| E marte, 11.08.2020, 06:01 PM |
Historia ka filluar kur unë jam aktivizuar
Nga
Nue Oroshi
Shpeshherë
tek ne shqiptarët elemente të ndryshme
qoftë politike apo ushtarake janë munduar që duke dhënë fakte kontraverze ta
shtrembërojnë historinë edhe para syve tanë edhe pse dëshmitarët dhe akterët e
kësaj historie janë shumica gjallë e shëndosh e mirë.Është paradoksale të
përvetësohet historia vetëm në momentin kur iks apo ypsilon politikani,
luftaraku apo veprimtari ka filluar aktivitetin qoftë ushtarakë,politikë me
adresë apo pa adresë.Me një fjalë ky grup i politikanëve, ushtarakëve apo
veprimtarëve gjatë tërë kohës është munduar që ta bëj falsifikimin e Luftës
Kombëtare në Kosovë.Edhe kësaj radhe mundohen që në mënyra të ndryshme ta bëjnë
një falsifikim të tillë.Por historia tani i ka skicuar dhe kanë mbetur të
shënuar në histori tre themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës: Adem
Jashari,Sali Çekaj dhe Zahir Pajaziti.Pra ,kjo treshe është alfa dhe omega e
luftës së Kosovës.Lavdi edhe për të gjithë ata luftëtarë të tjerë që luftuan
dhe u sakrifikuan për tokën e Arbrit edhe pas renies se Adem Jasharit ,Zahir
Pajazitit dhe Sali Çekajt.
Me
një fjalë nuk mundemi të shkruajmë histori selektive por duhet shkruar
historinë kombëtare ashtu siç ka ndodhur.Mjaftë na kanë falsifikuar historinë
për 50 vjet me radhë komunistët duke e ngjyrosur ashtu siç kanë dashur vetë dhe
atdhetarin na e kanë quajtur tradhtarë ndërsa ata vet komunistat ishin kokrra e
tradhtarit sepse e shitën tokën arbërore tek sllavët.Meqenëse kohëve të funditë
është duke u diskutuar një ligj për
mbrojtjën e vlerave të luftës, vlerat e luftës nuk duhet të bëhen në mënyrë
selektive.
Të
gjithë ata që në një mënyrë apo tjetër në mënyrë të organizuar ja kanë kthyer
pushkën Serbisë prej vitit 1991 e deri në vitin 1999 janë vlerë e çmuar e
luftës dhe qendresës heroike të Kosovës.Në këtë rast dua ta marrë një shembull
konkret.Cila është vlera historike e heroit të Kosovës Besim Adem Ndrecaj?Heroi
i kombit shqiptar i cili i takonte levizjës guerile Shqipet e Lirisë i cili ra
heroikisht më, 3 maj 1995 në Malësi të re duke e vrarë kriminelin me famkeq të
kësaj periudhe kohore Shoshkiq Draganin dhe duke bërë një luftë heroike në
Malësi te re, me forcat policore dhe ushtarake të Serbisë deri sa ra heroikisht
në fushën e nderit,duke lënë të vrarë edhe shumë policë tjerë të Serbisë.Kisha nderin
të marrë pjesë në varrimin e heroit Besim Ndrecaj ku morën pjesë shumë shqiptar
atdhetarë dhe ku edhe pasë këtij rasti filloj edhe një rigjallërim dhe qëndresë
në popull se edhe kriminelët po i merrka plumbi.
E
dhashë këtë shembull për ta argumentuar faktin se nëse aprovohet ligji vetëm në
periudhën kohore 1997-1999 atëherë ku po mbesin vlerat e luftës të heroit Besim
Ndrecaj dhe shumë heronjëve të tjerë që qëndruan dhe u sakrifikuan për tokën e
Arbërit në periudhën e qendresës luftarake të organizuar gjatë vitit
1991-1997.I kuptoj se kur një organizatë
heroike hynë në histori secili që i ka takuar asaj organizate qoftë
politike apo ushtarake, ka dëshirë të mbetët protagonisti kryesor.Por në
histori ka rregulla të shkruara.Historia bazohet në argumentët , deshmitë dhe
faktet historike.Këto dokumente, dëshmi dhe fakte historikë tregojnë qartë se
në Kosovë herë ma shumë e herë më pak karshi rrethanave politike dhe ushtarake
që nga viti 1991 e deri në vitin 1999 është bërë qëndresë heroike.
Dhe
çdo luftë ka edhe protagonistët e vet.Një shembull të dytë dëshiroj ta marrë
një qëndresë të heroit të kombit profesor Jetullah Islami.Jetullahu qendresën
heroike kundër Serbisë e filloj pikërisht në vitin 1991 ku arriti që me një
organizim ushtarak të shpejtë së bashku me luftëtarët tjerë të lirisë ti zbraps
forcat serbe në mes të fshatrave Dyzë dhe Bellopojë.Edhe ky ishte njëri ndër
aksionet e para të organizuara të qendresës heroike në Kosovë.Jetullahu ka mundur të vritët që në
vitin 1991 por fati e deshi që ai të shpëton dhe me pas t´iu bashkohet edhe më
vonë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku edhe bie heroikisht më, 2 qershor 1999
dhjetë ditë para lirisë së Kosovës.I dhashë vetëm këta dy shembuj për t´iu
treguar të gjithëve se është koha e fundit që historia të shkruhet me fakte
shkencore.Vlerat e luftës nuk guxojmë ti ndajmë dhe ti seleksionojmë për
qellime partiake , krahinore , ideologjike apo qellime të ngritjes së
pamerituar të iks apo ypsilon politikanit.Secili e ka meritën e vet në lirinë
dhe pavarësinë e Kosovës.Dikush më shumë e dikush më pak karshi kohës se ku ka
jetuar dhe ku ka vepruar.
E
vërteta qëndron në faktin se shumë protagonistë që i kemi parë tash e 20 vjet
duke u lavdëruar dhe krekosur se ata jane drita dhe dielli i qendresë luftarake
dhe historike të Kosovës, nuk është e vërtetë,posa atyre do t´iu bien puplat, do të dalë në shesh edhe
e vërteta historike e luftës dhe qëndreses heroike në Kosovë 1991 -1999.E ne
historianët kur do ta shkruajmë nesër edhe këtë pjesë të historisë tonë duhet
të gjykojmë me akullin e ftoftë të mendjes dhe çdo gjë duhet ta bazojmë në
faktet historike të cilat shpeshherë janë kokëforta dhe nuk përputhën me
realitetin e deshiruar të disa akterëve politikë, por duhet të mësojmë që të
jemi historian të shkencës dhe jo historian të ideologjisë apo sahanlepirjës.E
ti lëmë anash dokrrat e tregtarve të flamujve të cilët thonë:“Historia ka
filluar kur unë jam aktivizuar“.