| E diele, 26.07.2020, 09:10 AM |
BABI ME DY TE BIJTE
JETEN PER BASHKIMIN KOMBETAR
Nga
Ismet Balaj
1.Murteza Sali Luzha
1859-1920
Murteza
Luzha,( nga Luzha e Tropojës, por lindur në Gjakovë), mbaroi studimet e larta
në Stamboll më 1874-1884. Atje u njoh edhe me Rilindasit e Mëdhënj Vëllezërit
Frashëri e Hoxha Tahsin dhe u bë ithtar I idealeve të gjithë jetën. Megjithse ai arrit të bëhej
haxhi, muderriz (drejtor I medresesë në Gjakovë për rreth 20 vite, ai ishte e
mbeti një besimtar islam që vënte në plan të parë atdheun e lirrinë e pastaj besimin. Ai thoshte:”Ilm vatan, ilm
imamë (Dije për atdheun, dije për besimin-I pari atdheu, pastaj besimi).Si
imamë ai punoi në Gjakovë. Ishte bashkëkohës dhe bashkëluftëtar i Bajram
Currit. Ishte pjesëmarës i Lidhjes Shqiptare të Pejes dhe bashkëluftëtar I
Haxhi Zek Biberit. Punoi për zbatimin e Vendimeve te Lidhjes që synonte
Shpalljen e Autonomisë së Shqipërisë. Për këtë u burgos nga turqit më 1900 në
Konja të Anadollit 4 vite. Më 1909 Xhonturqit e burgosën, sepse ai I kritikonte
ashpër turqit e rinj për pabesi.
Shqiptarët I ndihmuan Xhonturqit të
vinin në pushtet me revolucionin e 1908.
Por, këta si të pa besë që ishin, nuk ua
mbajten fjalën shqiptarëve. Si
rrjedhim burgosën e internuan me mijëra shqiptarë; ndër ta edhe Murteza Luzhen e internuan
tri vjet në Kostamani të Anadollit.
Mbasi u kthye u angazhua për mbrojtjen e Gjakovës nga pushtimi serb e
malazez, gjatë luftërave Ballkanike, 1912-1913 dhe 1914-1916. Për këtë e
internuan në Pejë me 1500 shqiptarë të Rrafshit të Dukagjinit-Kosovë. Nuk
pranoi kurrë shkëputjen e Kosovës nga Shqipëria dhe luftoi gjithë jetën për
bashkimin e saj më amën Shqipëri. Ndihmoi veçanërisht në grumbullimin dhe dërgimin e ndihmave për Komitetin e Mbrojtjes
Kombetare të Kosovës, me qendër në Shkodër (1918-1924). Për këtë e vranë serbët
në Gjakovë më 1920.
2.Asim Murteza Luzha
(1889-1945)
U rrit dhe u edukua me dashurinë për lirinë
e për atdheun. Këto virtyte I mori nga I ati që ishte në ballë të lëvizjeve
përparimtare çlirimtare në Gjakovë dhe më gjerë. E shkolloi në Gjakovë, në
Shkup dhe në Stambollnë. Në këto vite shkollimi si Gjakova, Shkupi dhe Stambolli
ishin qëndra të fuqishme për fitorën e Pavarësiëë Kombëtrae dhe mbrojtjen nga
shtetet shoviniste fqinj që synonin copërtimin e Shqipërisë. Edhe Asimi iu bë
krah të atit në gjithë veprimtarinë e tij atdhetare. Edhe Asimin gjatë luftërve
ballkanike (1912-1913 e arrestuan malazezët dhe bashkë me disa qindar të tjerë
e internuan në Nikshiq të Malit të Zi, si njeri I rrezikshëm i të dy shteteve
të asaj kohe_Serbe e Malazeze.
Ai para besimtarëve vazhdimisht theksonte:
Atdhe e fe. Pa atdhe nuk ka fe. Atdheu ynë asht Shqipnia. Kosova asht
Shqipni…Autoriteti I tij pati rritje të vazhdueshme nga puna e tij e zgjuar.
Është kjo arsyeja që drenicasit e zgjodhen Deputet në Parlamentin e
Jugosllavisë në vitet 1938-e në vazhdim. Mbrojti të drejtat njerëzore të kosovarëve
në Parlamentin e Jugosllavisë mbretërore. Përkrahu LANÇ në Kosovë. Shtëpia e
tij u bë bazë e luftës antifashite në Gjakovë. Në janar të vitit 1945 shkon në
Trestenik të Drenicës për të ndihmuar në shpëtimin e 67 shqiptarëve të rrethuar
nga ushtria partizano.çetnike jugosllave që kishin filluar masakra në të gjithë
Kosovën. Debatet midis tij dhe shtabit ushtarak qenë të ashpra dhe prandaj më 30 janar 1945 e vranë Asimin e pastaj edhe
67 të tjerë. Kjo ishte një nga masakrat që vazhduan edhe në vitet e tjera që
synonte për zhdukjen e frymës se
Konferëncës së Bujanit që synonte bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
3.Qamil Murteza Luzha
(1892-1988)
Edhe Qamili, djali I dytë I Murtezasë,
vazhdoi udhën e të atit. U shkollua për teknik ndërtimi në një shkollë të mesme
të Shkupit. Atje mori pjesë në lëvizjen e quajtur Xhymjet, për mbrojtjen e kombësive nga shtypja e
shfrytëzimi barbarë që u bëhej
popullsive. Iu rrezikua jeta prandaj u largua dhe u vendos në Prizren.
