| E shtune, 01.08.2020, 08:15 PM |
Tomë Mrijaj: “Uroj, që Kosova dhe Shqipëria, t’i bashkohen me civilizim dhe përparim shteteve më të përparuara dhe moderne të familjes evropiane”
Nga Entela
Binjaku
Me disa nga
veprimtarët shqiptarë të diasporës jam njohur në takimet që ata organizojnë për
nder të figurave tona kombëtare. Dy vjet më parë në korrikun e vitit 2018 në
qytetin e Lezhës Shoqata e Intelektualëve Mbarëshqiptarë
“Trojet e Arbërit”, mbajti një sesion të posaçëm kushtuar
figurës së Gjergj Kastrioti Skënderbeut.
Aty pata mundësinë
të takoja publicistin dhe
studiuesin z. Tomë Mrijaj, një ndër themeluesit e kësaj Shoqate prej
vitit 2004.
Për t’u njohur me këtë personalitet le të
ndalemi tek disa nga pikat kryesore të jetëshkrimit të tij. Tomë Mrijaj, lindi në Zllakuqan (Komuna e Klinës). Shkollën
8-vjeçare e filloi në fshatin e lindjes në Zllakuqan dhe e mbaroi në Klinë. Mw
pas ndoqi Shkollën e Mesme Normale
(Pedagogjike) në Gjakovë dhe vijoi studimet e larta me korrespondencë për
Jurisprudencë në Universitetin e Prishtinës.
Për arsye politike nga perndjekjet e ish kolonizatorëve dhe sistemit komunist serb, largohet
nga Kosova dhe shkon si emigrant në Paris, ku, qëndroi tre vjet.
Më 1978, Tomë Mrijaj vendoset përfundimisht
në Nju York, të SHBA-së, ku martohet.
Ai në të njëjtin vit rregjistrohet në St.
Johns University në Queens NY, ku vijoi studimet e larta.
Duke kaluar tek aktiviteti I tij në shërbim tw çështjes kombëtare
më 1980, u zgjodh kryetar i degës "Vatra" në Queens Nju York dhe anëtar
i Kryesisë së Federatës Panshqiptare "Vatra" në Boston, për 12 vjet
me radhë.
Më 1982, në Kongresin e III-të, u zgjodh
Sekretar i Përgjithshëm i "Lidhjes së Tretë të Prizrenit" (1962) në
mërgim, detyrë që vijon ta mbaj edhe sot.
Më 1997-1998, ishte Kryetar i Shoqatës
Kulturore "Rozafat", pranë kishës katolike "Zoja e
Shkodrës" në NY dhe antar i këshillit të kishës. Më 2002, zgjidhet
n/Kryetar i Shoqatës së Pajtimit Mbarëkombëtar "Nënë Tereza", dega
Nju York.
Qysh nga dita e themelimit, është antar i
Shoqatës së Shkrimtareve Shqiptaro Amerikane në ShBA.
Librat e botuar:
1. Dom Anton Kçira shërbestar i Zotit e i
Atdheut, Monografi, botuar në Shkodër, 2002.
2. Lidhja e Prizrenit (1962-2002)
themeluesi dhe udhëheqësi Ismet Berisha, Monografi, Nju York, 2002.
3. Marie Shllaku bijë e Shkodrës martire e
Kosovës, Monografi, botuar në Nju York, 2004.
4. Ngjarje dhe portrete historike,
jetëshkrime të figurave të shquara shqiptare, botuar në Prishtinë, 2004.
5. Monsinjor Dr. Zef Oroshi - Një
jetë e shkrirë për Fe e Atdhe. Jetëshkrim, 2009 Nju York.
6. Gjeneza e Familjes Mrijaj, Kujtime,
Shkodër, 2015
7. Dom Anton Kçira në jubileun e 50 -
vjetorit të meshtarisë, Shkodër, 2017.
8. Abati i Mirditës, Imzot Frano Gjini,
Shkodër, 2018.
