| E shtune, 15.08.2020, 12:00 PM |
Anatomia e BLM nga senatori republikan Ted Cruz Kryetar i Komitetit të Drejtësisë në Senatin Amerikan
Nga Klajd
Kapinova
Ata janë anarkistë. Është koha për të
pastruar rrugët nga anarkistët. Kryetari “demokrat” i Bashkisë së qytetit
Porland në shtetin e Oregon-it, i është bashkuar anarkistëve marksistë të dhunshëm natën, gjatë
protestave të tyre.
Anarksitët socialist komunist, hidhnin
vazhdimisht përzierje të djegshme mototovi mbi ndërtesën federale, forcat e
rendit të policisë dhe trupat speciale federale, që po mbrojnë objektet
federale shtetërore.
Qeveria dhe Presidenti Donald J. Trump e
ndjekin nga afër situatën e renduar nga protestat e dhushme të Antifës dhe BLM,
duke këmngulur me vendosmëri për të rivendosur rendin dhe qetësinë në zonat e
nxehta.
Banorët e qytetëve, ku, dhuna ka dalë jashtë
kontrollit, të zemëruar nga indiferentimi i drejtuesve të majtë “demokratë”,
përmes peticioneve masive, kanë kërkuar ndihmë nga shteti, sepse po kërcënohen
pronat, shtëpitë, bisneset dhe mbi të gjitha jetën e tyre, të cilat janë në
rrezik të madh nga njerëzit e ekzaltuar anarkistë, që po vijojnë të
shkatërrojnë qytetin dhe komunitetin në Portland.
Këto ditë krimi në qytetet e mëdha Chicago
dhe Portland, është rritur shumë. Në terren janë nisur dhe vendosur mbi 60,000
forca të stërvitura shumë mirë. Në 15 zona apo qytete, ku, drejtojnë krytarët e
bashkive të zgjedhur nga Partia “Demokratike” në SHBA, krimi po lulëzon shumë.
Ata nuk duan të vendosin rregull dhe
respektojnë ligjin, në mënyrë që Presidenti Trump të duket keq me vendosjen e
rendit dhe qetësisë publike, mbasi “demokratët” mendojnë se strategjia e tokës së djegur, do të jap
shansin atyre që të vijë në Shttëpinë e Bardhë kryesocialisti Sleepy Joe Biden,
i cili, hapur ka dalë për shkurtimin e fondeve të Policisë në të gjithë SHBA.
Populli amerikan, ka kohë që e ka kuptuar
lojën e socialistëve “demokratë”, të cilët duan të marrin peng policinë dhe
përmes saj rendin dhe qetësinë në shumë shtete të SHBA-së, duke krijuar imazhin
se polcia është në anën negative të historisë.
Në fakt është e kundërta, sepse “demokratët”
dhe organizatat e tyre anarkiste si Antifa dhe BLM, po bëjnë trazira të
dhunshme, të stimuluara edhe nga deklaratat e disa kongresistëve dhe senatorëve
socialist, të cilët, asnjëherë nuk kanë denuar dhunën e demostruesve anarkistë
marksistë.
Gjatë fundjavës së kaluar në Chicago e cila
drejtohet nga “demokratët” janë vrarë 17 afrikano amerikanë, të cilët kanë
qëlluar me armë njeri-tjetrin. Midis tyre viktimat janë engjejt apo fëmijët e
pafajshëm afrikano amerikane tëmoshës 10 dhe 11 vjeç. Liderët e organizatës BLM dhe të ashtëquajturit drejtues të
komunitetit afrikano amerikanë, që thonë se mbrojnë “liritë dhe të drejtat” e komunitetit të tyre, deri tanë kanë heshtur si gur varri, për vrasjes
mes të rinjve afrikano amerikanë në: Chigago, New York, Detroit, Seatle etj.
