Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Vilhelme Vrana Haxhiraj: Përkthim i vështirë, por që lë mjaft mbresa

| E diele, 02.08.2020, 01:00 PM |


Përkthim i vështirë, por që lë mjaft mbresa

Nga Vilhelme Vrana Haxhiraj

“Përkthim i vështirë, por që lë mjaft mbresa të pashlyeshme”  - Kështu do t’i titulloja përshtypjet e mia rreth librit në gjuhë italiane “Sekretet e Darkës” përkthyer në shqip nga miku ynë,Prof.Petraq Truja.

Para disa ditësh z.Petraqi më dhuroi librin e përkthyer prej tij, me titull “Sekretet e Darkës” e autorit italian Giovani Maria Pala.  Z.Truja botoi një tirazh vetëm për të kënaqur kërshërinë dhe shijet e miqve të tij.

Jo vetëm si bashkëqytetar i vjetër në qytetin e bukur të Vlorës, apo si intelektual që pasqyron qytetari, por me z.Petraq na ka lidhur letërsia, kryesisht disa përkthime në italisht, në poezi dhe prozë. Për aftësitë e tij si përkthyes dhe përshtatës i mirë i italishtes, e përgëzoj dhe e falënderoj se dy çmime nd/kombëtare letrare që kam marrë në Itali janë meritë e Prof. Trujës. Nuk duhet harruar se fal përkthimit të Petraqit, si e vetmja autore shqiptare, poezia ime, “Sa do të doja...!”-(‘Quanto Vorrei...!’) është përfshirë mes 205 poezive me autorë nga e gjithë bota, në antologjinë me titull “Premio Internazionale di Poesia(2010-2012)-Firence-(Massa-2013).

Sapo e mora në dorë librin e përkthyer nga Prof.Truja, më tërhoqi mënyra rrëfimit, ku mendimi rrjedh si një libër i shkruar në gjuhën shqipe. Përkthimet kanë një rëndësi të veçantë pasi pasurojnë kulturën kombëtare me vepra të letërsisë botërore. Nëse do të mungonin përkthyesit, atëherë do të ishte e pamundur për lexuesin shqiptar që të njihte dhe të shijonte kryeveprat botërore. Kjo është meritë e përkthyesve. Është fat i madh për kulturën kombëtare që ka mjaftë poliglotë  që merren me përkthime pasi kanë si bazë gjuhën mëmë, gjuhën e lashtë shqipe, e cila është zanafilla e gjuhëve evropiane. Këtë fakt e kanë vërtetuar studiuesit e lashtësisë dhe bashkëkohor, të cilët vërtetojnë lashtësinë e gjuhës shqipe, përmes së cilës deshifrohen gjuhët e vdekura. Këtë kënaqësi dhe shije më krijoi përkthimi i Petraq Trujës.

E përqëndruar në të, veçanërisht për shkallën e lartë të vështirësisë, fillova të mbajë shënime. Libri “Sekretet e Darkës”(2007), me autor shkrimtarin, muzikantin dhe teknikun e kompjuterit, Giovani Maria Pala, i cili i ka dhënë lexuesit apo admiruesve të Leonardo Da Vinçit, një vepër të rrallë që për nga vlera historike apo filozofike mund ta krahasosh me një studim që në tërësinë e tij ka si subjekt një zbulim aerkeologjik. E përcaktoj kështu, se i tillë është leximi i muzikës sekrete e fshehur në atë gravurë të shek.XV.

Libri bën fjalë, ose më mirë është një deshifrim i vështirë, (lexim) i gravurës së Leonardo Da Vinçit, “Darka e Fundit”,e shekullit XV, e cila ruhet  në kishën e Milanos Santa Maria delle Grazie. Për të arritur përsosmërinë e kësaj vepre madhore, Leonardos iu deshën 4 vjet, ku në çdo detaj të veprës ruhej një sekret i fshehur, që kërkonte një zbërthim filozofik, gjuhësor dhe muzikor, që së bashku në harmoni të plotë krijonin të tërën, një tablo muzikore sekrete.

