Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevahir Cirongu: Më thuaj

| E hene, 03.08.2020, 03:59 PM |


Poezi nga Xhevahir Cirongu

  THUAJ

Nuk desha të lëndoja,

as lot të derdhje,

nga sytë që  i ngjanin detit

edhe gurët e rrugicës

të trishtuara seç mbetën.

Gjithë buzëqeshjet u ngrinë,

akull u bënë nga trishtimi,

dashuritë nga etja

netëve me yje,

bashkë me ato u tretën.

Atje mbi kalldrëmin

e asaj rrugice;

gjurmët e këpucëve mbetën,

edhe lotët u bënë

si shiu  me brenga  dhimbjesh.

Më thuaj, më thuaj, të lutem

nata  më foli, pëshpëriti,

me heshtjen e saj përsëri

atje mbi gurët

e asaj  rrugice,

kish’ mbetur e gdhendur

e zjarrtë ,fjala  dashuri.

Durrës  dt. 3 gusht 2020