| E diele, 26.07.2020, 11:16 AM |
Para vitit 1661 në Virxhinia, afrikanët nuk konsideroheshin zyrtarisht skllevër
Nga Klajd
Kapinova
Afrikanët kanë ardhur si skllevër në SHBA
Kolonisti afrikano amerikan Anthony Johnson (rreth shek.
1600 - vdiq në vitin 1670), ishte një njeri me ngjyrë nga Angola
(Afrika), i mirënjohur për rritjen e pasurisë së tij në koloninë e hershme të
shekullit XVII në shtetin e Virxhinisë.
Rreth historisë së tij interesante, janë shkuar shumë
libra në anglisht dhe asnjë nuk është përkthyer në gjuhën shqipe.
Ai ishte një nga pronarët e parë të pasurive afrikano
amerikane dhe kishte të drejtën e tij të zotëronte ligjërisht një skllav
(ndonëse ai shfrytëzonte për punë mbi 10,000 skllevër afrikanë) të njohur nga
gjykatat e Virxhinisë. (Shiko foton)
I mbajtur si një shërbëtor i mbyllur në vitin 1621,
Anthony fitoi lirinë e tij pas disa vitesh dhe iu dha tokë nga kolonia.
Johnson, më vonë u bë një fermer i suksesshëm i duhanit
në Maryland. Ai arriti pasuri të mëdha pasi e mbaroi mandatin e tij si një
shërbëtor i indentifikuar, dhe është përmendur shpesh si "patriarku me
ngjyrë" i komunitetit të parë të pronarëve të pasurive të njerëzve me
ngjyrë në Amerikë.
Historia e patriarkut me ngjyrë
Në fillim të viteve 1620, tregtarët e skllevërve kapën
një njeri në Angolën Portugeze, të quajtur Antonio dhe e shitën në tregtinë e
skllevërve të Atlantikut.
Antonio u ble nga një kolonist në Virxhinia. Si skllav,
ai punoi për një tregtar në kompaninë Virginia.
Historianët këtu në SHBA, kanë disa mosmarrëveshje për
Antonion, i njohur më vonë si Anthony Johnson.
Johnson u shit si një shërbëtor i mbyllur (skllav), në
një ferma e një pronari të bardhë të quajtur Bennet, për të punuar në fermën e
tij të duhanit në Virxhinia.
Ligjet e skllevërve nuk u miratuan deri në vitin 1661 në
Virxhinia; para kësaj date, afrikanët nuk konsideroheshin zyrtarisht skllevër.
Punëtorë e tillë, zakonisht punonin nën një kontratë të
kufizuar për për 4-7 vjet, për të paguar
taksat e tyre të kalimit, dhomës dhe liritë.
Në vitet e para koloniale, shumica e afrikanëve në
Trembëdhjetë Kolonitë, u mbajtën nën kontrata të tilla pune të kufizuar.
Shumica e punëtorëve të bardhë në këtë periudhë erdhën
gjithashtu në koloni si shërbëtorë të burgosur.
Antonio pothuajse humbi jetën e tij, në masakrën indiane
të vitit 1622, kur u sulmua plantacioni i pronarit të tij. Indianët amerikanë
(native american), sulmuan vendbanimin, ku, Johnson punoi të Premten e Mirë dhe
vrau 52 nga 57 burrat që i sulmuan.
Një vit më pas (1623), Maria, një vajzë me ngjyrë arriti
nga Anglia me anijen Margaret. Ajo u soll për të punuar në të njëjtën
plantacion si Antonio. Maria, ishte gruaja e vetme afrikano amerikane. Antonio
dhe Mary, u martuan dhe jetuan sëbashku për 47 vjet.
Rreth vitit 1635, Antonio dhe Mary fituan lirinë e tyre.
Antonio e ndryshoi emrin e tij në Anthony Johnson. Ai së pari hyri në
procesverbalin juridik si një njeri i lirë, kur bleu një viç në vitin 1647.
Johnson, iu dha një ngastër e madhe tokash bujqësore nga
qeveria koloniale, pasi ai pagoi kontratën me punën e tij.