Në tetor të 1996, ndodhesha në Milano me një ekip arsimor për shkëmbim përvoje pune,gjatë vizitave të kishave dhe muzeve të të tri kohëve e kam parë, e kam shijuar dhe më ka pëlqyer arti në gravurën e Leonardos, si dhe veprat e tjera të Rilindjes Italiane. Veçse munda të  bëja një vlerësim sipërfaqësor të bukurisë, kombinimit të ngjyrave apo kompozimit, pasi isha e paaftë të deshifroja dhe lexoja një vepër murale të artit pamor. Atë gravurë “Darka e Fundit” e kanë parë miliona vizitorë dhe askujt nuk i ra ndërmend se brenda atij kompozicioni fshihej muzikë.

Kësaj vepre të bukur, brenda së cilës ruhej një sekret i madh i Da Vinçit, i duhej një muzikant dhe njohës i mirë kompjuteri, siç ishte Giovani Maria Pala, i cili mundësoi leximin e saj, pasi zbuloi shënime dhe kode muzikore të  fshehura në Darkën e Fundit të Leonardo.Gjatë vizitës së kësaj vepre të Leonardos, ai vuri re mënyrën e vendosjes së 12 apostujve, 12 shërbestarëve, vendosjen  e bukëve mbji tavolinë, me dimensione të mëdha e të vogla, vendosur në pozicione të ndryshme, të grupura ose të veçanta. Por te Giovani lindi dyshimi se pas çdo apostulli, pozicionit, lëvizja e duarve apo çanta e hapur, çdo bukë, apo grupimet e ndryshme  fshihnin një domethënie, ku secila duhej deshifruar. Ashtu si Leonardo që punoi për pikturën “Darka e Fundit” katër vjet (1494-1498) edhe Giovani Pala, nisi kërkimet apo deshifrimin e darkës në vitin 2003 dhe e prfundoi librin më 2007. Kur i lindën dyshimet e para se një muzikë fshihej në gravurë, Pala mendoi se nuk mund të ishte veçse një muzikë dramatike. Po ku fshihej kjo muzikë? Ai u mrekullua kur arriti të lexojë dy fraza muzikore të shkruara nga dora e Leonardos,të cilat fillimisht nuk dhanë rezultatine pritur. Pas leximit nga e djathta në të majtë, që ishte mënyra tipike e punës s tij në gravurë, atëherë dha rezultatin e pritur muzikë. Ato fraza s’ishin gjë veçse, fraza muzikore. Kur zbuloi këtë, autori nisi të kërkojë lidhjen mes elementëve të pikturës dhe muzikalitetin e tyre. Një meritë e madhe në këtë drejtim  i takon bashkëshortes së tij, Loredana Mazzarella, të cilën me të drejtë ai e quan bashkautore. Kur arriti të deshifronte notat dhe masat e para muzikore, Giovani Maria Pala u shpreh:"Kjo tingëllon si një requiem’...,'është si një fonogram që thekson pasionin e Jezusit’. Për shkak të veprave të arrira Leonardon e kishin akuzuar si heretik, por këtë na e kundërshton Giovani, i cili shprehet: "Ai nuk ishte një heretik siç besojnë disa. Ajo që del në dritë është një njeri që beson vërtet në Zot".

Autori Pala thotë se ndryshe nga “Kodi i Da Vinçit”, i cili magjeps lexuesit dhe filmat e zbulimit, se një nga apostujt e paraqitur është Mary Magdalena, e cila bashkë me Jezusin patën një fëmijë dhe linja e tyre e gjakut vazhdon si një sekret i mbrojtur nga afër. Zbulimi i Z.Pala thotë se Leonardo  nuk tregon ndonjë sekret të errët të Kishës Katolike. Veçse Darka e Fundit në rrëfimin e Ungjillit përshkrusn një çast kryesor, vakti i fundit që Jezusi kaloi me 12 Apostujt para se të arrestohej dhe kryqëzohej. Aty mësojnë se njëri prej apostujve është tradhtar.Gjatë kërkimeve autori zbuloi se Leonardo ishte një muzikant i mirë, që ruante në Lirë dhe në Organo me tuba, që përdoreshin në kishë. Gjithë piktura ka shpjegim fetar, që sipas  Leonrados bukët pëfaqësonin  trupin e Krishtit. grupimi i elementëve të pikturës në dy në tre në 6 apo në 12, sipas ungjilit kishin kuptim, si 12 aostujt, bëhej fjalë për 12 muajt e vitit, 12 orët e n ditës apo natës, . Nr,. 3 kishte kuptimin e stinëve, por kishte kuptimin e Atit , birit dhe shpirtit të shenjtë sipas Ungjillit...Ndërkohë me këto shifra grupimesh nënkuptoi kohët dhe masat muzikore që ruheshin si sekret i fshehur në atë vepër arti.

