| E marte, 11.08.2020, 07:00 PM |
Pse degradoi kështu edhe politika në Kosovë
Parimi
i politikanëve shqiptarë është ky: ata ta duan veten e tyre, interesin e tyre
dhe familjet e tyre , e ndërsa edhe
populli duhet t’i dojë, t’u shërbejë,
t’i respektojë ata si dhe t‘u besojë e t’i durojë zullumet, hajnitë,
pabesite dhe poshtërsitë e tyre.
Nga
Skënder Sadri KAPITI
Edhe
politika shqiptare në Kosovë dhe e politikanëve shqiptarë në Maqedoni duke
pasur si parim të saj po këtë që ka politika në Shqipëri, dhe prandaj edhe atje
politika e tyre është thellësisht politikë e dhe për e interesat e tyre
personale, familiare e korruptive mbi
ato kombëtare.
Pavarësisht
se kam lindur dhe jetuar në Shqipëri, gjithmonë me shpirt e me zemër kamë pasur
dhe kam qenë me Kosovën dhe në Kosovë, pasi prindërit i kam nga Kosova dhe kanë lindur në Istog. Të
përndjekur e të dëbuar nga regjimi i krajlit dhe më pas edhe nga regjimi
kumunist titisto-rankoviçjan erdhen dhe u vendosën në Shqipëri, në Durrës.Të
gjitha ngjarjet në Kosovë i kam vëzhguar
dhe i kam parë me krenari dhe me shpresë se Kosova një ditë do të çlirohet. Dhe me të vërtetë Kosova u çlirua
me 12 Qershor 1999. Meritë pë këtë kanë të gjithë shqiptarët, ka politika dhe
qëndresa paqësore e Rugovës, ka lufta heroike e UÇK-së dhe rolin vendimtar SHBA
dhe NATO.
Ajo
se çfarë shqetëson dhe zhgënjen tej mase është se edhe politika kosovare e pas
luftës në raport me Vizionin dhe politikën e Rugovës, në raport me sakrificat
dhe gjakun e dëshmorëve të lirisë dhe në raport të politikës kosovare me SHBA
dhe BE-në, politika në Kosovë rezultoi si
një dështim i madh dhe devijim nga vlerat rugoviane, nga vlerat dhe
sakrificat e luftës çlirimtare dhe zhgënjim që politikanët kosovarë kanë
shkaktuar edhe te ndërkombëtarët, te aleatët e mëdhenj SHBA dhe BE.
Krahu
paqësor që pretendon sot se janë rugovistë nuk janë gjë tjetër veçse
spekullatorët më të mëdhenj me Rugovën dhe me rugovizmin, thjesht vetëm si
retorikë mashtrimi të opinionit dhe antarësisë e simpatizanëve të Ibrahim
Rugovës për përfitime personale pushteti e pasurimi, ldk-istët e pas Rugovës ata kanë bërë lloj-lloj kapëcimesh e
dallaversh politike. Politikanët e lartë të krahut të luftës vetëm sa kanë
spekulluar edhe ata për interesa personale përfitimi e pushteti me sakrificat
dhe me heroizmin e vlerat e luftës. Të dy krahët e politikës kosovare janë treguar
djallëzorë dhe hipokritë edhe me aleatët strategjik të Kosovës me SHBA dhe me
Shtetet kryesore të BE-së, të cilët e çliruan Kosovën , dhe shumë servilë e demagogë në dukje me
deklarata retorike bajate e mashtruese pro SHBA dhe pro BE, por në realitet kanë
vepruar të kundërtën me ta.
Ndërsa
SHBA dhe aleatë strategjikë të tjerë nga BE-ja e ndihmojnë Kosovën në rrugën e
shtetndërimnit modern me ndihma financiare, këshillimore, ekonomike,
infrastruktrurore, politike e diplomatike, politika kosovare e interesuar vetëm
për pushtet personal dhe për përfitime pasurore ka montuar në Kosovë një sistem
krimi e korrupsioni, hajnije e prapambetjeje të madhe civilizuese e demokratike
me pasoja të rënda për Kosovën.
Por
ate qe vërehet te te gjithe politikanet
e Kosoves është se ata jane teper interesaxhinj dhe servile edhe ndaj politikes se Tiranës, ku politikanët e
Kosovës garojnë njëri-tjetrin se kush të marrë e të varë në qafë sa më shumë teneqe dekoratash dhe fleta
lavdërimi nga parlamenti dhe nga bashkitë e komunat e Shqipërisë për t’u lavdëruar dhe për t’i paraqitur ato
para opinionit dhe votuesve kosovarë si “trofe” nga Shqipëria Amë. Në aspektin
e mosmirënjohjes dhe të hipokrizisë politikanët e Kosovës janë hapa shumë përpara
me ata të Shqipërisë, pasi njoh disa
qytetare nga Durresi e Tirana qe kane kontribuar materialisht dhe shpirterisht
per Kosoven ,por që Kosova, kuptohet nga politika e saj, as nuk i ka vizituar kurrëkush dhe as nuk i kane dhene ndonjerit prej tyre mirenjohje, por
HashimThaçI, sidomos, si kriter per
dhenie dekorate disave në Shqipëri ka
pasur si kriter kryesor atë ideologjik marksist-leninist. Ai dhe te tjeret u kane
shpernda mirënjohje e dekorata atyre prej të cilëve kanë marrë vetë ata së pari, pra si shkëmbim
reciprok mirënjohjesh e dekoratrash , u ka dhënë të preferuarve të tij, shumë
prej të cilëve nuk kanë ndonje meritë që të meritojnë dekorimin, ashtu sikurse
edhe u janë dhënë edhe dëshmi veterani shumë e shumë të tjerëve që nuk kanë
asnjë kontribut për Kosovën.
Politikanët
e Kosovës janë shkatarët prej të cilëve dështoi edhe politika edhe diplomacia
kosovare, gjë e cila duket në ofensivën e Beogradit i cili ka bërë të mundur që
disa shtete të tërheqin njohjet për Kosovën;prej politikës së dobët dhe
injorante te politikanëve të Prishtinës, Serbia arriti që të imponojë ngritjen
e një Gjykate Speciale për dënimin e krimeve të supozuara dhe të shpifjeve të
Beogradit për luftërarët e UÇK-së; prej papërgjegjshmërisë, injorancës dhe
korrupsionit si dhe të inateve egoiste Kosovës iu imponua Demarkacioni i
kufirit me Malin e Zi, ku Kosova humbi mbi 8000 ha tokë, e po ashtu prej
politikës dhe politikanëve dështakë të Kosovës, Kosovës iu imponuan Marreveshja
e Bashkësisë së Komunave serbe si dhe
kërcënimi tjetër i madh: projektidea serbe e korigjimit të kufijve. Prej
politikës dështake të Kosovës nuk u kthyen në atdhe mergimtarët nga diaspora në
Kosovë, por pëkundrazi për ditë vetëm sa largohet rinia për në perëndim prej
padrejtësive, papunësisë, korrupsionit
dhe pasigurisë.
A
nuk janë këto disa dështime spektakolare të politikës së Prishtinës?