Brenda tre muajve të fundit, krimi dhe të
shtënat me armë zjarri, dhuna në komunitetin afrikano amerikanë janë rritur
40-50%, duke thyer rekordin e shumë dekadave më parë.
Për fat të mirë, të menjëhershëm kanë qenë
reagimet pozitive të qeverisë dhe presidentit Donald J. Trump, të cilët, kanë
thënë se do të vijojnë të mbrojnë banorët e pafajshëm të qyteteve dhe jo
zyrtarët demokratë, që me vetëdije kanë lejuar këtë gjendje krimi të
përkeqsohet, në kurriz të banorëve në Chicago, Detroit, Porland, New York etj.
Këto ditë 100 agjentë federalë, të specializuar dhe profesionistë po mbrojnë me
perkushtim ndërtesat federale në Porland, që vazhdimisht po sulmohen dhunshëm
tesh 60 ditë nga protestuesit e udhëhequr nga anarkistë marksistë të majtë të
Antifës dhe BLM.
Për fat të keq, senatorët dhe kongresistët e
majtë “demokratë” kërkojnë publikisht, që të heqin forcën dhe autoritetin e
policisë për të vendosur rendin dhe qetësinë publike për të gjithë amerikanët,
në zonat ku, ato janë zgjedhur, për ta zëvenesuar atë me miqët e tyre
anarkistë.
Në këtë mision anti amerikan dhe anti
Kushtetutës, në përkrahje të anarkistëve marksistë janë venë si gjithnjë edhe
media e majta globaliste marksiste, të cilat me të drejtë quhen sot si Fake
News.
Ata i paraqesin në raportet dhe edicionet e
lajmeve të tyre protestuesit anarkistë si “paqësore”, ndërsa ndërhyrjet ligjore
të policise, për të rivendosur rendin dhe qetësinë publike si veprime të dhunshme.
Në shumë shtete dhe qytete amerikane, ku,
drejtojnë republikanët rendi dhe qetësia publike është shumë e mire. Aty forcat
e rendit të policisë gëzojnë respekt, mbështetje dhe fonde financiare të
kënaqshme, për të kryer misionin fisnik në të mirë të komuniteteve, ku, ata
jetojnë e veprojnë prej shumë dekadash.Policia dhe komuniteti në këto shtete
bashkëvepron me njeri-tjetrin, për të mirën e përbashkët të komunitetit ku ato
ndodhen.
Shumica e amerikanëve, habiten kur shohin
sesi majorët dhe governorët “demokratë”, të cilëve qytetet u kanë dalë jashtë
kontrolli nga demostruesit anarkistë marksistë, nuk i kërkojnë ndihmë
Presidentit Trump, për të rivendosur rendin dhe qetësinë publike, në zonat e
pushtuara nga anarkistët.
Nga ana e tjetër Sleepy Joe Biden, po
radikalizon politikën e tij të majtë, duke kritikuar shpesh policinë dhe dalë
hapur në krah të protestuesve të dhunshëm në disa qytete dhe shtete në SHBA. Ai
ulet në gjunj përpara tyre, me hipokrizi vetëm për votë. Shumë afrikano
amerilanë e kanë braktisur BLM dhe partinë socialiste “demokratike” politike të
saj.
Sleepy Joe, me ketë veprim absurd kërkon që të fitoj më
shumë pikë, por në fakt patriotët amerikanë e kritikojnë vazhdimisht atë. Sipas
disa sondazheve të zhvilluara kohët e fundit, mbështetja për Presidentin Trump
dhe Policinë është gjithnjë në nivele të larta.
Senatori republikan Ted Cruz Kryetar i Komitetit të Drejtësisë në
Senatin Amerikan
Disa ditë më parë dhe më saktë më 4 gusht
2020, në Senatin Amerikan, Komiteti i Drejtësisë i udhëhequr nga kryetari i saj
senatori republikan Ted Cruz, për 4 orë me radhë zhvilluan diskutimin rreth
situatës së rëndë të krijuar në vend nga anarkistët markisistë të majtë në
SHBA.