Edhe këtu u angazhua në lëvizjen e madhe shoqërore-socialiste për liri e barazi
të kombëve e kombësive. Ashtu si i ati dhe i vëllai, ishte në krah të çdo
lëvizje përparimtare. Familjarisht ishin idhtar të Bajram Currit. Më 1 maj 1922 mori pjesë aktive në demonstratën
kundër mbretërisë serbo-kroato-slloven, ku morën pjesë mbi 2000 vetë, që
atëherë ishte një fenomen krejt I ri. Kundër demonstruesve ndërhyri jo vetëm
policia, por edhe ushtria. Në këto rrethana largohet nga Kosova dhe vendoset në
Krumë. Këtu emrohet mësues dhe gjatë këtyre viteve bëhet anëtar aktiv I
Shoqërisë Bashkimi dhe sekretar I degës saj për Qarkun e Kosovës (Lumë, Has,
Malësi-Tropoja).
Ndihmon në zgjedhjen e Avni Rrustemit
deputet I parlamentit shqiptar; përkrah revolucionin demokratiko-borgjez të
1924-es. Më dështimin e tij, u largua nga Kruma dhe u vendos në prefekturën e
Dibrës (Shqipëri), ku punoi në fillim si mësues në Erebarë, Grevë, Herbel, etj.
Pastaj 16 vite kryetar komune: Në Muhurr e Peshkopi; në Vrap-Tiranë; në Peqin –Elbasan, në Shijak-Durrës; në Kolonjë-Shënmitër,
në Skrapar-Potom; në Bushat-Shkodër etj. Në vitet 1942-1943 Istog-Kosovë. Në
verë të vitit 1943 u arrestua nga SIMI dhe e futen ne burgun e Prizrfenit si
antifashist. I vëllai I Qamilit shkon në zyrën e Shaq Currit, ish prefekt I
Prizrenit me te coilin kishin lidhje familjare si familja Curri e Luzha, I vë
mbi tavolinë koburën dhe I thotë: Ose më liro vëllanë, ose me vrit ose po të
vrasë, rrugë tjetër nuk ka. Prefekti i përgjigjet: Larg qoftë me u vra Curri e
Luzha, por dije se Qamili asht lidhë
fort me nacionalçlirimtarët. Dhe e liroi. Me të dalë nga burgu Qamili
shkonte fshat me fshat në Pejë, Gjakovë, Deçan dhe në takime në familje e
tubime me parullën: “Faljani Kosovës një
djalë, faljani lirisë së Kosovës një luftëtar”. Ndikoi fuqishëm në hedhjen e
shqiptarëve të Kosovës në radhët e LANÇL, mbasi gëzonte autoritetin e madh edhe
të të atit edhe të të vëllait, fjala I dëgjohej shumë. Me kapitullimin italjan
dhe pushtimin gjerman, u kërkua nga SS-t për ta arrestuar. Merr pjesë dhe
nënshkruan Rezolutën e Konferencës së KANÇ-it të Kosovës për bashkimin e
Kosovës me Shqipërinë mbajtur në Bujan
të Tropojës me 31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 janar 1944. Për të shpëtuar familjen,
në vjeshtën e vitit 1944 dërgon të
shoqen dhe dy fëmijët 7 e 5 vjeç në Tropojë, që atëherë ishte zonë e çliruar.
Sapo mbërrinë, i vdes e shoqja dhe një vajzë e sapolindur. Lë të dy fëmijët te një mik (Selim Efendi
Gashi) dhe kthehet në Kosovë e vazhdon aktivitetin në mbarë Rrafshin e Dukagjinit
shtëpi për shtëpi e fshat për fshat.
Mbas çlirimit nga pushtuesit nazistë edhe
të Kosovës, emrohet në Gjakovë kryetar i komunës më 1944-1946. Në prill 1945
me një delegacion të Kosovës, shkon në Beograd në takim me Marshalin Tito. Në
diskutim, I thotë: “Ne shqiptarëve, na jepni të drejtën që na ka falë natyra…”.
OZNA dhe UDB-ja e ndjekin në çdo lëvizje .Emrohet Drejtor i Pasurisë Shoqërore të Krahinës së
Kosovës në Prizren më 1946-1947. Në fund
të vitit 1947 vjen në Tiranë bashkë me Zija Rexhen[1]. Qamili takon Koçi Xoxën,
të cilin e njihte që kur ishte kryetar komune në Shënmitër të Kolonjës,
prefektura e Korçës. Ndërsa Zijai takon (DIKTATORIN KOMUNIST - ZSH) Enver Hoxhën, me të cilin ishin
njohur në vitet tridhjetë në Francë. Të dy dëshmojnë për masakrat që po
zhvilloheshin kundër shqiptarëve të Kosovës nga shteti jugosllav. Sapo kthehet në Kosovë më 31 dhjetor 1947 Qamil Luzha u arrestua nga OZNA dhe u mbajtë e u torturua në 17 burgje të
Jugosllavisë si shqiptaromadh dhe armik
I “Bashkim-vëllazërimit”, parulla demagogjike jugosllave.
Kur nuk e mposhtën me akuza fallco, e
internuan për 7 vite në Valevë të
Serbisë . Edhe pas kthimit nga internimi, nuk e ndali veprimtarinë për zbatimin
e Rezolutës së Konferencës së Buajnit për Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Për
këto arsye u përndoq nga UDBA jugosllave
gjithë jetën. U shua me besim se
shqiptarët do të bashkohen duke bashkuar mendjet dhe energjitë e
pashtërshme dhe duke pasur të drejtën universal me vete:” Popujt kane të drejtë
të vetvendosin për fatin e tyre”.