Më 24 korrik 1651, ai fitoi 250 hektarë tokë (100 ha) nën
sistemin e mbështetur, duke blerë kontratat e pesë shërbyesve të mbyllur, njëri
prej të cilëve ishte djali i tij Richard Johnson.
Me shërbëtorët e burgosur afrikanë, Johnson drejtoi
fermën e tij të duhanit. Në fakt, një nga ata shërbëtorë, John Casor, më vonë
do të bëhej burri i parë afrikanë, që u shpall i indentifikuar për jetën.
Deri në vitet 1650, Anthony dhe Mary Johnson po
kultivonin 250 hektarë në Qarkun Northampton, ndërsa dy djemtë e tyre zotëronin
gjithsej 550 hektarësh.
Kur Anthony Johnson u lirua nga skllavëria, ai u njoh
juridikisht si një "Njeri me ngjyrë falas" dhe u bë një fermer
i suksesshëm.
Në 1651 ai zotëronte 250 hektarë (100 ha), ku i shërbenin
pesë persona (katër të bardhë dhe një me ngjyrë).
Në vitin 1653, John Casor, një shërbëtor i mbyllur (që
punonte në të zezë), kontrata e të cilit Johnson duket se kishte blerë në
fillim të viteve 1640, iu afrua Kapitenit Goldsmith, duke pretenduar se
indentura (dokumenti) e tij kishte skaduar shtatë vjet më parë dhe se ai po
mbahej ilegalisht nga Johnson. Një fqinj, Robert Parker, ndërhyri dhe e bindi
Johnson të lironte Casor.
Ai e zhvilloi pronën si një fermë duhani, të cilën e
quajti Tories Vineyards. Maria jetoi deri në vitin 1672. Para se të
mbyllte sytë, ajo i la një lopë secilit nga nipave të saj.
Kërkimet tregojnë se kur Johnson vdiq në 1670,
plantacioni i tij iu dha një kolonisti të bardhë, jo fëmijëve të Johnson-it.
Një gjykatës kishte vendosur se ai nuk ishte "qytetar i kolonisë",
sepse ishte me ngjyrë.
Më 1677, Anthony dhe nipi i Marisë, John Jr., blenë një
fermë 44 hektarë (18 hektarë), të cilën e quajti Angola, që ishte atdheu i
gjyshit të tyre Antonit. John Jr. vdiq pa lënë trashëgimtarë. Deri në vitin
1730, familja Johnson ishte zhdukur nga të dhënat historike…
Candace Owens
flet mbi stalinistët anarkistë dhe marksistë të BLM
"Nëse ky
vend nuk na jep atë që duam, atëherë ne do ta djegim sistemin dhe do ta
zëvendësojmë", - Hawk Newsome drejtues i BLM (New York Post)
Gruaja e re elegante
dhe e zgjuar me ngjyrë afrikano amerikane Candace Owens thotë, se: “Levizja
e jetës së njerëzve me ngjyrë është një lëvizje marksiste e maskuar si trazirë
raciale. Ne luftojmë tani, ose e humbasim Amerikën në komunizëm të dhunshëm”.
Sipas saj BLM
është një Kalë Troje, i krijuar për të ndryshuar përgjithmonë shoqërinë
amerikane. (Neonneele.com).
"Ne luftojmë
tani, ose e humbasim Amerikën, përballë komunizmit të dhunshëm",
paralajmëron Candace Owens, themeluesja Blexit (një Lëvizje e kohës që kërkon
ndëgjegjësim dhe daljen e njerëzve me ngjyrë nga Partia Demokratike).
"Këta
banditë, po u japin ultimatume bizneseve dhe shkollave: Bëni siç themi ne ose
digjeni", shton gruaja elegante dhe me shumë kulturë bashkëkohore
Owens.
Komentet e zonjës
Owens, vijnë pasi dy bashkëthemeluesit e çështjes BLM, kanë ekspozuar
prejardhjen e tyre marksiste kohët e fundit.
Shqetësimet janë
rritur, sepse grupi i financuar është një organizatë radikale e majtë e
trajnuar për të prishur Amerikën, duke promovuar një larmi moderne
multikulturore shterpe të ideologjisë marksiste.