Senatorët “demokratë” këtu, nuk kritikuan
asnjëherë Antifën dhe BLM, për dhunën e ushtruar në Portland, ndaj policisë dhe
forcave special federale, që po mbrojnë me heroizëm ndërtesat federale të
shtetit.
Ata si zakonisht, qëndruan edhe kësaj radhe
në krah të dhunës së demostruesve “demokratë”, në shtetet, ku, governatorët dhe
kryetarët e bashkive janë “demokratë”, duke shokuar në këtë mënyrë opinionin
amerikan.
Në diskutimin e tij hyrës, senatori
republikan Cruz, dënoi edhe një herë vrasjen brutale të George Floyd nga
polici, për të cilin krim ai tani është në hetim.Ai shtoi, se ne kërkojmë
drejtësi, për të gjithë amerikanët, pavarësisht nga ngjyra e njerëzve.
Sikurse shihet nga këto protesta të dhunshme,
del se “protestuesit” nuk demostruan në mënyrë paqësore për drejtësi, por me
dhunë, djegie të pronave private dhe publike të komunitetit, si dhe dhunë ndaj
policëve kudo në SHBA, duke djegur stacionet e policisë, makinat e shërbimit,
si dhe vrarë disa prej tyre, shumica e viktimave të të cilave i përkasin
komunitetit afrikano amerikanë.
Qysh nga fillimi i muajit qershor dhe deri
tani propestuesit e dhunshëm anarkistë markistë, kanë plagosur dhe lënduar mbi
700 forca të rendit në të gjithë SHBA. Ata kanë vrarë policin afrikano amerikan
David Door, një polic veteran, që ka shërbyer për disa dekada në Saint Louis.
Sikur të mjaftohen me kaq, në qytetin Minneapolis, protestuesit anarkistë marksistë, kanë djegur 400 bisnese, ku, shunica
e tyre i përkasin pronarëve me ngjyrë afrikano amerikanë.
Sipas raportëve federale, dëmi i tyre është
lloogaritur në 500,000.000 dolarrë. Në Philadephia, janë djegur shumë makina të
stacioneve të Policisë së shtetit, kurse në Seatle, shteti i Washington-it,
demostruesit anarkistë marksistë, kanë dëmtuar mbi 100 ndërtesa të qytetit, ku,
janë vrarë 4 vetë nga anarkistët, të cilët krijuan të ashtquajturën zonë të
pavarur të tyre. Për fat të mire, forcat federale dhe policia e shtetit
ndërhyri dhe ëndrra në beze e anarkistëve u shua shumë shpejt.
Protestat e anarkistëve marksistë janë
mirëfilli me pamje raciste, duke shkatërruar statujat dhe bisneset e
komunitetit të pakicës në të gjithë SHBA.
Të gjithe republikanët në Senat, gjatë
diskutimeve të tyre, arritën në mendimin e përbashkët, se protestuesit paqësorë
duhen mbrojtur sipas ligjeve të Kushtetutës Amerikanë, kurse protestuesit e
dhunshëm duhen ndalur, sepse sjellin dëme të komunitetit tonë.
Protestuesit anarkistë marksistë, në cdo
protestë të tyre, kanë hedhur mjete të forta, përzierje të djeghme kimikale ose
sikurse njihen si koktej molotivi me
flakë.
Kjo nuk është e drejta, që jep Kushtetuta
Amerikane, për liritë dhe të drejtat e njeriut. Ky është një terrorizëm i
pastër, ndaj qytetarëve dhe pronave të tyre të pafajshme. Sikurse shihet, shumë
lehtë, del se këto protesta të dhunshme në shkallë kombëtare, nuk janë të
rastësishme (spontane), por ato janë të mirëorganizuara nga ekstremistët
anarkistë.
