| E shtune, 15.08.2020, 12:19 PM |
SHQIPËRIA IME NJË OAZ I MBUSHUR ME BUDALLENJ!
Nga
Kastriot Frasheri
Ndonëse
Republika e Shqipërisë ka 4 pika kalimi me Greqinë + 1 nga RMV, çdo vit në të
njëjtën periudhë përsëritet e njëjta situatë dramatike në kufi me lëvizjen e
emigrantëve.
Pse
ndodh kjo? Sepse indiferencës dhe pazotësisë së autoriteteve tona për të marë
masa parandaluese për përballimin e situatës i shtohet edhe papergjegjshmëria e
shtetasve të saj të cilët shkojnë ashtu si cjapi tek kasapi, pa u informar më
parë për rregullat, situatën dhe akset e lira të lëvizjes për të mos u dyndur
të gjithë në një pikë kalimi!
Ndaj
kjo situatë e rëndë e përvitshme në Kakavijë në kufirin mes dy shteteve tona
nuk ka asnjë justifikim tjetër përveçse pazotësisë sonë dhe papërgjegjshmërisë
kolektive që manifestojmë në sjellje, qytetërim, organizim dhe në qeverisjen
tonë.
Populli
thotë budallait hapi rrugë, por me gomerët a mund të shkojë shoqëria përpara?
Shpresoj që ky status tu ketë shërbyer atyre për të nxjerë mësime që kjo drama
e tyre të mos përsëritet më kurrë!