Lidhjet e
bashkëthemeluesit të Opel Tometit me BLM së fundi me diktatorin komunist
Venezuelës Nicolas Maduro, sërisht me fakte të reja, janë ekspozuar në media
dhe rrjetet sociale.
Edhe
bashkëthemeluesja Patrisse Cullors, pranoi se ishte një "organizatore e
trajnuar si marksist", në një video të rigjetur dhe publikuar në media
dhe rrjetet sociale.
Kryebashkiakja
liberale demokrate e Seattle, shtetit Washington, u zemëruar, kur protesta e
BLM shpërthen jashtë shtëpisë së saj.
Media e ka cilësuar
kryebashkiaken si hipokrite, sepse kërkon të mbroj shtëpinë e vet nga demostruesit
anarkistë dhe jo bisneset dhe pronat e miliona amerikanëve, që i kanë dhënë
votën asaj. Ajo nuk e ka telefonuar Presidentin Trump, për ndihmë, për të
rimarrë qytetin nga duart e anarkistëve marksistë të BLM dhe Antifës.
Bisnesmenët përreth
zonës së trazirave hodhën në gjyq kryetaren e Bashkisë, e cila u detyrua të
largoj anarkistët dhe liroi qytetin nga anarkistët marksistë, në saj të forcave
speciale federale, që dergoj patrioti Presidenti Trump.
Owens u bëri thirrje
bashkatdhetarëve të saj afrikano amerikanë, që të ndalonin trazirat e dhunshme
kudo. Ajo sugjeroi, që afrikano amerikanët, mund të mësojnë nga shembulli i
dhënë nga njerëzit në Skoci në shekullin XVII.
"Njerëzit në
Skoci, ishin prapa popullit anglez. Por David Hume i frymëzoi, lartësoi
popullin skocez, duke u thënë nëse duam të përparojmë, duhet të mësojmë
anglisht," vazhdoi ajo.
Reperi i famshëm nga
New York-u Lord Jamar, thotë se çështja e jetës së njerëzve me ngjyrë, është e
kontrolluar nga George Soros dhe jo nga një lëvizje e vërtetë për afrikano
amerikanët, sikurse thuhet për BLM.
Jamar, gjithashtu
ngriti shqetësime serioze të ngjashme në lidhje me Black Lives Matter, duke
thënë se ai nuk e mbështet “lëvizjen”, sepse ajo "nuk është lëvizja
jonë ... na u dha nga ... George Soros". (Sipas Neon Nettle)
Ylli 51-vjeçar i
muzikës, i cili, filloi grupin hip-hip Brand Nubian në vitin 1989, u pyet gjatë
një interviste të fundit në Turning Point USA, nëse ai mbështet
protestat e BLM, të cilës ai iu përgjigj: "Jo Absolutisht JO".
Candace Owens,
BLM dhe Sleepy Joe Biden
Sipas statistikave
federale në SHBA, më pak se 13% të popullisë në vend e përbëjnë njerëzit
me ngjyrë afrikano ameirkanë.
Ata tradicionalisht
për shumë dekada, kanë mbetur pjesë e lojës peng të politikanëve të lartë
“demokratë” të Kongresit dhe Senatit amerikanë, të cilët sëbashku me “liderët”
e të drejtave të njeriut brenda komunitetit të tyre, i përdorin si numëra
arifmetikë, sa për t’i marrë votën një here në katër vjet dhe pastaj i
harrojnë…
Hipokrizia brenda
komunitetit afrikano amerikanë nuk ka të sosur. Kështu edhe pse Joe Biden
kandidat pothuajse zyrtar i PD për garën presidenciale të nëntorit 2020, bën
çdo herë gafa dhe lëshon fyrje ndaj komunitetit me ngjyrë, “liderët” me ngjyrë,
bëjnë gjithnjë syrin çorr dhe veshët shurdhër.
“Demokratët” në
SHBA, nuk duan t’ia dijnë se si jetojnë afrikano amerikanët, papunësinë e lartë
tëtyre (gjatë viteve të administrates Obama & Biden etj., sepse qëllimi
kryesor i tyre është përdorimi i Kartës Raciale kundër të bardhëve, për t’i
bërë apo nxitur ata emocionalisht, që si robot të rrisin numërin e votuesve në
dobi të marksitëve dhe socialistëve brenda PD dhe kandidatit socialist Joe
Biden.