Ata gjithnjë e më shumë po sulmojnë ndërtesat
federale shtetërore amerikane, pronat private dhe jetët e amerikanëve të
pafajshëm paqësor.Protestuesit, po përdorin rreze lazer, për të verbuar sytë e
forcave të policisë dhe forcave speciale, që po mbrojnë me perkushtim dhe
heroizëm ndërtesat federale shtetërore.
Ata po hedhin bomba artizanale, fishekzjarre,
shishe me flakë mbi ndëtesat federale, që janë zyrat e Gjykatës Federale të
Porlandit.
Liderët kryesorë të anarkistëve marksistë të
Antifës dhe BLM e kanë thënë disa herë publiksiht në media, se ata “do të djegin qytetin pjesë-pjesë.”Ata po
i tregojnë popullit amerikan, se kush janë në të vertetë BLM. Anarkistët po
kërkojnë për të shkatërruar kudo policinë dhe duan të marrin kontrollin e
stacioneve të policisë në qytetet e ndryshme. Kjo idiotësi, nuk ka për të
ndodhur kurrë.
Senatori republikan Ted Cruz, tha se të 100
senatorët e Senatit, duhet të jenë të bashkuar, kundër dhunës së anarkistëve.
Ne, duhet të jemi në krah të Policisë, vazhdoi
Drejtuesit “demokratë” të disa shteteve si
gorvernatorë dhe kryetar bashkie, kanë nxjerrë ligje lokale, që i demoralizojnë
forcat e rendit të kryejnë detyrën dhe zbatojnë ligjin kushtetues, për mbrojtje
të rendit dhe qetësisë publike kudo dhe për kedo.
Mirëpo, sipas ligjeve amerikane, qytetarët si
taksapagues të forcave të rendit, (që bëjnë detyrën e tyre), duhet të hedhin në
gjyq organet dhe zyrtarët e lartë të pushtetit lokal dhe qendror, pra kryetarët
e bashkive dhe governatorët, të cilët me ligje dhe shkurtimin e fondeve ndaj
policisë të shteteve të tyre, po pengojnë policët heronj të bëjne detyrën,
mbasi shtetasit amerikanë janë taksapaguesit e policëve dhe jo pushtetarët
lokal dhe qendror të shtetit, ku, po ndodhin trazirat e dhunshme nga
organizatat anarkiste marksiste.
Është detyrë dhe e drejtë e çdo qytetari amerikanë, që të denoncojë në gjykatë padrejtësinë absurde,
që po i bëhen policëve në SHBA nga drejtuesit socialistë, në shtetet ku
drejtojnë e ashtëquajtura partia “demokratike”.
Nga aktete dhunshme, janë plagosur 277
oficerë federalë nga demostruesit “paqësor” të Antifës dhe BLM.
Dy përfaqsues të Departamentit të Drejtësisë
dhe Sigurisë Kombëtare të SHBA, përkatësisht Erin Nealy Cox dhe Ten Guccinell, deshmuan para Komitetit të
Drejtësisë në Senatin Amerikan, ku, sollën fakte tronditëse, të akteve barbare
të dhunshme të demostruesve anarkistë marksistë.
Për 60 ditë, që është ushtruar dhunë e
tmerrshme, ndaj forcave policore dhe objekteve federale, janë arrestuar 60
demostrues anarkistë, para ndërtesës federale të gjykatës në Portland. Aktet e
tyre barbare, janë nën vëzhgim të vijueshëm nga forcat ë specializuara federale
dhe të policisë, të cilët shumë shpejt do të lëshojnë urdhër arresti për të
gjithë keqbërësit e dhunshëm gjatë proetstave.
Ajo që po trondit sot opinionin amerikan,
është se disa nga figurat e larta të Partisë “Demokratike” në Kongres dhe
Senat, janë në mbrojtje sistematike të demostruesve “paqësorë” dhe kundër
policisë, që mbron popullin amerikan nga keqbërësit e përditshëm.
