| E enjte, 13.08.2020, 09:43 PM |
Kontrasti midis oligarkëve të Ramës dhe ish- deputetit Agron Shehaj!
Nga
Enver Bytyçi
"Ligji
i jetës dhe ligji i besimit janë e njëjta gjë. Nëse nuk mendoni dhe nuk besoni
në asgjë, atëherë mund ta dëmtoni ose ta plagosni ndërgjegjen tuaj",
shkruan Joseph Murrphy.
Agron
Shehaj jeton dhe beson, pra edhe mendon dhe bën sipas ndërgjegjes së tij atë
çfarë është e dobishme për shoqërinë, për vendin, për Shqipërinë. Dy ditë më
parë ish-deputeti i Partisë Demokrarike dhe i qarkut të Vlorës, Shehaj, i
dhuroi spitalit "Shefqet Ndroqi" tri respiratorë. Këta resipratorë
presupozohet që së paku të shpëtojnë tri jetë njerëzish në javë. Drejtuesit e
spitalit e vlerësuan shumë këtë akt të Shehajt dhe si vlonjat pritej "ta
bënte gjoksin gropë". Por ai nuk e bëri këtë. Madje falenderoi shumë disa
kontributorë të tjerë që i ishin përgjigjur thirrjes së tij e kishin dhuruar
nje pjese te vlerës së respiratorëve. Iu shmang kështu lavdërimeve për veten e
tij.
Tri
respiratorë në këto kohë të vështira të pandemisë Covid-19 nuk janë pak për një
spital në nevojë. Aq më tepër kur nevojat për to janë të jashtëzakonshme. Por
edhe sikur të ishin pak, Agron Shehaj meriton vëmendjen e qytetarëve shqiptarë
në maksimum. Le të shpjegohem:
Agron
Shehaj është biznesmën nga ata, që nuk ka kërkuar dhe nuk ka marrë asnjë
qindarkë nga fondet publike. Nderkaq oligarkët e Ramës kanë marrë miliarda
dollarë amerikanë prej buxhetit të shtetit dhe nuk menduan ta bëjnë këtë që
bëri Agron Shehaj. Këtu hyn në lojë ajo që shkruan Murrphy. Oligarkët janë
skllavopronarët e këtij vendi, sepse të tillë i bëri qeveria e Edi Ramës. Ata
shih qeverinë dhe qeveria shih oligarkët e kësisoj u ngjiz njëlloj konkurence
midis tyre se kush të bëjë para më shumë për vetën e tij, duke vjedhur disa
here dhe me ligj taksat e qytetareve shqiptare. Pandemia, tërmeti, as njerezit
qe flene jashte,nuk u hyjne në sy atyre. Madje fërkojnë duart dhe të dy palët i
gezohen donacioneve që janë dhënë ose pritet të jepen për këto dy fatkeqësi,
prej te cilave duan te nxjerrin dhjamin per vete. Kryeministri i vendit tonë si
dhe oligarkët rreth tij sfiduan keshtu konstatimin e Aristotelit, sipas të
cilit "Njeriu është qenie shpirtërore e shoqërore dhe si i tillë ai formohet
përmes lidhjeve sociale"! Kurse ligji i jetës dhe besimit të tyre ka
pamundësuar lidhjet sociale dhe humanizmin. Nëse do të ishte ndryshe, asnjë
oligark nuk do të pranonte që qytetarëve të varfër të këtij vendi t'u merrte 10
euro te trau u Ramës në Kalimash! Jam i bindur se Agron Shehaj do ta refuzonte
një gjë të tillë.
Donacionet
mundësojnë PPP-të dhe për pasojë ndarjen e fitimeve midis oligarkëve dhe
qeverisë. Atë që nuk e bënë oligarkët miliarderë dhe qeveritarët multimilionerë
të Shqipërisë e bëri një ish-deputet i opozitës dhe një biznesmen jashtë
strukturës së PPP-ve të Ramës, Agron Shehaj. Sepse Shehaj beson te Zoti, beson
te humania, beson te njerëzillëku, beson te e mira, beson se ky vend duhet të
bëhet ndryshe. Ndërsa qeveria e rilindjes dhe oligarkët rreth saj besojnë te
paraja, besojnë te korrupsioni, besojnë se me anë të skllavërtimit të
qytetarëve rritet forca e pushtetit dhe shtohet pasuria.
Ndaj,
nëse i besojmë filozofit Joseph Murrphy, atëherë duhet të shkojmë te njejtësimi
i ligjit të jetës dhe ligjit të besimit (mendimit). Për Agron Shehajn ligji i
jetës nuk lidhet vetëm me fatin e vet, prandaj mendimi i tij shkon përtej
interesave e tij personale, familjare dhe grupore. Për Edi Ramën dhe oligarkët
rreth tij ligji jetësor është paraja, fitimi, pasuria, pushteti, të cilat
prodhojnë anti-humanizëm, madje dhunë, shfrytëzim, padrejtësi, diskriminim.
Parimet jetësore të të dy palëve përplasen me njëra-tjetrën dhe këtë e shohim
çdo ditë në filozofinë e qeverisjes në këtë vend. Inhumaniteti është tipar
karakteristik i qeverisjes së Edi Ramës. Ndërsa Agron Shehaj jo për herë të
parë jep shpresë, se humanizmi është parimi themelor i shtetit të së drejtës.
Të
qenit human është një karakteristikë që nuk blihet, nuk matet me para, as me
fuqinë që ta jep pushteti. Të qenit human është ngjizje jo vetëm individuale,
por dhe gjenetike. Nuk mund të presësh humanizëm nga pinjollë të dhunshëm, të
pabesëve dhe të pashpirtëve. Edhe Nënë Tereza u bë humanistja më e madhe në
botë, sepse të tillë pati sidomos babain e saj, madje dhe gjyshin. Të tillë e
edukoi nëna e saj. Ajo u largua nga familja në moshën 18 vjeçare, kur ishte
gati të bëhej "Nënë Terezë"! Agron Shehaj duket se i përket
filozofisë së humanizmit jo vetëm si individ, por edhe në rrënjët e tij
familjare.
Eshtë
thënë se Agron Shehaj është zgjedhje personale e Lulzim Bashës! Ndaj kreu I
opozitës duhet ta dijë se sa më shumë njerëz si Agron Shehaj të ketë Shqipëria,
aq më shumë ata ia shtojnë bukurinë, shpresën dhe besimin këtij vendi! Sa më
shumë të ketë si Agron Shehaj Partia Demokratike dhe opozita, aq më mirë do ta
ndërtojë filozofinë e qeverisjes bazuar në ligjet e jetës dhe të besimit, sipas
interesit kombëtar e qytetar të shqiptarëve!