| E hene, 20.07.2020, 06:04 PM |
Muza e poezisë së dashurisë nga Mitrovica
Shfaqja
e rrotullës sëbashku më lirën shkojnë përshtat mendimit që shtatorja e
Mitrovicës ep imazhin e muzës Erato, muzën e poezisë së dashurisë. Shtatorja është punuar sipas traditave të
periudhës së antikitetit të shekujve IV – I para Krishtit. I takon shekullit I
apo II pas Krishtit.
Nga
Haxhi MEHMETAJ
Gjatë
punimeve për ndërtimin kompleksit të banesave në periferi të Mitrovicës ishte
gjetur rastësisht një shtatore plumbi, vepër e rëndësishme e artit, e cila
veçohet për virtuozitet dhe kualitet të lartë punimi. Ruhet në Muzeun e Qytetit
të Mitrovicës. Paraqet shtatin e njërës nga nëntë muzat e lashtësisë. Muza
është veshur më lloj fustani (kiton) të hollë e të gjatë, nën të cilin
vrojtohet anatomia harmonike detajeve të bukura të trupit të femrës. Fustani i lë të zbuluar shpinën dhe anën e sipërme të
gjinjve. Për shkak të gjatësisë ai është mbledhur në ije dhe mbahet më dorën e
majtë, ndërsa palët e tij të modeluara bukur bien lirshëm poshtë trupit.
Virtuoziteti
i artistit dhe kualitetit i lartë i punimitsidomos del në pah në trajtimin e
tipareve të kokës, fytyrës ovale, ku është zënë shprehja e qetësisë
shpirtërore, syve në formë bademi, vetullave në forme harku, hundës së drejtë
dhe buzëvesenzuale. Flokët janë ndarë në mes të kokës. Ato janë krehur sipëri
veshëve dhe janë mbledhur në gërsheta në maje të kokës, ndërsa katër blenë bien
në formë kaçurrelash, dy në shpinë dhe nga një në anën e përparme të krahëve.Në
maje të kokës është dhënë një zgjatim cilindriknë formë të gotës, i cili është
hijeshuar më motive lulesh dhe më një rozetë trekëndore.
Pesha
e trupit të muzës bie në këmben e majtë, ndërsa këmba e djathë është lakuar në
gju dhe tërhequr mbrapa. Mungojnë shputat e këmbëve. Shtatorja pa dyshim ka
qenë pjesë dekorative e ndonjë objekti siç mund te jetë shandani, pasqyra etj.
Terë boshti i saj është përshkuar me një shufër hekuri më trashësi 2mm. Më dorën e djathtë të shtrirë përpara muza
mban rrotullën me tre rreshta shkronjash, të cilat nuk mund të lexohen, kurse
me dorën e majtë të mbështetur në bel mban lirën.
Dy
muza, Erato muza poezisë së dashurisë dhe Terpsikora muza e mbrojtjes së
lojërave atribut kanë lirën. Shfaqja e rrotullës sëbashku më lirën shkojnë
përshtat mendimit që shtatorja e Mitrovicës ep imazhin e muzës Erato, muzëne
poezisë së dashurisë. Shtatorja është
punuar sipas traditave të periudhës së antikitetit të shekujve IV – I para
Krishtit. I takon shekullit I apo II pas Krishtit.