| E diele, 16.08.2020, 02:29 PM |
Mirëmëngjesi Kosovë!
Shkruan:
Florim Zeqa
Dëshirë
dhe objektiv i secilit mërgimtar është që pushimet e rregullta vjetore t'i
kalojë në vendlindje, në vendin ku shpirti qetësohet dhe mendja freskohet nga
stresi i përditshmërisë së jetës në mërgim.
Barrierat
e vëna nga pushtetarët dhe në veçanti nga punëmarrësit italian, u bënë pengesa
kryesore që shumica e mërgimtarëve nga Kosova, Shqipëria dhe trojet e tjera
etnike të mos i shijojnë pushimet e kësaj vere në vendlindjet e tyre.
Kësaj
situate në masë të madhe i kanë ndihmuar pushtetet dhe politikanët e
inkriminuar në shtetet tona, të cilët me servilitetin e tyre u bënë promotor të
përhapjes artificiale të "Covid-19".
Çuditërisht,
kur në të gjitha vendet e zhvilluara të Bashkimit Evropian është ulur niveli i
përhapjes së pandemisë, virusët politik në vendet tona i dhanë krah
"virusit artificial" në kohën e temperaturave ekstremisht të larta
kur nuk mund të rezistoj asnjë lloj virusi natyral!
Gushti i thyer i
pushimeve verore
Viteve
të kaluara plazhet italiane ishin të stërmbushura me turist nga vendet e
Bashkimit Evropian, si; Gjermania, Austria, Zvicera dhe vende tjera të rajonit,
por më së paku nga Kosova dhe Shqipëria.
Pandemia
"Covid-19" bëri që pushimet e kësaj vere, përkatësisht të periudhes
turistike korrik-gusht ta kemi një situatë krejt tjetër në bregdetin italian.
Kësaj
radhe në rivierën italiane ka shumë më pak turist nga Gjermania, Austria dhe
Zvicera. Vendet e tyre i kanë zënë turistët italian dhe mërgimtarët rezident me
qëndrim të përkohshëm në Itali nga vendet e Ballkanit perëndimor; Kosova,
Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, etj.
Krahas turistëve italianë
janë turistët e rinjë shqiptarë
Pothuajse
çdo e dyta apo e treta ombrellë në plazh është e mërgimtarëve shqiptar. Ngado
sillesh nëpër plazh dhe qytet, restorante e piceri e dëgjon të flitet gjuha e
bukur shqipe.
Dialekti
i të folurit i bën të dallohen shqiptarët e Kosovës me ata të Shqipërisë apo
vendeve tjera etnike.
Nga
dialekti i të folurit shqip, vërehet një prezencë më e theksuar e shqiptarëve
të Kosovës, të cilët po i kalojnë pushimet në bregdetin italian.
Në
këto ditë të nxehta vere në plazhet italiane dhe jo vetëm, pas gjuhës zyrtare
shtetërore, gjuha më e përdorur është ajo shqipe.
Shqiptarët e bashkuar në
bregdetin italian
Në
ditën e parë të qëndrimit tim në plazhin e bukur të Eraclea Mare (Venezia),
afër meje ishin të vendosura katër Ombrella të bashkuara njëra më tjetrën.
Nga
fytyrat vëreheshin se ishin shqiptar, por nga bisedat që zhvillonin mes tyre e
kuptova se ishin nga Kosova, por nuk e dinja saktësisht nga cili rajon janë!
Meqë
ishte mëngjes, vendosa t'i përshëndes me "Mirëmëngjesi Kosovë". Të
njëjtën përgjigje e mora edhe unë nga bashkombasit e mi.
Pastaj
vazhduam bisedën me pyetjen e ndërsjellë; nga cili vend jeni dhe ku qendroni me
punë dhe banim këtu në Itali!?
Gjatë
bisedës me të rinjët nga Kosova e mësova se ishin katër vëllëzër nga Drenasi me
familjet e tyre.
Njëri
nga katër vëllëzërit ishte me qëndrim të përkohshëm në Itali, ndërsa tre të
tjerët kishin ardhur nga Gjermania për t'i kaluar së bashku pushimet verore në
bregdetin italian.
Rrëfimi
i njërit nga katër vëllëzërit ishte tepër fascionues për harmoninë familjare të
këtyre vëllëzërve për kohët e sotme që po kalojmë.
"Ne
gjithmonë i kemi kaluar pushimet verore së bashku në Kosovë dhe bregdetin
shqiptar, por kësaj radhe shkaku i kësaj pandemie të mallkuar u detyruam të
ndalemi këtu në Itali".
Dëshprimi i mërgimtarëve
në politikanët tanë
Si
plotësim të këtij rrëfimi po ua sjelli postimin në rrjetin social
"Facebook" të një bashkatdhetari nga Zvicera, veprimtarit dhe mikut
tim të çmuar Shyqeri Azemi: "Mendoja se do të vie dita që Kosova Dardane
do të jetë shtet i pavarur dhe sovran, kur ne do të kthehemi në vendin ku kemi
lindur dhe jemi rritur. Edhe përkundër faktit se Kosova Dardane u bë shtet i
pavarur dhe sovran falë intelektualëve të shquar si: Dr. Ibrahim Rugova,
akademikëve Fehmi Agani dhe Mark Krasniqi, intelektualëve dhe veprimtarëve
Xhemail Mustafa dhe Enver Maloku, intelektualëve dhe luftëtarëve të lirisë Sali
Çekaj, Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Agim Ramadani dhe shumë të tjerëve të
cilët nuk gjenden më në mesin tonë, por ja që nga e 2008-ta e këndej Kosova u
pushtua dhe po sundohet nga klanet politike kriminale, të cilat e shkatërruan
Kosovën dhe fundosen shpresat e qytetarëve për jetë të dinjitetshme dhe thyen
shpresat e mërgimtarëve për kthim të shpejtë në vendlindje".
Si
koinçidencë e këtij rrëfimi vjen edhe vazhdimi i rrëfimit të vëllëzërve nga
Drenasi, po citoj: "Janë partitë politike, ato që na ndanë dhe
përçanë,...këto nuk janë parti politike, por grupe kriminale që po e sundojnë
Kosovën që 20 vjet,...dhe do të jetë tepër i vështirë largimi i tyre nga
pushteti dhe skena politike në përgjithësi,...edhe Albin Kurti me VV-në u bënë
pjesë e dështimit të madh politik të pasluftës në Kosovë,...vetëm lindja e një
force të re politike nga Diaspora do t'i kthente shpresat tona për kthim në
vendlindje. Përndryshe, veq i madhi Zot na shpëtoftë nga katandisja e
mëtutjeshme".
Kjo
ishte vetëm një pjesë e rrëfimeve të bashkatdhetarëve në bregdetin italian.
Rrëfimet e tjera interesante si të vëllëzërve nga Berati dhe atyre nga Theranda
(njëri i ardhur nga Gjermania dhe tjetri nga Zvicera) do t'i publikoj në një
edicion të veçantë në të ardhmen e afërt.
"Mirëmëngjesi
Kosovë" u kthye në përshendetje të përditshme në plazhin e bukur të
Eraclea Mare (Venezia-Itali).
Edhe
pse i kaluam jashtëzakonisht bukur pushimet verore në bregdetin italian, urojmë
dhe shpresojmë që të mos na përseritet më një verë kaq e zymtë dhe e
pakuptimtë, me dëshira të thyera largë atdheut dhe të dashurve tonë.