9. Log Kuvendi në trinomin fe - atdhe -
perparim - Mons. dr. Zef Oroshi, Shkodër, 2019.
Ndiqni në vijim edhe bashkëbisedimin tonë!
Zoti Mrijaj, sa i ndiqni zhvillimet në hapësirat shqiptare? Cila është
ndjesia që përjetoni kur vjen puna tek realiteti i shqiptarëve në Ballkan?
Në fillim dua t’u
falënderoj për interesimin tuaj, për të zhvilluar këtë intervistë.
Qysh në vitet e para kur
unë u largova nga vendlindja për arsye të përndjekjeve të pushtuesve serb dhe
regjimit komunist atje, unë kam ruajtur lidhjet me vendlindjen dhe trojet e
tjera etnike shqiptare, ku, kam shume miq e shokë. Kjo ka vazhduar për shumë dekada
deri në ditët tona.
Unë, vazhdimisht jam në
kontakt me njerëz të niveleve të ndryshme shoqërore dhe kulturore, mediat
online, botimet e fundit, autorë librash shoqërorë dhe historik, studiues,
historian, gazetarë, aktivistë atdhetarë, njerëz të shquar të diasporës këtu në
SHBA dhe Europë.
Në rrugë dhe forma të
ndryshme, shkëmbejmë ide dhe mendime të larmishme me theks atdhetar dhe
kulturorë.
Për të qenë i qartë dhe
i saktë në përgjigjen tuaj, mendoj se jam shumë i brengosur, kur shoh se
shqiptarët vazhdojnë të grinden me njeri-tjetrin dhe këtë gjë e reflektojnë
edhe kur gjendën përpara të huajve, duke u krijuar atyre përshtypjen se ne nuk
duam të ecim përpara si shumë shtete të ndryshme të botës dhe në veçanti të Europës
Perëndimoe e cila është shtëpia ose familja jonë e natyrshme.
Qysh kur Arbëria u
pushtua nga Perandoria Osmane dhe deri në ditët tona, duke qenë të pushtuar
kulturisht dhe mentalisht nga kolonizatorët shumë shekullorë, ne për fat të keq
kemi marrë shumë nga kultura e huaj e tyre, gjë të cilën e refektojmë nëçdo aspekt të jetës.
Gjatë periudhës së artë
të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti, princët shqiptarë përballë armikut
perandorak shumë të fuqishëm të kohës, ditën të gjejnë gjuhën e përbashkët për
tu bashkuar dhe për të krijuar një ushtri dhe shtet shumë të fortë për kohën.
Ne, sot nuk mësojmë asgjë nga mesazhi i bashkimit dhe bashkëpunimit të
periudhës së kryetrimit të Arbërisë Gjergj Kastriotit.
Në mënyrë individuale
dhe të pavarur nga njeri-tjetri, shqiptarët ecin shumë shpejt përpara dhe
qindra e mijëra individë burra dhe gra kanë ditur me sukses të integrohen në
jëtën e shteteve të huaja në SHBA dhe Europë, ku ata jetojnë dhe punojnë prej
shumë dekadash.
Për fat të mirë edhe
fëmijët e tyre kanë ndjekur me shumë sukses rrugën e hapur nga prindërit e
tyre.
Kjo gjeneratë e re është
shumë e vlefshme për vendlindjen dhe trojet etnike shqiptare. Por e keqja është
se ata nuk duan të shkojnë në vendlindjen e prindërve të tyre, sepse shohin ne
mediat e huaja dhe rrjetet sociale se Shqipëria, Kosova, shqiptarët në
Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi, me mentalitet janë shumë larg frymës së
bashkëpunimit midis shqiptarëve atje. Ky brez i ri ka vendosur të qëndroj larg
vendit të origjinës së prindërve dhepranë familjeve të tyre.