Kryetarja Socialiste e Dhomës së Perfaqsuesve
në Kongresin Amerikan Nensi Pelosi nga California e krahason policinë e shtetit
të SHBA me Gestapo-n e kohës së dhunshme të Gjermanisë naziste të Adolf
Hitlerit.
BLM, ka në programin e saj kryesorë:
Mosfinancimin e Policisë (Defunding Police) dhe Shfuqizimin e Policisë (Abolish
Police), në të gjithë komunitetet amerikane në SHBA. Këtë gjë ata nuk e
fshehin, por e thonë hapur në websitin e tyre.
Nga viti 1979, janë bërë gjithsej 900
protesta me motive të ndryshme në shumë shtete të SHBA dhe asnjëra prej tyre
nuk ka qenë sikurse janë sot protestat e dhunshme në Portland, para ndërtesës
federale.
Tre senatorë “demokratë” në Senat, që
ndodheshin aty, gjatë dëshmisë më 4 gusht 2020, para Komitetit të Drejtësisë,
thanë se në Porland po përdoret policia sekrete, gjë që u hodh poshtë nga
përfaqsuesi i Sigurisë Kombëtare Ten Cuccinell-i, i cili, solli prova me foto,
dukeshin kjartë uniformat e agjencive të ndryshme të policisë së shtetit, ku,
të gjithë janë të identifikuar nga kushdo.
Frymëzimet marksiste komuniste të BLM
Emri i lëvizjës Black Lives Matter (BLM), është i veçantë ndaj pjesës tjetër të popullsisë së
SHBA. Këtu, nuk ka grupe apo lëvizje, sipas origjinës së nacionaliteteve,
racave apo ngjyrës së tyre etj., sepse të gjithë janë të barabartë para ligjit
brenda këtij shteti.
BLM, u themelua në vitin 2013 nga tre vajza
marksiste, të deklaruara publikisht si të tilla. Themeluesja e saj, thotë se
është përgatitur ideologjikisht si marksiste, duke lexuar librat e Marksit,
Englesit, Leninit, Stalinit dhe diktatorit kinez Mao Ce Dunit.
Të shkretës theneluese, i kanë shpëtuar pa
lexuar në anglisht “veprat madhore” të diktatorit komunist antishqiptar,
turkoshakut Dullë, që sundoi në Shqipëri gjatë vitëve të zeza 1944-1985.
Tre komunistet afrikano amerikane janë
inspiruar edhe nga afrikano amerikanet me ngjyrë, si:
Angela Devis, e cila ishte nominuar gjatë viteve 1980-1984 si zv/Presidente e
Partisë Komuniste të SHBA-së.
Liderët e BLM,
janë frymëzuar dhe ecin nën shembullin e komunistes dhe lideres së Partisë Panteri i Zi, vrasëses Assata Shakur (me emrin e saj të
mëparshëmJoanne Chesimard, gjatë
vitëve 1960) e dënuar me burg, për vrasjen në muajin maj të vitit 1973 të
Werner Foerster, një oficer policie dhe një pasagjeri tjetër në makinë. Oficeri
Foerster ishte 34 vjeç në kohën e vdekjes së tij dhe la pas gruan dhe një djalë
të ri.
Ajo ende mbas 40 vitëve është #1 më e
kërkuara nga FBI, mbasi jeton si azilante prej vitit 1979 në Kubën e Raul
Castros, vëllait i tij diktatori kubanez Fidel Castro, që i dha asaj azil.
Shakur u dënua për vrasje të shkallës së parë me burgim të përjetshëm.
Agjenti i Përgjithshëm i FBI-së, Greg Ehrie e
quajti kapjen e Assata Shakur një "përparësi
kryesore".
Komunistja Susan Lisa Rosenberg admirohet nga BLM
Susan Lisa Rosenberg (l955) nga fundi i
viteve 1970 deri në mesin e viteve 1980, Rosenberg ishte aktiv në terrorizmin e
majtë revolucionar Organizata Komuniste e 19 majit ("M19CO"), e cila
sipas një raporti bashkëkohor të FBI "haptazi
kërkonte rrëzimin e Qeverisë së SHBA përmes luftës së armatosur dhe përdorimin
e dhunës".
