Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fritz Radovani: ‘’Cila ishte fjala e fundit’’?

| E hene, 20.07.2020, 06:01 PM |


Nga Fritz RADOVANI:

VIRUSI  PYET  PO  KET  A  E  DINI

“CILA  ISHTE  FJALA  FUNDIT”?

19 KORIK 1967: Fotografi Augustin Kiçi më tregonte në vitin 1988:

“...Aty nga ora 13.00, ka ardhë në shtëpinë teme një makinë e Sigurimit dhe një oficer më tha: -Merré aparatin fotografik me vete, futi një film mbrenda dhe eja me né se kemi një punë! Më çuen në gjykatë dhe mbasi më futën në sallë, më thanë: -Fotografoje këtë!... Të them të drejtën, njëherë m’u dridhën duert, po e mora veten kur pashë që, u çue para mikrofonit dhe para se me fillue me folë rregulloi koletin e këmishës, jakat e xhaketës, tërhoqi pak xhaketën e zhubulosun nga mbrapa, tue u mundue me u rregullue për mos me dalë i çkujdesun në fotografi.

Ishte At Pjeter Mëshkalla... Kryetari i gjyqit, Muhamet Tyli, i tha:

-Fol, shka ke me thanë fjalën e fundit!.. Ra një heshtje në sallë (tek shtëpia e Dr. Kadukut)... Në sallë ishin disa aktorë të teatrit “Migjeni”...

At Pjeter Mëshkalla iu afrue mikrofonit dhe me një qetsi tha këto fjalë:

“JU MË DËNONI SA TË DONI, MBASI MUE NUK KENI SHKA MË BANI, UNË PRAP SE PRAP DO TË DAL, SEPSE, JU SHPEJT KENI ME MBARUE, MBASI SHOSHOJNË KENI ME HANGËR, E ATY ASHT FUNDI JUEJ! FEJA E KRISHTIT NUK MBARON KURRË!”...At Mëshkalla u dënue 10 vjetë per letren që i shkroi M.Shehut. Bashkë me dënimin e parë Ai vuejti 25 vjetë burg.

Kur u lirue në vitin 1977 me të vertetë drejtuesit vazhduen me “hanger” kokat e njenitjetrit... Por, ç’e do.., tepruen sa me trashigue faren e keqe!

Melbourne, 17 Korrik 2020.