| E merkure, 22.07.2020, 06:28 PM |
VËSHTRIM PËR LIBRIN “DASHURIA NË KONTEKSTIN E LETËRSISË DHE TË PSIKO-FILOZOFISË” I AUTORIT ISMAIL ALIUT
Nga
Ma. Sc. Fatmir HALIMI
Shkrimtari Ismail
Aliu para lexuesve shqiptarë po paraqitet fuqishëm dhe me hapa të sigurt.
Brenda dy viteve doli me dy romane, ku vlen të theksohet romani i fundit “Jeta
në pranga”, i cili edhe pse doli në kohë pandemie po e bën jetën e tij,
roman ky që te lexuesit po e zgjon kureshtjen, si nga ana e trajtimit të temës
e po ashtu edhe nga ana e ndërtimit struktural të veprës letrare, me një gjuhë
të rrjedhshme dhe sintaksë të ndërtuar mirë.
Kurse tash para
lexuesve po paraqitet me librin e tretë edhe si kritik i letërsisë: “Dashuria
në kontekstin e letërsisë dhe të psiko-filozofisë”, në botim të SHB
ProkultPtress, të Prishtinë, nga fusha e kritikës letrare dhe sidomos e
studimeve shkencore mbi letërsinë dhe psikologjinë, që në letrat shqipe po
sjell risi në disa aspekte. Së pari ky libër i diskursit kritik ngreh si
çështje, si temë trajtimi dashurinë në letërsinë tonë shqipe, por edhe ne
letërsitë e juaja botërore dhe si temë ne fushën e psikologjisë e të
filozofisë.
E dimë shumë mirë
se dashuria si temë është trajtuar mjaft shumë në të gjitha artet, pra edhe në
artin e letërsisë e sidomos në letërsitë botërore. Por autori Aliu edhe në këtë aspekt, brenda
këtij diskursi ka treguar një ngritje të veçantë dhe vlera të larta shkencore
të dijës së përgjithshme e në veçanti të dijës së psikologjisë, kritikës
letrare e filozofisë. Dashurinë në letërsinë tonë shqipe e trajton që nga
letërsia gojore e pashkruar, mandej fillon me lirikët tanë të mëdhenj të
dashurisë siç janë Frashëri, De Rade, Serembe, Çajupi e shume te tjerë duke
ardhë në kronologji të shkrimit deri te letërsia e pas Luftës së dytë botërore.
Nga këtu sipas autorit letërsia jonë shqipe merr një kahje tjetër, pasi që
shkrimtarët tanë në komunizëm sikur e kanë të ndaluar të trajtojnë dashurinë si
temë, edhe pse siç thotë autori këta njerëz shkrimtar me sikur jetën e tyre do
ta kenë me plot dashuriçka, por të pashkruara. Dhe sipas autorit kjo periudhe e
letërsisë sonë është e varfër me temën e dashurisë, gjë që nuk ngjet me
letërsitë e tjera. Kritiku Aliu
temës së dashurisë në letërsinë botërore
i jep një hapësirë të madhe me një gamë të shtrirjes së gjerë, duke filluar nga
letërsia e antikitetit grek me përfaqësues Homerin e deri te Horaci në
letërsinë romake e kështu me radhë nëpër periudha të caktuara të zhvillimit të
letërsisë, si ajo e klasicizmit, romantizmit etj. Shembuj konkret merr nga
shkrimtarët e mëdhenj si Shekspirin anglez, Balzakun, G. Flober, Mopassanin,
Gëten gjerman e shume e shume te tjerë për të ardhë deri te shkrimtarët e
mëdhenj botërorë të kohës tonë, siç janë Osho, shkrimtar indian, G. Markezi, Nicholas Sparks, e etj. Autori Ismail Aliu temës së dashurisë
rëndësi të madhe i jep edhe nga aspekti i psikologjisë dhe filozofisë, duke u
nisur nga parimi se jeta pa dashuri nuk do të kishte kuptim dhe ketë e lidh
qysh në gjenezë të njeriut dhe te ndërtimi i sistemit të tij nervor. Prandaj
Zoti kur krijoi njeriun bashkë me të krijoi edhe ndjenjat, që ndjenja kryesore
për zhvillim të jetës është dashuria. Për temën e dashurisë nga aspekti
psikologjik Aliu trajton dhe shqyrton analizat e dijes dhe të ndërdijes të psikologut
të madh të shek. XX, Frojdit dhe studimet e psikologut tjetër Fromm. Kurse nga aspekti filozofik për dashurinë
niset nga filozofi i madh i antikitetit siç ishte Platoni dhe për këtë para
lexuesve paraqet tërë dijen e tij për mendimet e thella të Platonit për
dashurinë. Në këtë aspekt e trajton edhe Shën Valentinin dhe historinë e tij,
që vjen deri te 14 shkurti si Dita e të dashuruarve. Këtu merr dhe trajton edhe
mendimet shumë filozofike të filozofit të madh indian Osho-s.
Prandaj
krejt në fund autori lexuesve të tij u preferon dikund rreth tetëdhjetë romanet
më të mira për dashurinë nga shkrimtarët botërorë. Mendoj
se libri “Dashuria në kontekstin e letërsisë dhe të psiko-filozofisë”
nga aspekti teorik dhe nga diskursi kritik për letërsinë tonë sjell prurje
të reja, sjell mendime dhe ide se kjo temë edhe në kohën tonë nuk është
trajtuar sa duhet. Prandaj mund të them se shkrimtari dhe kritiku Aliu me këtë
libër studimor hap një fushë të gjerë të studimeve dhe se për kritikët e
ardhshëm do të jetë një gamë e madhe për interpretime të ndryshme.