Pra, në Shqipëri dhe
Kosovë, nuk janë krijuar kushtet për të pritur me mirëseardhje brezin e ri të
shkolluar në vendet Perendimore të Europës, SHBA-se dhe Kanadasë, larg zhurmës
së përplasjeve të pafrytshmetë politikanëve shqiptarë.
Si do të donit
t’ju njihnit njerëzit? Cila është ajo pjesë juaja për të cilën ndjeheni më
mirë?
Unë dua që njerëzit të më njohin ashtu
sikurse jam, një njeri i thjeshtë, modest, paqedashës, kultudashës, bujar,
fjalëpak, dashamirë i kulturës, historisë, shoqërisë, Atdheut, vendlindjes,
trojeve shqiptare.
Pjesa e jetës time këtu në SHBA, ka qenë
shumë emirë dhe me shumë fat. Këtu jam ndjerë shumë mirë, ku kam njohur dhe
bashkëbiseduar me shumë personalitete të shquara të diasporës shqiptare në
SHBA.Pothuajse për të gjithë personalitetet shqiptare këtu kam shkruar libra
monografik, artikuj dhe studime të ndryshme, të cilat i kam botuar. Të tillë
kanë qenëshkrimtari dhe studiuesi i shquar mons dr. Zef Oroshi, themeluesi dhe
drejtuesi i Kishës së Parë Katolike Shqiptare në Amerikë dhe njëkohsisht
kumbara i katër fëmijëve të mi, juristi Kapidan Ndue Gjomarkaj, prof. Zef
Nekaj,prof. Arshi Pipa, prof. Luan Gashi, prof. Rexhep Krasniqi personalitet i
shquar dhe Kryetar i Komitetit “Shqipnia e Lirë”, gazetarja e famshme Nexhmije
Zaimi, personaliteti i shquar i botës shqiptare dhe lider i diasporës në SHBA
meshtari dom Anton Kçira etj.
Amerika asokohe, kishte mbledhur si bleta
punëtorë shumë figura të shquara të diasporës, me të cilët fatmirësisht kam
qendruar për vite dhe dekada me radhë më shumë prej tyre, nga të cilët kam
mësuar shumë gjëra pozitive, ngjarje dhe episode të rëndsishme historike, të
cilat sot nuk i shoh në media.
Në përgjithsi edhe sot media në Shqipëri dhe
Kosovë për inerci të sistemit komunist vijon të jetëi njëanshëm për rivlerësimin
dhe ridimensionimin nën dritën e dokumenteve historike të shumë figurave të
shquara.
Media komuniste fatkeqsisht edhe sot është
shumë e fuqishme si në kohën e diktaturës komuniste në Shqipëri 1944-1990.
Psedostudiuesit dhe të ashtëquajturit
gazetarucë pa shtyllë kurrizore, në mënyrë sistematike po hedhin baltë mbi
shumë nga këto figura.
Rasti mëi fundit,ështëhedhja baltë mbi dyshen
e madhe të letrave shqipe Koliqi-Camaj, që njëherazi ishin edhe miq të ngushtëtë
mons. dr. Zef Oroshit, si prozatori i shquar modern prof. Ernest Koliqi dhe
bashkëpunëtori i ngushtë i revistës kulturore shqiptaro amerikane “Jeta
Katholike Shqiptare” (sot Jeta Katolike 1966-2020) shkrimtari brilant prof.
Martin Camaj.
Si ka lindur
aktiviteti juaj lidhur me shqiptarët?
Unë, kam ardhur në SHBA
nëmaj të vitit 1978. Asokohe kishte shumë pak shqiptarë në New York. Ne,
arritëm të njohim shumë shpejt njeri-tjetrin. Bisedonim me njeri-tjetrin se si
kishim arritur deri në SHBA. Shumë vetë tregonin vuajtjet dhe persekutimin e
familjeve të tyre në Kosovë nga regjimi serb.
Gjithashtu, jam takuar
edhe me shumë të rinj të guximshëm, që kishin mundur të ikin nga ferri burg i
rregjimit komunist të diktatorit Enver Hoxha.