M19CO siguroi mbështetje për një pjesë të
Ushtrisë Clirimtare të Zezë, përfshirë grabitjet e kamionëve të blinduar, dhe
më vonë u angazhuan në hedhjen e bombave të ndërtesave qeveritare.
Ajo ishte kërkuar gjithashtu si bashkëpunëtore
në arratisjen në burg të 1979 të Assata Shakur dhe në grabitjen e Brink të
vitit 1981, që rezultoi në vdekjen e dy policëve dhe një roje, megjithëse ajo
kurrë nuk ishte akuzuar në asnjë rast.
Ajo u arrestuar për posedim të eksplozivëve
në nëntor 1984, e u dënua nga një juri në mars 1985, ku, iu dha një dënim me 58
vjet heqje lirie.
Ajo kaloi 16 vjet në burg, gjatë së cilës u
bë poete, autore dhe aktiviste e SIDA-s. Dënimi i saj u ndryshua në kohën e
Presidentit “democrat” Bill Clinton më 20 janar të vitit 2001, në ditën e tij
të fundit në detyrë.
Zbritja e dënimit prodhoi një valë kritikash
nga policia dhe zyrtarët e zgjedhur të New York.
Pas lëshimit të saj, Rosenberg u bë drejtore
e komunikimit për Shërbimin Botëror Hebre Amerikan, një organizatë
ndërkombëtare për zhvillim dhe të drejta të njeriut, me qendër në New York
City.
Që nga viti 2020, Rosenberg shërben si
Nënkryetar i Bordit të Drejtorëve të Mijëra Rrymave, një fondacion
jofitimprurës që sponsorizon mbledhjen e fondeve dhe bën punë administrative
për Rrjetin Global të Lives Matter Global, midis klientëve të tjerë. (US Department of Justice National Institute of Justice:
FBI Analysis of Terrorist incidents and Terrorist related activities in the
United States (1984) https://ww.ncjrs.gov/pdffiles1/Digitization/120257NCJRS.pdf(1.Rosenau, William (April 3, 2020). "The
Dark History of America's First Female Terrorist Group". 2. Raab, Selwyn (1984-12-01, 3."Clinton
Pardon's List". The Washington Post. Associated
Press. January 20, 2001. Retrieved July
23, 2017.)
Website i BLM,
hapur dhe pa dorashka të tregon gjithcka që bën dhe do të bëj edhe në të
ardhmen organizata marksiste me ngjyrë.
Prej kohësh BLM,
ka një histori konkrete të antisemitizmit kundër ebrejve dhe shtetit të
Izraelit. Ata e quajnë Izraelin si shtet i apartejdit dhe i gjenocidit.
Marksistja dhe
zv/Presidentja e Partisë Komuniste Amerikane Angela Devis e pyetur shumë kohë më pare, gjatë një vizite në ish Bashikim Sovjetik, u tha liderve
bolshevik, për ebrejt e burgosur politikë antikomunistë, se: “Ebrejtë, duhet të qëndrojnë në burg, sepse
të gjithë janë fashistë dhe kundërshtarë të socializmit.”
Amazon Microsof Gatorade janë sponsorizuesit kryesorë të BLM
Grupi BLM, në faqen e internetit të saj, ka
një link të saj, ku, hapur thuhet: “Bojkoto
Kapitalistët e Bardhë”. Kështu në vitin 2017, website u rekomandonte
antarëve të saj dhe Antifës të mos shpenzojnë dollarë, për kapitalistët e
bardhë.
Lajmi i ri, që po habit kohët e fundit
opinionin amerikanë, është fakti se kanë dalë në dritë faktet e reja, që
tregojnë se janë pikërisht njerëzit e pasur të bardhë, që BLM i urrejnë, të
cilët rregullisht dhurojnë miliona dollarë për lëvizjen me
ngjyrë.
