| E diele, 16.08.2020, 09:33 AM |
Këta janë dy persona, me nga dy fytyra!
Nga
Enver Bytyçi
Rama
kërkon ta bëjë rregull që politikanët shqiptarë të "mos flasin anglisht
kundër njëri-tjetrit"! Ndërkohë unë kam shoqëruar një personalitet të
BE-së në Tiranë në maj 2018 dhe në takim me të, Rama ka folur 30 minuta
anglisht kundër Lulzim Bashës, që t'i mbushte mendjen këtij përfaqësuesi të së
djathtës europiane se "Basha ishte me rusët"!
Para
kësaj, në vitin 2016, Rama foli serbisht kundër politikanëve shqiptarëve
kundërshtarë të tij. Aso kohe ai shkoi në Nish e më pas në Beograd, ku mori
pjesë në promovimin e librit të tij "Kurbani", i përkthyer dhe botuar
në serbisht nën kujdesin e veçantë të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Në këtë libër si në asnjë libër tjetër, Rama flet me përbuzje, urrejtje e
nervozizëm në pozitat e hakëmarrësit kundër shumicës dërmuese të politikanëve
shqiptarë. E megjithatë ia dha lejen e botimit presidentit serb, me qëllim që
serbët të mësojnë me fakte bindëse se "politika shqiptare i ngjan asaj të
vitit 1914"! Kjo i shërbeu edhe si provë besnikërie ndaj Serbisë.
Hashim
Thaçi kërkon tani që është në prag të izolimit të tij në qelinë e Hagës një
ligj për të ndaluar qytetarët, mediat dhe këdo tjetër që ta kritikojnë atë dhe
ish-drejtues të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndërkaq vetë ai e
kishte të ndaluar sipas neneit 2 pika 2 të kushtetutës së Kosovës që të fliste
për ndarjen e territorit të vendit. Megjithatë foli dhe e propagandoi këtë
projekt serb për tri vite radhazi pa u ndalë asnjë çast. Vetë shkeli
kushtetutën, ndërsa shqiptarëve kërkon t'u vendos drynin në gojë për kritikat
ndaj tij!
Këta
janë dy, me nga dy fytyra që bëjnë gjtihsej katër fytyra!