Shqiptarët, këtu filluan
të mblidhen dhe formojë organizata antikomuniste dhe atdhetare kulturore, për
t’i ruajtur sa të jetë e mundur për disa dekada vlerat më të mira të kulturës
dhe gurrës popullore shqiptare nga zonat dhe trevat e ndryshme entike.
Në krye të organizatave
apo lëvizjeve antikomuniste, ishin liderët kryesorë të tyre, disa prej të
cilëve i përmenda pak më lart. Ketëmision fisnik,ata e bënë për të ruajtur sa
të jetë e mundur lidhjet me vendlindjen, në rrugë dhe forma të ndryshme. Për
këtëarsye filluan të botohen gazeta dhe revista të ndryshme, ku, spikatën
pendat e shquara të diaporës në SHBA dhe Europë në veçanti.
Kështu në vitin 1962,
meshtari dhe personaliteti i shquar i letrave shqipe mons dr. Zef Oroshi filloi
të botoi revistën kulturore fetare “Jeta Katolike Shqiptare”, ku, spikatën
pendat e shquara të mendimit intelektual shqiptar.
Monsinjor Oroshi e
mbante në makinën e vet ciklostilin e botimit të revistës. Ai punonte me shumë
përkushtim për revistën, sepse sipas tij ajo ishte edhe historia e komunitetit
katolik shqiptaro amerikanë, për brezat që do të vijnë në SHBA.
Në këtë mënyrë, patrioti
dhe kleriku i shquar, dr. Oroshi, mblodhi shqiptarët rreth Qendrës Fetare
Kulturore të kishës katolike “Zoja e Kshillit të Mirë” (sot “Zoja e Shkodrës”,
Harsdale New York), që u bë një vatër e ngrohtë e atdhedashurisë dhe e mallit
për vendlindjen.
Kontributi im është
modest. Me ardhjen time në vitin 1978 në SHBA, pas disa muajve në shtëpinë
time, ku, unë banoja me gruan time, në Queens New York, erdhi kryetari i Vatrës
asokohe Ahmet Dervishi, i shoqëruar nga
disa antarë të kryesisë së
Vatrës. Ai tha në bisedë se jam njoftuar nga miqët e mi, se një intelektual i
ri ka mberritur nga Kosova dhe është mirë ta kemi në mesin tonë një kosovar.
Meqenëse kryetari i
mëparshëm i degës së Vatrës në Queens kishte dhënë dorëheqjen, ata më sugjeruan
mua që ta zëvendsoi atë. Nga ajo ditë, më emëruar kryetar për degën
eQueens-itdhe antar i Kryesisë së Vatrës, me qendër në Boston.
Atje jam takuar shpesh
me vatristë veteranë, të cilët sot fatkeqsisht janë asimiluar.Me thjeshtësi dhe
modesti, kam kontribuar si kryetar i Vatrës në degën e saj në Queens New York.
Si është një
ditë e zakonshme juaja?
Sapo ngrihem në mëngjes,
unë hap kompiuterin dhe filloi të lexoj disa nga gazetat dhe revistat shqip, që
janë online për trojet shqiptare.
Shqetësohem shumë kur
shoh se po vazhdojnë polemikat pa fryt në politikë dhe shpesh edhe në disa
fusha të jetës në Kosovë dhe Shqipëri.
Mbasi lexoj lajmet dhe
dëgjoi edhe në You tube disa analiza apo debate kryesore kulturore dhe
historike, largohem nga kompiuteri dhe filloi të lexoj librat, që janë pasioni
dhe dëshira ime.
Mbas disa orëve filloi
të hedh në kompiuter shënime të ndryshme biografike dhe historike, mbi figurat
kryesore të diapsorës, të cilët i kam njohur nga afër.
Së bashku me bashkëshorten
time Lizën, që gjithnjë ka punuar dhe punon me detyra të larta në QeverinëAmerikane,
dalim dhe bëjmë vizita familjare. Më pëlqen të dal buzë oqeanit, të takohem me
miq dhe shokë të vjetër dhe të rinj.