Gjatë kohës së
administratës të presidentit Obama, papunësia, kriminaliteti (50% në shkallë
kombëtare dhe mbi 90% në shtetet, ku drejtojnë “demokratët”), varfëria, etj.,
ishin dhe mbetën nga vitet 2008-2016 në nivele shumë të larta.
Edhe pse e dijnë
shkakun dhe pasojën e prapambetjes apo braktisjes së tyre nga liberalët
“demokratë” afrikano amerikanët asnjëherë nuk dolën në rrugë me flamurin e
grisur të racizmit apo ish periudhës së skllavërisë se importuar nga Afrika,
kundër Presidentit Obama, të cilin vetë e kishin votuar dhe rivotuar për dy
mandate.
Analistja e zgjuar,
largpamëse dhe kritike bashkëkohore Candace Owens, ka përdorur gjithnjë mediat
dhe origjinën e saj, për të ndërgjegjësuar dhe mbështetur fuqishëm
vijueshmërisht komunitetin afrikano amerikanë, që është braktisur prej kohësh
nga senatorët, kongresmenët dhe liderët afrikano amerikanë ultra të majtë.
Kështu ajo ka
shfrytëzuar pozitën e saj në qarqet konservatore republikane amerikane, për
promovuar dhe ndihmuar komunitetin e saj afrikano amerikanë. Dhe ajo e ka
arritur ketë objektiv me sukses vetën gjatë tre viteve të suksshme te Presidentit
Trump.
Trump, i ka kushtuar
shumë rëndsi dhe vëmendje me gjithë zemër integrimit të komunitetit afrikano
amerikanë, duke bërë më shumë se administrate e Joe Biden dhe eprorit të tij
afrikano amerikanë ish Presidentit Barok Hysen Obama
Media e vdekur këtu
në SHBA, sepse më shumë jep opinione se sa infomacione, asnjëherë nuk e vë në
dukje meritën plot vlerë të vajzës së talentuar me ngjyrë.
Owens argumenton, se
një pjesë e pa integruar në jetën amerikane e afrikano amerikanëve kanë "mentalitetin
e viktimës", ku, PD i përdor ato thjeshtë si “skllevër” modern
për vota, si një burim mirë për të shkuar në Senat dhe Kongres.
Për më tej, Candace
shton se e majta socialiste amerikane, i trajton njerëzit me ngjyrë të varur
nga Qeveria dhe se ato janë në garë për të votuar gjithnjë për demokratët.
Ajo tregon se dhuna
e policisë ndaj njerëzve me mgjyrë, nuk ka të bëjë me racizmin, dhe i referohej
vrasjeve policore të njerëzve me ngjyrë si një çështje e parëndësishme për
afrikano amerikanët.
Owen e kundërshton
abordin dhe e ka karakterizuar atë me përqindje të lartë në komunitetin e saj,
ku, cdo vit vdesin mbi 400.000 foshnja të palindura, si një mjet për "shfarosjen"
e foshnjave me ngjyrë.
Ajo me të drejtë ka
nenvizuar, se përmirësimet ekonomike, gjatë tre vitëve të fundit 2017-2020, për
afrikano amerikanët, kanë ardhur në rritje, vetëm në saj të politikave të
sukseshme të bisnesmenit largpamës Presidentit Trump, i cili, e ka ulur
papunësinë për komunitetin me ngjyrë afrikano amerikanë në shifra record, në të
gjithë historinë e SHBA.
Dhe për këtë anë
pozitive për komunitetin me ngjyrë, liderët, senatorët, kongresmenët,
politikanët qendror dhe lokal, VIP, njerëzit e artit dhe kulturës në Hollywood
e gjetkë, asnjëherë nuk e kanë vlerësuar e falënderuar Presidentin Donald J.
Trump, për uljen e papunësisë, largimin nga asistenca sociale etj.
