| E diele, 26.07.2020, 06:07 PM |
Pajtimi dhe falja thuhet të jetë shkalla më e lartë e qytetërimit të një shoqërie. Me një kusht: që dorasi të ndëshkohet dhe të kërkoj falje për krimet e bëra. Falja në të kundërtën nuk është akt qytetërues, por barbar, injorant, është sjellje vetë-përbuzëse, vetëmohuese, ngase qentë endacakë të të gjallëve urinojnë mbi gjakun e të vrarëve të tyre pa fije respekti.
Edhe
sa vite do të shkojnë kur pushteti i radhës do t'u kërkojë shqiptarëve t'i
harrojnë mijëra fëmijët e vrarë, gratë e dhunuara, edhe sa kohë duhet të ikin
kur primatët do t'i kërkojnë opinionit mos të përmenden Jasharajt dhe të tjerët
që u masakruan nga forcat serbe? As edhe një shekull. Se pse do jetë kështu e
kemi shembullin me Turqinë.
Patjetër
se turqit nuk janë osmanët e djeshëm që për çdo sezon masakronin elitat
shqiptare, digjnin varret dhe kultet fetare. Por që nga koha e votimit të
Erdoganit e morën atë përgjegjësi.
Mbrëmë
postova një tekst të Uk Lushit që flet për masakrën e Manastirit, e cila ndodhi
në shekullin 19. Kush lundron kronikave osmane dhe studimeve evropiane rreth
sjelljes së kësaj perandorie ndaj shqiptarëve do të shohë se osmanët përherë
kanë vrarë shqiptarët në favor të aleatëve të tyre rusë e sllavë.
Kontratat
turke famëkeqe me dy Jugosllavitë për deportimin e qindra mijë shqiptarëve ende
nuk janë pezulluar. As për copëtimin e tokave shqiptare në favor të tjerëve -
asnjë fjalë. Turqia i kërkoi Kosovës madje ta ndryshoi historinë, ta heq
flamurin dhe Skënderbeun nga kancelaritë. Gjithë u bënë. Në burgjet turke
vuajnë qindra gjeneralë, mësues, aktorë, sportistë me origjinë shqiptare, të
akuzuar pa fije fakti si "puçistë". Në kryesheshet e kryeqyteteve
shqiptare Erdogani ndërton dy xhamitë osmane, për të cilat thotë saherë del
para të vetëve se "ato janë kazermat e tij e minaret raketat e perandorisë
së ringjallur osmane". Cili popull me dinjitet do t'i lejonte këto? Cila
politikë me kujtesë dhe e pakorruptuar do t'i lejonte këto? Cilat media me
integritet do të lejonin që të bëhen zëdhënëse më shumë të atyre që ndihmonin
osmanët në vrasjen e elitave se sa të vetëve që kërkojnë drejtësi? Ma gjeni një
popull që nga përreth e deri në ishujt ende të paregjistruar nga radarët e
qytetërimit dhe ja po dorëzohemi? Cila mendësi ndryshe do heshtte kaq varrshëm
per vrasjen e elitave (Agani, Hoti e Co.)?
Me
xhaminë - të cilën Erdogan e proklamon si kazermë me raketa osmane - ai
ripushton edhe njëherë shqiptarët pa kërkuar kurrë falje për ato masakrat në
Manastir e gjetiu për 6 shekuj. Duhet ngase thotë duhet ta kthejmë lavdinë e
perandorisë osmane. Ai na thotë viktimat e juaja ishin pleh që çuan dorë kundër
padishahut (si ata kunder Juflgosllavisê e Serbisê) dhe ju e pranoni këtë edhe
më me pa dinjitet se gjithë haxhiqamilët bashkë. Pse mos ta bëjë këtë edhe
Vuçiç që njeh suksesin turk? Nëse në kohën e Jugosllavisë as që kishim mundësi
të jemi korrekt ndaj vetes e të themi; patjetër se nuk u shpallim luftë
vrasësve tonë, sepse kurrë s'kemi qenë të luftës e fuqisë, po pse tash silleni
si fundërrina kur i keni dy shtete dhe suportin e gjithë botës ku sundojnë
demokracitë liberale? Është fati i skllavit pa respekt ndaj të vrarëve e
dëbuarve të vetë.
Jeni
të padrejtë ndaj gjithë të vrarëve nëpër shekuj. Në lirinë dhe kulturën që ua
mundësuan ata prostituoheni me vrasësit e tyre. Jam i sigurt se brigada ndër ju
që beson se shqiptarët i bënë krimet ndaj serbëve e jo anasjelltas nesër do të
jetë po kaq e madhe siç janë agjentët e Erdoganit. I sigurt se ndryshe moti do
kishit qenë kulturë dhe shtete që nuk do jetonin nga lëmosha e tjerëve.
Xhamia (jo si kult fetar por si simbol politik, ashtu siç e sheh ndërtuesi i saj - Erdogani) është dëshmia e çdo shkronje të këtij teksti. Hiqni dorë prej saj. Bota e konsideron si simbol demonstrativ kundër perëndimit dhe sekularitetit. Ësht? luftë e Erdoganit dhe jo luftë shqiptare. Nuk bëhet fjalë për hakmarrje por për drejtësi. Për më shumë dinjitet dhe integritet në favor të kulturës dhe kujtesës (jo kriminele) shqiptare.
https://www.change.org/p/qeverive-shqiptare-stop-erdoganizimit-osmanik-t%C3%AB-shteteve-shqiptare?