Nëse do të
takonit disa të rinj shqiptarë që janë shumë të mërzitur dhe mezi ç’presin të ikin nga
vendi, cila do të kishte qenë këshilla juaj?
Rënia e komunizmit në
trojet shqiptare dhe çlirimi i Kosovës nga kolonizatorët serb, dikur na dha shpresën se vendi do
të hyjë në rrugën normale të jetës së saj, sikurse kanë bërë shumë vende
europiane.
Për të shpejtuar këto
liri, që gëzojnë sot trojet tona, ne vijueshmërisht kemi organizuar demonstrata
antikomuniste, për rrëzimin e komunizmit në Shqipëri, rikthimin e fesë, dënimin
e krimeve të komunizmit, sikurse edhe për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës
martire.
Ne, sot jemi shumë të
zhgënjyer, se politikanët atje nuk po dijnë të merren vesht me njeri-tjetrin,
për të mirën e popullit të tyre, që i ka zgjedhur vazhdimisht po të njëjtit
përsona prej shumë vitesh me votë të lirë.
Kjo ka bërë që rinia, të
demoralizohet dhe të mendoj vetëm ikjen një orë e më parë nga vendlidja, për
shkak të korrupsionit, papunësisë etj.
Njeriu habitet kur sheh
këtu në New York, se shumë të rinj dhe të reja të shkolluar dhe me dy diploma
universitare, që zotërojnë disa gjuhë të huaja, nuk munden të gjejnë punë në
Kosovë dhe Shqipëri, sepse nepotizmi dhe farefisnia ka berë që asnjë prej të
shkolluarve të mos gjejë punë atje.
Kosova dhe Shqipëria,
për paaftësi të qeveritarëve dhe politikanëve në Parlament, po kalojnë herë pas
here kriza ekonomike, politike, covid-19 etj., të cilat, ia shtojnë edhe më
shumë streset dhe mosbesimin të rinjve, për një jetë më të mirë në këto treva.
Unë, kam takuar shumë
prej të rinjve të kualifikuar në nivele të larta, të cilët gjejnë vështirësi
për tu integruar në jëtën amerikane. Këtu gjetja e vendit të punës nuk është e
lehtë edhe pse je me diplomë europiane.
Shumë prej shqiptarëve
të ardhur rishtas arrijnë të bëjnë punë të rëndomta edhe pse ata janë me grada
shkencore dhe shumë të kualifikuar. Pra, po largohen nga Kosova dhe Shqipëria,
njerëz për të cilat ka më shumë nevojë vendi.
Le të flasim pak
rreth aktivitetit tuaj si autor librash, si janë pritur, cili mendoni se ka
qenë ndikimi që kanë patur tek lexuesit?
Librat e mia, janë më
tepër vepra me profil historik, të cilat i janë përkushtuar personaliteve të
shquara të diapsorës shqiptare dhe atyre në Shqipëri e Kosovë.
Disa gazeta, revista dhe
website në internet, kanë bërë vlerësime pozitive, për këndvështrimin e ri që
jam munduar tu jap librave të mia.
Cilat janë sipas
jush problemet më të mëdha që kemi ne shqiptarët? Si mund të dilet prej tyre?
Fatkeqsisht, ne
shqiptarët nuk mësojnë nga anët negative, që kemi kaluar gjatë historisë shumë
shekullore. Të njëjtat gabime po përsëriten edhe sot.
Problemet e shqiptarëve
nuk janë abstrakte ato shihen dhe provohen çdo ditë. Kushdo nga ne i di ato, sikurse kushdo nga ne e
di se cila është rruga më e mirë, për të ecur përkrah shteteve të zhvilluara të
Europës dhe botës.