Nga ana e tjetër,
ish senatori i shtetit të Ilinois dhe më pas ish Presidenti Barok Hysen Obama,
i cili, vjen nga komuniteti afrikano amerikanë, nuk ka bërë asgjë për punësimin,
uljen e kriminalitetit etj., të cilat sipas shifrave federale zyrtare kanë
pasur shkallën më të lartë gjatë 8 vjetëve (2008-2016) të presidencës së tij së
bashku me zv/Presidentin Joe Biden, i cili, për cudi të amerikanëve po kërkon
të hyj Shtëpinë e Bardhë.
Për këte temë
delikate dhe shumë prekëse të komunitetit të saj, ka folur e shkruar shpesh në
media konservatorja me ngjyrë Candace Owens dhe asnjëherë përdoruesit e tyre,
si: Obama, Biden, Bill & Hilary Clinton, Nensi Pelosi, Nadler, Adam Schiff,
Eliot Engel, Schummer etj., dhe të ashtëquajturit “liderët” e komunitetit
afrikano amerikanë në Chicago, New York, California, New Jersey etj.
BLM dhe de Blasio marksist kryetari NYC më i keqi
në botë
Kryetari i Bashkisë së New York City Bill de Blasio,
është cilësuar nga media dhe anketat e ndryshme, si kryetari më i keq në
historinë e Bashkisë së NYC dhe shteteve të ndryshme të botës, duke përfshirë
edhe vendet e pazhvilluara apo të botë së tretë.
Para disa ditëve, para mediave, ai ka dhënë një deklaratë
absurd, më të keqen në botë.
Kryetari marksist Bill de Blasio, në mënyrë absurde dhe
pa logjikë njerëzore pretendon, se politikat e tij për eliminimin e burgjeve
dhe lirimit me kusht të të burgosurve dhe zbrazjen e qelive, i kanë bërë
banorët e shtetit të New York-ut më të sigurt!!!
Ky është skandal dhe fyerje për banorët e New York City,
ku, cdo ditë shohin në rrugë dhe TV shumë të vrarë apo plagosur, të shtëna me
armë, grabitje, dhunë dhe demostrata anarkiste! (Shiko videonhttps://www.youtube.com/watch?v=3ig5y2ewoVY&feature=emb_logo)
De Blasio, për arsye të gruas së tij me ngjyrë afrikano
amerikane, është mbështetësi kryesor i organizatës marksiste anarkiste BLM.
Sipas burimeve të vetë Departamentit të Policisë së
shtetit New York, rezulton se, vrasjet janë rritur me 23% këtë vit në New York
City, duke shkuar në shifrën record mbi 50%.
Edhe kur vajza e tij si aktiviste e BLM, u arrestua nga
Policia e New York-ut (NYPD), Kryetari i Bashkisë de Blasio tha se vajza e tij
Chiara e konfrontoi atë për “privilegjin e tij të bardhë”!!!
Gënjeshtar me bisht apo imitim i pastër i pinokut, sepse
de Blasio nuk është zgjedhur në atë post pse është i bardhë, por pse votuesit e
New York City, janë bastion “demokrat”, i dominuar prej dekadash nga gomerët
blu të partisë socialiste anarkiste, të cilët verbërisht votuan de Blasion.
Jumaane Williams thotë për de Blasion: "Nuk mund të
fshihesh pas gruas dhe fëmijëve me ngjyrë."
Vajza e kryetarit të bashkisë së New York Bill de Blasio
u arrestua në një protestë në Manhattan natën, thanë burimet e zbatimit të
ligjit për (Sipas gazetës New York Post).
Chiara de Blasio, 25 vjeç, u mor në paraburgim rreth orës
10:30 pasdite, pasi policët shpallën një grumbullim të paligjshëm në Rrugën 12
dhe Broadway në Manhattan-in e Poshtëm.
Ajo dyshohet se kishte bllokuar trafikun në Broadway dhe
ishte arrestuar pasi nuk pranoi të lëvizte, tha burimi.
"Kjo ishte një pikë e nxehtë e vërtetë, makinat e
policisë po digjen atje, njerëzit hidheshin dhe bërtisnin, duke luftuar me
policët. Kishte mijëra njerëz në atë zonë në atë kohë." (Gazeta New York
Post).
Chiara dha një vendbanim në East End Avenue si adresa e
saj - e njohur ndryshe si Gracie Mansion, shtëpia e kryebashkiakut të NYC. Por
ajo nuk u tha policëve se ishte vajza e kryetarit.