Kjo taktikë e BLM, është e njëjtë me
palestinezët sot të Hamasit, dhe shtetin e mullave të Iranit (të cilëve administrate Obama-Biden u dhuroi
1.8 bilion dollarë), gjatë kohës së presidencës së Presidentit Barok Hysen
Obama dhe Sleepy Joe Biden si zv/President i SHBA, i dhuronin nga viti
2008-2016 mbi 300,000.000 dollarë shtetit të Palestinës.
Pra, me 2.1 bilion dollarë gjithsej, me të
cilat Obama & Biden, i dhuroi palestinezëve antiamerikanë, administrate e
tyre, mund të kishin hapur miliona vende të reja pune për komunitetin e papunë
afrikano amerikanë.
Në shenj mirënjohje dhe respekti, qytetarët e
palestinezë, shpesh delnin para kamerave ndërkombëtare, duke djegur flamurin
amerikan dhe mbajtur në duar parudhën e zakonshme të tyre: “Death to America”
Le të flasim me gjuhën e fakteve historike,
të dokumentuara, sipas Public Raport, që tregon se BLM Groups marrin cdo muaj
qindra milionë dollarë nga njerëzit e bardhë dhe vazhdojnë t’i shajnë dhe
kritikojnë të bardhët për privilegje.
Sipas Public Raport, shkruhet se kompania amerikane DoorDash, që ka në
zotërim bisneset e restoranteve dhuron për BLM Groups $400,000, UMESA SL
Company $50,000, Amazon $10,000.000, Gatorade kompani e pijeve sportive
$500,000, Nabisco Cookies Company $500,000, sërisht Gatorade $500,000 (gjithsej
$1,000.000), Dropbox Company $500,000 etj.
Përqindjen më të madhe të donacioneve e përbëjnë njerëzit e pasur të
bardhë, të cilët njihen publikisht jo vetëm në SHBA, por në të gjithë botën për
pasuritë e tyre marramendse.
Kështu Jeff Bezos si themeluesi i kompanisë Amazon (1994) dhe si njeriu
më i pasur në botë, është i bardhë, i cili, dhuron $10,000.000 për njerëzit me
ngjyrë BLM, sikurse edhe Bill Gates si themeluesi i Microsof (1975), i cili
dhuron $250,000, për BLM dhe është ssrisht njeri i bardhë.
BLM, në programin e saj në internet, shkruan
se BLM dhe Antifa, duhet t’i bojkotojnë të gjithë koorporatat e fuqishme
amerikane, sepse pronarët e tyre janë të bardhë.
Ka ardhur koha që Qeveria Amerikane, tu dërgoj sa më shpejt faturën BLM,
për shkatërimet publike dhe private, djegien, vjedhjen e dyqanëve dhe
supermarketeve, rrëzimin e statujave historike, djegien e stacioneve të
policisë, djegien e bisneseve, vrasjen e policëve afrikano amerikane dhe të
njerzve të bardhë dhe komuniteteve te tjera.
Antifa e BLM perdorin stampen PRESS
Ajo që po habit popullin amerikan, është
fakti se protestuesit anarkistë marksistë, të veshur me uniformë të zezë,
identifikohen si antarë të agjencive apo gazetave të lajmeve, duke shkruar para
dhe mbrapa stampën “Press”.
Ata qëndrojnë gjatë gjithë protestave të
dhunshme në rreshtin e parë të protestuesve dhe në mes të tyre. Kur ata kapen
nga policia me presh në dorë thonë se
janë antarë të “Press-it”, duke mashtruar hapur.