Frazat e shkruara nga Leonardo:

Unë do të ndalem te shkrimi i Leonardos që ishte i pakuptueshëm për autorin, i cili kërkoi ndihmën  e At Slavatore Palmisano. Ai i rekomandoi dekanin e Universitetit të Teologjisë në Bari, At Luixhi i Orlandos (dekan i fakultetit teologjik), një njeri i ditur, me kultur[ të gjerë. Pas disa javësh heshtjeje, At Luixhi pasi e deshifroi shkrimin e bërë me dorën e Leonardos, u shpreh se  interpretimi bëhet nën dritën e teksteve biblike. Shkrimin At Luixhi e quajti hebre. “Sot për sot dimë vetëm kaq dhe se e tërë domethënia e Darkës së Fundit, ka shpjegim teologjik. Më vonë do të zbulohet e vërteta  e shkrimit”, -kjo ishte përgjigja  e Profesorit të Teologjisë.

Veçse për autorin ky shkrim nuk ishte as aramaik, as i gjuhëve të vdekura (sanskritishte, greqishte e vjetër, latine etj).Nëse ky libër do të ishte shkruar kur ende jetonte studiuesja Nermin Vlora Falaski, jam e bindur se ajo do ta kishte deshifruar, përmes gjuhës shqipe. Dimë se znj. Nermin ka ngjallur gjuhën etruske- gjuhën e një rrënje me atë ilire. Ajo thotë:“Shqipja që flitet në trojet etnike  Shqiptare është gjuhë e përbashkët e pellazgëve, ilirëve dhe e etruskëve të lashtë, prandaj nëpërmjet saj mund të rindërtohet edhe historia e tyre”. NerminVlora. Kur studiuesit italianë e mohonin gjuhën etruske, duke e quajtur të harruar, apo inekzistente, ajo vërtetoi se gjuha etruske jeton. Madje edhe në Vatikan shkrimet etruske në mure, Znj.Falaski i deshifroi vetëm përmes gjuhës shqipe.Gjithashtu përcaktoi se mbishkrimet i përkasin shek. XI-XII pr.Kr, kohë kur u vendosën Japigët dhe mesapët në Italinë e Jugut emigruar nga Iliria. Duke sjell si fakt  Plini Plakun që pohon: “Romakët shkronjat e alfabetit i morën nga Pellazgët...” atëherë vërtetohet se gjuha mesape ka rrënjë ilire

Frazat e shkruara nga Leonardo në shek XV, simbolet e tyre ende nuk dihen se kujt gjuhe i përkasin Profesori i Teologjisë,At Luixhi i Univ.të Barit, ndoshta nuk ka njohuri për gjuhën mesape, japige apo për atë ilire, si e vetmja gjuhë e lashtë pasardhëse e gjuhës Pellazge. Duke mos ditur se ato ishin simbole të gjuhës mesape i quajtën hebraike.

, Francesko në librin “Castelum Minervae”, shkruan për afërsinë e gjuhës dhe kulturës së mesapëve dhe japigëve në Italinë e Jugut me ilirët. ...Japin të dhëna të reja mbi qarkun e murit i cili i përket epokës Mesapiane, (Castrum Minervae, f. 121-198)”. ... këtu në këtë brez mural gjendet kultura ilire e ndërtimit të kështjellave.

Alabanolog me artefakte vërtetojnë praninë e ilirëve në Itali dhe lidhjet gjuhësore mes gjuhëve Mesape dhe Ilire, gjë që e ka pasqyruar mirë studiuesi gjerman Otto Hass (1870-1960), i cili shprehet:“Mesapët janë një etni me ilirët dhe flasin po atë gjuhë që kanë folur pellazgët”. Është detyrë e studiuesve të gjuhësisë t’i deshifrojnë  ato fraza të Leonardos, që puna e vështirë dhe e mrekullueshme e autorit Giovani Maria Pala, të mos ngelet dilemë , por duhet të dalë origjina e shkrimit.

I nderuar Petraq Ju uroj suksese! Unë nuk e njoh fushën e përkthimit.E shijoj një libër kur lexohet rrjedhshëm në gjuhën shqipe.  Ju falënderoj me gjithë shpirt për kënaqësinë që më dha libri i përkthyer nga Ju!

Respekte!

Vilhelme

Vlorë, 29.7.2020