Arrestimi erdhi rreth një orë para Hizzoner u tha
protestuesve se ishte koha për të "shkuar në shtëpi".
"Ne i vlerësojmë dhe respektojmë të gjitha protestat
paqësore, por tani është koha që njerëzit të shkojnë në shtëpi," tha de Blasio
në një konferencë për shtyp në 11:30 p.m. në selinë e NYC, për Menaxhimin e
Emergjencave në Downtown Brooklyn.
Më në fund të dielën, kur e pa se protestat po
degjeneroshin keq, kryetari i Bashkisë De Blasio, deklaroi se protestuesit
anarkistë me një "axhendë të qartë dhune".
Kush është
lëvizja marksiste Black Lives Matter
Black Lives Matter
(BLM), është një lëvizje e organizuar, që thotë se mbron për mosbindje civile
jo të dhunshme në protestë kundër incidenteve të supozuara të brutalitetit të
policies, kundër njerëzve afrikano amerikanë.
Një organizatë e
njohur thjesht si Black Lives Matter, ekziston si një rrjet i decentralizuar me
mbi 30 shtete në Shtetet e Bashkuara dhe organizatat simotra në të gjithë
botën.
Ajo është kundër
dhunës policore ndaj njerëzve me ngjyrë, si dhe për ndryshime të ndryshme të
politikave marksiste, që konsiderohen të lidhura me çlirimin e tyre.
Në vitin 2013,
lëvizja filloi me përdorimin e logun #BlackLivesMatter në median sociale, pas
lirimit të George Zimmerman për të shtënat ndaj adoleshentit afrikano amerikan
Trayvon Martin në shkurt të vitit 2012.
Lëvizja marksiste, u
bë e njohur kombëtarisht për demonstratat e dhunshme në rrugë, pas vdekjeve të
vitit 2014 të dy afrikano-amerikanëve: Michael Brown dhe Eric Garner, duke
sjell protesta dhe trazira të dhunshme djegie dhe grabitje në Ferguson, një
qytet afër Shën Louis dhe në New York City.
Në verën e vitit
2015, aktivistët e BLM u përfshinë në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të
Bashkuara për vitin 2016, duke mbështetur kandidaturën e Hilary Clinton, por
rezultuan pa sukses, sepse populli amerikan u tregua i zgjuar, duke votuar për
presidentin patriot, bisnesmenin e suksshëm Donald J. Trump.
BLM, u kthye në
titujt kombëtar dhe mori vëmendje të mëtejshme ndërkombëtare, gjatë protestave
globale George Floyd në vitin 2020 nga oficeri i policisë Derek Chauvin, në
Minneapolis, në shtetin Minnesota.
Nga ana e tjetër
BLM, pretendon frymëzim nga lëvizja e të drejtave civile, lëvizja e Fuqisë e
Njerëzve me Ngjyrë, Lëvizja Feministe e Njerëzve me Njgyrë e viteve 1980,
Panafrikanizmi, Lëvizja Anti-apartheid (në Afrikën e Jugut), Hip Hop, Lëvizja
Shoqërore LGBTQ dhe Pushtimi i Wall Street.
Megjithatë, disa
prej protestuesve e dallojnë në mënyrë aktive veten nga gjenerata e vjetër e
udhëheqjes së njerëzve me ngjyrë, siç është Al Sharpton, nga mosrespektimi i
tyre ndaj traditave të klasës së mesme si përfshirja e kishave, besnikëria e
Partisë Demokratike dhe politika e respektimit.
Shkencëtari politik
Frederick C. Harris ka argumentuar se ky "model i përqendrimit në
grup" është i dallueshëm nga modeli i vjetër i udhëheqjes karizmatik, që
karakterizonte organizatat e të drejtave civile si Koalicioni PUSH i Rainboë
PUSH i Jesse Jackson dhe Rrjeti Kombëtar i Veprimit i Sharpton.”
Përfundimi
Protestat absurd, që bëjnë sot në ShBA
grupet radikale marksiste e anarkiste të BLM etj., me arsyen pa arsye, gjoja të ish skllavërisë dhe racizmit, janë shkak për trillime apo genjeshtra pa bazë historike.
