| E merkure, 15.07.2020, 07:52 PM |
Rasti i humbur i Vjosa Osmanit!
Shkruan:
Florim Zeqa
Vota
e elektoratit të LDK-së për Vjosa Osmanin në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, më
shumë se shprehje e vullnetit të elektoratit për ndryshim, erdhi si produkt i
ngulfatjes së vullnetit të elektoratit në procesin e brendshëm zgjedhor,
gjegjësisht për shkak të procesit të deformuar zgjedhor të partisë.
Prandaj,
vota për Vjosa Osmanin në zgjedhjet e 6 Tetorit 2019 nuk ishte rastësi, por
shpërthim vullkanik i LDK-së post-rugoviane për çkapjen e partisë nga klanet
dhe grupet e interesit për rikthim të identitetit rugovian të partisë.
Barrikadimi i gabuar
Pas
prishjes së koalicionit qeverisës LVV-LDK, Vjosa Osmani në vend që të respektoj
vendimet e partisë u barrikadua kundër saj dhe në mbështetje të partisë rivale.
Ky
ishte gabimi më fatal për Vjosa Osmanin, për arsye se parimet politike dhe
rugovizmi nuk mbrohen nga bastioni i një partie rivale e filozofisë politike
rugoviane siq është LVV-ja dhe lideri i saj majtist.
Kundërshtarët
politik të filozofisë politike rugoviane janë të shumtë dhe shumllojshëm, por
Albin Kurti është ndër të parët dhe më i devotshmi nga gjithë të tjerët.
Këtë
jo që po e themë unë, por janë faktet historike, mediat e shkruara dhe
elektronike që e dëshmojnë një konstatim të tillë, të pakontestueshëm dhe
të pamohueshëm nga askush në Kosovë.
Mungesa e guximit
Vjosa
Osmani e humbi rastin historik për bërjen e ktheses së madhe në LDK. Disa herë
dhe në vazhdimësi kam kërkuar Vjoses që ta dëshmojë veten që është produkt i
elektoratit për ndryshime dhe jo i grupeve të interesit në parti...
Mbase
ky ishte momenti më i përshtatshën, do të thoja i papërseritshën dhe historik i
Vjosa Osmanit. Pra, ishte momenti më i përshtatshëm që zonja Vjosa Osmani ta
dëshmoj veten se është forcë e ndryshimit, e jo ta zhvilloj "luftën"
nga pozicioni më i gabuar politik.
Sikurse
më parë në proceset zgjedhore të LDK-së, që nuk mundi ta hedhë hapin e
guximshëm për kandidim për ta paren e partisë, as tani Vjosa Osamni nuk e pat
guximin e marrjes së iniciativës për zgjedhje të jashtëzakonshme në LDK, për ta
kthyer veten në forcë vepruese për ndryshim dhe reforma të thella në LDK,
kërkesë kjo e imja e vahzdueshme drejtuar asaj dhe gjitha forcave progresive në
LDK.
Reformat, proces i
pakthyeshëm në LDK
Reformat
aq të nevojshme dhe të domosdoshme në LDK duhet të bëhen nga brenda e jo nga
jasht, jo nga urrejtja por nga dashuria, jo nga hakmarrja primitive por nga
toleranca dhe bashkëpunimi dhe nga shtrirja e dorës së pajtimit në LDK.
Vullnet
i elektoratit për ndryshime në LDK, duhet materializuar sa më parë me thirrjen
e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në parti, nga të cilat duhet te dali një
udhëheqje e re, e aftë dhe e guximshme që të përballet me sfidat e mëdha që ka
vendi 21 vjet pas përfundimit të luftes, si: për zhvillimin ekonomik,
përmirësimin e sistemit shëndetësorë dhe arsimor, ashtu edhe për reformimin e
sistemit të drejtësisë, ku pushtetarët t'i kenë frikën drejtësisë e jo
drejtësia pushtetarëve, ku qytetarët ndjehen të mbrojtur nga ligjet shtetit të
cilit i paguajnë tatime, e jo nga nga haraçi që u paguajne grupeve e klaneve
mafioze për të siguruar bizneset e tyre.
"Salto
mortale" e kryeparlamentares
Nuk
ka vend për rrahagjokse dhe shitje të rugovizmit, se cili është më rugovist se
tjetri.
Sikurse
LDK-ja që ndahet në dy periudha historike, edhe rugovizmi ndahet në dy etapa.
Sikurse dallimi mes LDK-së rgoviane dhe asaj post-rugoviane që është i madhë
dhe substancial, dallojnë edhe rugovistët e epokes rugoviane me ata të asaj
post-rugoviane.
Secili
duhet të sillet konformë kontributit të dhënë në etapen e caktuar për LDK-në
dhe shtetin e Kosovës në veçanti.
Kur
është themeluar LDK-ja, Vjosa Osmani ka qenë vetëm 7 vjeçare, dhe si duket
rugovizmin e ka ndjerë në shpirtë vetëm pas emërimit si këshilltare në zyrën e
presidentit Fatmir Sejdiu.
Shihet
qartë se zonjes Vjosa Osmani i duhet kohë për t'u kalitur si politikane, e aq
më tepër për t'u brumosur mirë me filozofi politike rugoviane.
Një
çasje pak më pragmatike e Vjosa Osmanit, do të bënte që ajo të fuqizohej akoma
më shumë në elektorat për marrjen e besimit në drejtimin e LDK-së.
Ashtu
sikurse Albin Kurti që bëri "hopa" pa e kapërcyer ylberin, edhe Vjosa
Osmani bëri "salto mortale" me pozicionimin e gabuar politik përkrah
kundërshtarëve më të mëdhenjë të filozofisë politike rugoviane.