| E shtune, 15.08.2020, 12:39 PM |
Fritz RADOVANI:
Kujtoj…Sot, mbas sa
vjetësh:
“At
FISHTA asht shkambi ndriçues i dijes, arsimit dhe i kultures atdhetare
Shqiptare.” - F. RADOVANI
Disa
porosi të At Fishtës per shkollat tona:
“Gjithshka
per gjuhen dhe shkollen Shqipe”
Profesor
Norbert Jokli ka thanë:
“Me
At Gjergj Fishten gjuha shqipe u rrit, u madhnue u ba zonjë. Me At Gjergjin
kryetar në Kongresin e Manastirit u caktue njiher’ e pergjithmonë nji alfabet
per mbarë Shqipninë, vendim ky me shumë dobi. Me At Gjergjin xuni fill shkolla
me shqipen gjuhë mësimi.”
Kur
At Fishta mori drejtimin e shkollës Françeskane në vitin 1902 në Shkoder, ajo
ishte shkolla e parë ku mësimet u dhane në gjuhen Shqipe. Ai shprehu gëzimin e
madh tue cilsue se “aty gjuha Shqipe mësohet e rrin, jo si fëmijë i gjetun, po
si nji zojë shpijet.”
At
Fishta gjithnji mendonte se “pa gjuhë nuk ka shkollë dhe pa shkollë nuk ka
gjuhë letrare.” Kamngulja e Tij ishte detyra parsore që me u dishmue Shqipja “
si nji gjuhë e stilit naltë.”
Ai
gjithnjë thekson rrezikun e madh të Shqipnisë nga mungesa e kujdesit të
studentave që shkojnë jashtë me studjue dhe, nuk perfitojnë sa ma shumë nga
përvoja e vendeve të zhvillueme në Europë, per me e vue atë në sherbim të
zhvillimit Shqiptar.
At
Fishta mbetët emblemë letrare e Shqiptarve se, simbas Tij, akti i mirfilltë
letrar asht piksëpari akt i mirfilltë gjuhësor.
Në
1907 At Fishta hapi kurset e natës per të rritun dhe, afer shkollës hapi
Theatrin, ku shfaqjet jepeshin në gjuhen Shqipe.
Në
muej Shkurt, hapi Biblioteken e parë shkollore Shqiptare.
Kamngulja
e At Fishtës ishte që gjuha Shqipe duhet të jetë në të gjithë Shqipninë e
detyrueme nder shkollat fillore, sepse një pakujdesi per gjuhen asht me pasoja
të mëdha dhe të randa, se prej saj rrjedh jeta ose vdekja e kombit.
Gjuha
e At Fishtës asht shumë e pasun me njësi frazeologjike e me larmi figurash
stilistike e retorike në përputhje të plotë me parimet klasiçiste të gjuhës
poetike. Një fakt që na e vërteton qëndrimin e Tij të njohun për me dishmue
gjuhën Shqipe si një gjuhë të stilit të naltë po edhe të persosun.
Kenja
mësues per At Gjergj Fishten asht: “Zeje e Shejtnueme”. Familja vlersohet si:
“Ma i fuqishmi faktor kulture”.
Shkollen
e cilson: “Tempulli i dijes” dhe “Truell i Bekuem”.
Roli
i Mësuesit per zhvillim shoqnor barazohet me qeveritarë.
Nxanësit
i vlerson si: “Shpnesa e njomë e Atdheut”!
Profesor
Kol Prela (ish deputet, pushkatue në 1947) ka thanë: “At Fishta, bir’ i
popullit, ka naltue gjuhen Shqipe në dinjitetin e artit, si dikur Homeri nder
grekë e Lukreci nder romakë.”
Shenim FR: Mendimet e At Fishtës
per shkollat Shqipe sot, duhen studjue nga të gjitha organet drejtuese të
arsimit e të kulturës mbrenda dhe jashta Atdheut. Deri kur kështu?!
Melbourne, 6 Gusht 2020.