Demostruesit trushërlarë
naiv, ku, 70% janë adolishentë të paformuar, nuk dijnë se cfarë
duan, por shkojnë mbas turmës. Ata duke qenë
nën nivelin kulturorë, akuzojnë sot baballarët e tyre për skllavëri 500 vjet më parë, kur kjo dihet historikisht se ato si skllevër me ngjyrë u
importuan nga Afrika dhe nuk u bënë skllevër këtu.
Të pasurit dhe mbretërit e shtetëve, të parët e tribuve,
fiseve dhe komuniteteve
primitive afrikane e kishin si kulturë të tyre skllavërinë e trashiguar ndër breza dhe shekuj.
Ajo ishte dhe është edhe sot në shekullin XXI e përhapur
në shumë shtete të kontinentit me ngjyrë.
Sundimi i
njeri-tjetrin, në formën poshtëruese të skllavit, ka qenë një kulturë
dominante në Afrikë.
Për argument faktik, kam sjellë edhe një tabelë të disa shtetëve të Afrikës, ku,
edhe sot vazhdojnë të ushtrojnë sistematikisht skllavërinë e bashkëkombasve të tyre me ngjyrë.
Sikurse shihet kjartë, të gjithë pronarët e skllevërve janë afrikanë dhe asnjë i kombësive apo racave të tjera të globit. Ata i shisnin skllevërit me ngjyre afrikanë në të gjithë botën, në panairet nderkombëtare tregtare të mallrave jo frymorë.
Shqiptarët e bardhë euripianë ose arbërorët paraardhësit tanë, ishin skllevër të Perandorise Islame Otomane, që ishin vendosur në shtetet e
sundimeve koloniale perandorike otomane, pikërisht në pjesën e
Afrikës Veriore, ku,
punonin në meditje pa
asnjë liri.
Për ketë gje shkruajnë edhe autorët afrikano amerikanë, kurse otomanologët e “akademikët” shqipfolës
të kohës dhe post Dullës fatkeqsisht edhe sot nuk duan të shkruajnë të vërtetën e idhur të
paraardhësve të tyre, sepse
indhnohet baba Dovleti...
Pra, në Afrikë otomanët aziatik, kishin skllevër të bardhë nga shtetet e krishtera, ku, gratë dhe vajzat e bukura të tyre, të marrë peng apo zëna rob i kthenin në skllave të seksit në oborrin perandorak dhe në kampet e ushtarakëve të lartë jenicerë (shumica për fat të keq ishin arnaut) etj... dhe asnjëherë afrikanët vendas nuk protestuan për ketë.
Ky Antoni i ardhur
nga Afrika si skllav dhe fitoi më vonë liri, në fermën e tij
të madhe kishte katër skllevër të bardhë..... dhe mbi 10,000 skllevër afrikanë, të cilëve nuk u
dha asnjëherë liri...
Presidenti
republikan Abraham Lincoln, nxori dekretin kundër skllaverisë. Sot marksistët anarkistë që gëzojnë lirinë të BLM dhe Antifa përdhunuan me bojëra të ndryshme bustin e tij në Washington D.C., dhe në disa qytete të tjera, aty ku, governatorë
e kryetar bashkive janë
“demokratë” rrëzuan monumentet dhe bustet e disa
presidenteve.
Ata rrezuan me litar
në fyt
edhe monumentet e lundertarit epokal të zbulimit të Botës së Re,
gjeniut brilant gjenovezit dhe lundertarit Cristoforor Colombo, i cili, nuk ka
asnjë lidhje me
skllavërinë, sepse kur America u zbulua në vitin 1492, nuk kishte asnjë afrikan apo slkllevër aty.
Burimet:
Berlin, Ira. Many Thousands Gone, The First
Tëo Centuries of Slavery in North America, Harvard University Press, 1998.
Breen, Timothy and Stephen Innes. "Myne
Own Ground" Race and Freedom on Virginia's Eastern Shore, 1979/reprint
2004, 25th anniversary edition: Oxford University Press
"Anthony Johnson", Africans in America, PBS.org
New York Post