| E diele, 19.07.2020, 09:58 AM |
Si t'i largojmë uzurpatorët e lirisë sonë!
Shkruan:
Florim Zeqa
Sikurse
rrjeti i uzurpatorëve të shtetit që është i gjërë, ashtu edhe numri i
politikanëve milionerë, të pasuruar jashtëligjshëm mbi kurrizin e popullit
është i madh dhe i pambarim, është i shpërndarë në të gjitha subjektet politike
pa dallim pushtet dhe opozitë. Betejën me korrupsionin dhe krimin e organizuar
nuk mund ta fitojnë subjektet që në strukturat e tyre udhëheqëse kanë super
milionerë nga aferat korruptive dhe uzurpimi i pasurisë publike dhe shtetërore.
Pape?rgjegje?sia e
lidere?ve partiak dhe shtete?ror
Liderëve
politikë (partiak) iu mungon përgjegjësia morale, kultura dhe respekti ndaj
qytetarëve. Janë shndërruar në mashtrues dhe zhvatës të mëdhenjë, në shkelës
dhe uzurpatorë të lirisë dhe demokracisë, në shkatërrues të së tashmës e se
ardhmës së gjeneratave të reja. Korrupsioni i ka mbuluar të gjitha
institucionet e shtetit dhe partitë politike. Liderët mashtrues dhe të
korruptuar janë shkaktar për fundosjen e shpresave të dy gjeneratave të
shoqërisë sonë .
Gjëndja
katastrofale e krijuar në vend si pasojë e një lidershipi të papërgjegjëshëm ka
bërë që populli të mos iu besoj më. Si pasojë e kësaj, viteve të fundit kemi
rënje drastike të numrit të votuesve në zgjedhje, sepse qytetarët nuk kanë më
për kë të votojnë.
Në
mëndjen dhe vetëdijen e popullit është krijuar bindja, se kush më pak e kush më
shumë, të gjithë që merren më poltikë janë mashtrues e intrigantë, janë hajna
ordinerë të shndërruar në kusarë politik.
Janë
grupe të shumta interesi në Kosovë që iu shkon për shtati gjendja aktuale. Janë
aferat korruptive, bizneset dhe interesat klanore që i bëjnë bashkë pozitën dhe
opozitën në Kosovë.
Politikanët
e shantazhuar dhe te korruptuar, ditën në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe
para mediave nuk e kursejnë njëri-tjetrin më sharje dhe fyerje sa për të
mashtruar opinionin, përderisa natën bëjnë marrëveshje dhe pazare politike të
fshehta për ndarjen e tenderëve dhe shtrirjen e sferave të interesit në Kosovën
e lodhur dhe të rraskapitur nga varfëria dhe denigrimi social i vlerave
njerëzore!
Largimi nga Kosova nuk
e?shte? zgjidhje dhe as shpe?tim
Kahdo
dhe kudo që shkon nëpër Kosovë sheh fytyra të thyera dhe te ngrysura nga humbja
e të gjitha shpresave për të jetuar në këtë vend, më secilin që bisedon, një
përgjigje e gjenë-zhgënjim dhe humbje shprese për të jetuar në këtë në këtë
vend të bekuar, një dëshirë dhe një synim të përbashkët-ikjen dhe largimin nga
vendi i "mallkuar"!
Po
ndodhë pikërisht kështu si pasojë e një klasë të pandërgjegjshme politike e
cila ua ka fikë të gjitha dritat e shpresës popullatës shqiptare në Kosovë.
E
vetmja shpresë reale për ndryshime pozitive ka mbetur tek elitat intelektuale.
Një armatë intelektualësh dhe veprimtarësh të dëshmuar të viteve të '90-ta, një
armatë e të rinjëve të specializuar në fusha të ndryshme, munden dhe duhet të
mobilizohen për çlirimin e vendit nga uzurpatorët e lirisë sonë!
Ndryshimin
mund ta bejnë vetëm ata që janë të gatshëm në mënyrë vullnetare të vihen edhe
një herë në shërbim të popullit e atdheut, për ta shpëtuar Kosovën nga zbrazja
e ç'kombtarizimi, nga krimi dhe korrupsioni dhe dukuritë e shumta negative, të
ardhura si produkt i keq-qeverisjes dhe
politikbërjes së gabuar të kastës aktuale politike.
Vullneti
i qytetarëve të Kosovës për kthesë pozitive jo vetëm që ekziston, thërret si
kushtrim në ndërgjegjën e atdhetarëve, aktivistëve dhe veprimtarëve të
devotshëm të çështjes kombëtare.
Mjafton
vetëm iniciativa e shëndoshë e bazaur në vlera kombëtare, në atdhedashuri e
moral njerëzor, për ta ndryshuar mentalitetin kancerogjen të keq-qeverisjes
tani e dy dekada ne Kosovë.
Të gjithë kundër
uzurpatorëve të shtetit
Secili
mund të jepim diçka nga vetja jonë për Republikën e Kosovës, shtetin e së
ardhmës për fëmijet tonë. Secili me takatin e me zanatin e vet, mund ta bejmë
ndryshimin e nevojshëm për Kosovën dhe qytetarët e saj, për kthimin e
identitetit dhe shpirtit humanitar të shqiptarëve të trashëguar ndër shekuj.
E
vetmja shpresë për ta çliruar shtetin nga uzurpatorët, kusarët politik dhe
bandat partiake është zgjimi i popullit nga agonia e gjatë e pritjes dhe
aktivizimi i menjëhershëm i elitës intelektuale si në Kosovë ashtu edhe në
mërgatën tonë.
Vetëm
një klasë e re politike, një frymë e pastër kombëtare, e udhëhequr nga
intelektualë të nivelit të lartë, analistë dhe gazetarë të guximshëm,
veprimtarë dhe aktivistë të devotshëm të çështjes kombëtare mund ta nxjerrë
vendin nga humnera e klasës së papërgjegjshme politike.
Vetëm
një fillim i ri, një organizim i ri, një lëvizje e re politike e përmasave
kombëtare, me një platformë të qartë qeverisëse bazuar në zhvillimin ekonomik
dhe mbrojtje të interesave të qytetarëve, do ta nxjerrë shtetin nga kthetrat e
uzurpatorëve dhe ta shpëtojë vendin nga katandisja e mëtutjeshme.
Më
ndyshimet e ardhshme kushtetuese, Kosovës duhet t'i kthehet Referendumi
Popullor, si shprehja më e lartë e demokracisë dhe lirisë së një vendi, për
marrjen e vendimeve popullore që kanë për qëllim rregullimin e rendit shoqëror
dhe politiko-juridik të vendit tonë.