Kur mendoni për
fëmijërinë tuaj, cili është mendimi i parë që ju vjen në mendje? Cilat kanë
qenë personazhet qendrorë në gjithë jetën tuaj, njerëz që mendoni se ju kanë
frymëzuar?
Për fëmijërinë mendoj sa
herë prehem me nostalgji për vitet e shkuara. Kisha një fëmijëri të lumtur
asokohe, sepse isha një fëmi i përkdhelur nga e gjithë familja. Edhe sot i
kujtoj, lojërat me shokët buzë lumit Drini i Bardhë.
Lugu i Drinit,
vendlindja ime,është një vend i mrekullueshëm, të cilin më shumë e kam shëtitur
pëllëmbë për pëllëmbë kur isha fëmi dhe në moshën e adolishëncës.
Pamjet janë mahnitëse,
ku, fushat e gjelbërta në stinën e verës dhe në dimër bora i mbulonte pyjet e
harlisura. Duke e parë nga lart, sheh se në mes të atyre fushave të begata
kalonte si gjarpërushë lumi i vrullshëm Drini i Bardhë...
Njeriu më i dashur dhe
kryesor i jetës time, qëështë edhe frymëzuesi, që sot e kam ende në zemër është babi im i dashur
Nikollë Mrijaj.
Ai ishte një intelektual
i kohës, që në katër komuna kryesore: Zllakuqan, Gurrakoc, Istog (Burim) dhe
Klinë, ka qenë me detyra të larta, duke e filluar nga posti i kryetarit të
komunës dhe punë tjera me rëndsi për kohën.
Vetë baba im, ka qenë i
frymëzuar shumë nga babi i tij Pren Nikollë Mrijaj, i shkolluar në Austri, i
cili në moshën 19-vjeçare është emëruar kryetar i Komunës së Zllakuqanit. Shkollimi, në familjen
tonë, ka qenë një traditë e hershme...
Cilat janë
projektet tuaja të afërta?
Pas shumë kërkesash, para pak ditësh më
mbërriti këtu Dosja e Sigurimit për mons. dr. Zef Oroshin, që në të ardhmen do
të përfshihet në një libër të ri, kushtuar meshtrarit tonë, të cilën e kam
titulluar: “Një jetë i përgjuar”.
Kjo vepër e re, që kam në dorëshkrim,ështëe
mbushur me “dokumente” apo shpifje origjinale, të marrë nga Arkivi Qendor i
Shtetit në Tiranë, të cilat janë hartuar nga hafijet e Sigurimit, kur vetë
meshtari mons. Oroshi ishte i arratisur nga Shqiperia.
Aty lexuesit për herë të parë do të shohin
gjuhën e urretjes, me të cilën janë hartuar letrat dhe historitë fallco kundër
meshtarit katolik mirditor të përvuajtur.
Ky është libri i katër, kushtuar
përsonalitetit të shquar të diasporës sonë, themeluesit të Kishës së Parë
Katolike Shqiptare “Zoja e Këshillit të Mirë”, në SHBA mons. dr. Zef Oroshit.
Keni ndonjë
mesazh për lexuesit tanë?
Së pari, mendoj
se shqiptarët duhet të punojnë shumë për t’u bashkuar dhe bashkëpunuar me
njeri-tjetrin dhe jo të qendrojnë të shpërndarë dhe të urrejnë njeri-tjetrin,
sikurse po bëjnë deri tani.
Epoka e Gjergj Kastriotit, për bashkim e
bashkëpunim asokohe në luftë kundër pushtuesit, është shembulli më i mirë. Ai e
mbrojti Arbërinë kundër Perandorisë Osmane më të fuqishme të të gjithë
kohërave, së cilës vetë europianët i trembeshin.
Uroj, që edhe Kosova dhe Shqipëria, t’i
bashkohen me civilizim dhe përparim shteteve me të përparuara dhe moderne të
familjes europiane, duke ruajtur fizionominë e shteteve shqiptare dhe jo duke
imituar të huajt, që nuk na duan të mirën si komb.