Disa prej “press-it”, janë të filmuar duke
hedhur lëndë djegëse mbi ndërtesat federale, policinë dhe oficerët apo forcat
speciale federale. Kur ata arrestohen për dhunë, atëherë senatorët dhe kongresistët
“demokratë” gënjejnë, para mediave se po ushtrohet “dhunë” ndaj “mediave” dhe
shtypit të lirë.
Askush me media nuk permend faktin historik,
se në Teksas, në vitin 2016 një antar i BLM vrau brenda në gjyq 5 oficerë
policie.
Protestuesit po përdorin një taktikë të re
dhune, duke futur në perdorim lazerin komercial, që e blejnë në faqen e
internetit amazon. Kjo është një armë e rrezikshme, që po përdoret nga
demostruesit në Portland. Rreze lazër, kur drejtohet në objekt cliron nxehtësi
brenda disa sekondave. Protestuesit e përdoren këtë armë ndaj policëve.
Ndërsa qytetari amerikan Andrew Ngo, që është viktimë e Antifës, dëshmon me fakte para
Senatit Amerikan, më 4 gusht 2020, ku, ndër të tjera ai tregoi me hollësi
sulmet ekstreme fizike, që i janë bërë atij nga antarët ekstremistë terroristë
marksistë të Antifës, që veprojnë në SHBA.
Sulmet e Antifës, janë sot shumë të
sofistikuara, thotë njohësi shumë i mirë i Antifës eksperti i antiterrorizmit Kyle Shideler drejtor dhe analist i
lartë për Sigurinë e Brendshme dhe Antiterrorizmin në Qendrën për Politikën e
Sigurisë.
Ai është specializuar në grupet islamike, që
veprojnë në Shtetet e Bashkuara, pasi kanë kaluar mbi një dekade, duke studiuar
dhe shkruar për historinë, doktrinën dhe ndikimin e tyre.
Kyle Shideler, ka shkruar librin: “The American Mind”, i cili, është pritur shumë mirë nga kritika dhe
specialistët e antikrimit në SHBA.
Në vitin 2019, Antifa organizoi protesta të
dhunshme në SHBA. Për më tepër, në website e saj ajo publikisht u tregon atarëve
të saj sesi të organizohen, të veprojnë, të ruajnë komunikimin mes tyre etj. Ata
shpërndajnë në mënyrë sistematike propagandë marksiste, ku, dhuna është rrjeti
kryesor për të marrë pushtetin politik etj.
Në një artikull me titull: “Historia e errët e krahut të zbatimit
radikal të së majtës”, autori Kyle
Shideler, tregon mbi trazirat civile në të gjithë Shtetet e Bashkuara, ku,
Presidenti Trump deklaroi se synon të caktojë Antifa si një grup terrorist.
Antifa sipas profesori të drejtesisë Turley Jonathan
Profesori i shquar i drejtësisë Jonathan
Turley, paralajmëroi Kongresin të martën më 4 gusht 2020 në Senat, se Lëvizja Antifa, është një kërcënim për
fjalën e lirë dhe është “fituese”, në
kryqëzatën e saj, për të heshtur kundërshtarët.
Prof. Turley, i cili jep mësim në
Universitetin George Washington, tha se llojet e betejave që luajnë tani në
rrugët e qytetit nuk janë asgjë e re, për kolegjet apo universitetet.
"Shumë prej nesh në kampe kanë vite që
merren me Antifën, dhe Antifa po fiton," paralajmëroi ai Komitetin e
Drejtësisë të Senatit. "Unë kam
dhënë mësim për 30 vjet; Unë kurrë nuk kam parë nivelin e frikës dhe frikësimit
në kampe që shohim sot."
Ai tha se dhuna duhet të dënohet dhe se
Antifa është pjesë e kësaj.
Republikanët, thanë se protestat e anarkistëve
marksistë, janë pjesë e elementeve të dhunshëm, që kanë sulmuar autoritetet
federale në Portland, Oregon, kurse “demokratët” kundërshtojnë, duke thënë se
janë oficerët federalë ata që po nxisin dhunën me praninë e tyre.