| E shtune, 15.08.2020, 04:23 PM |
SHEMBËSIT E VLERAVE KOMBËTARE KANË EMËR E MBIEMËR
Nga
Prend Buzhala
Me
të drejtë reagohet, kur preken vlerat e UÇK-së. Po reagohet me kumtesa, me
deklarata e me forma të tjera të jetës institucionale. Me të drejtë. Me të
drejtë reagohet se ato janë edhe VLERA KOMBËTARE.
1.
Eh,
reagimet e tilla për VLERAT KOMBËTARE paskan dy kute!
Asnjë
parti politike, asnjë kryepar i partive politike, nuk ka reaguar kundër Turqisë
neo-otomane, apo kundër eksponentëve antikombëtarë shqipfolës, kur u kërkua
revidimi i historisë sonë nacionale (heqja e figurës së Skënderbeut nga
historia shqiptare, gjoja me "demitizimin" e figurës së tij dhe
madhërimin e sulltanëve gjenocidalë otomanë).
Nuk
më ka ra të lexoj as komunikata të organizatave të dala nga lufta për këto
sulme mbi historinë e identitetin tonë (ndoshta ka, por unë nuk kam lexuar). As
prej do OJQ-ve të pasluftës.
Kanë
reaguar, si gjithmonë, intelektualët.
Kurse
intelektualët Kosova politike i ka shpallur të padëshirueshëm, sepse, sipas
tyre, as dija e as libri, nuk i rregulluakan punët e qeverisjes!!! As të
shtetit. Rrjedhimisht: as të arsimit, as të identitetit kombëtar! Intelektualët
nuk pyeten fare.
2.
Kurse
tani, përnjëherësh (eh, PËRNJËHERËSH), interesi personal paraqitet si INTERES
KOMBËTAR: shembet kombi, shembet Kosova, shembet gjithçka...
Janë
nga ato radhë që votuan gjyqe speciale, po ato radhë që zhdukin dhomat e
dëshmive, po ato radhë që e sollën Kosovën në këtë gjendje.
E
shembësit kanë emër e mbiemër.
Qytetarët
nuk janë në parlament që të dëgjohet zëri i tyre, as për hallet e tyre të
shumta, as për çmimet, as për shëndetin, as për arsimin, as për zhvillimin
ekonomik, as për bizneset që po ua shkatërrojnë...
Qytetarët
nuk janë të përfaqësuar në parlament që të mbrohet identiteti qytetar e
nacional.
Qytetarët
(të gjitha shtresat), nuk i përfaqëson askush.
Qytetarët
janë jashtë janë parlamentit, jashtë ligjit... ata po ikin me të madhe nga ky
shtet.