetit të rigrekë si dhe në përpjekjen e vonuar, në vitin 1899, të nipërve të revolucionarëve Greke te 1821-shit   për krijimin e një shteti dualistë.

Burimet e marra për këtë detyre kursi mbështeten në shumë botime vendase dhe kryesishtë  në botimet e Arvanitëve.

“-Falenderoi  miqët e mi Arvanitë,ishin fjalet efundit te tij,- në Hydra e në Speces,në Thivë e Livadhia të cilëve u “detyrohem” kënaqësinë e përzgjedhjes së kësaj detyre kursi.”-nga Altin Kocaqi,Athine.

Jeta dhe vepra e Altin Kocaqit do te inspiroje te motren,historianen-juriste e te vertetes shkencore,prof.asoc. znj.Elena Kocaqi,per te vazhduar me tej kauzen e madhe historike kombetare te te vellait Altinit,te lashtesise autoktone historike -gjuhesore te popullit shqiptar ,pellazgo-ilir.

Altin Kocaqi,mbete i pavdekshem,ai u nda nga ne para kohe,familja te afermit koleget e gjuhetaret dhe “gjuha shqipe”te cilen e dashuronte shkencerisht,-duke na lane vepren e tij te gjalle shkencore te pakundershuese dhe lapidare,per te vereten e madhe te shkenceve gjuhesore , te lashtesise te Gjuhes Shqipe,Gjuhen pellazge-ilire -Gjuha Meme e Njerezimit.

Mblodhi e shkroi

Luan Kalana,SHBA.