Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fritz Radovani: Kujtoj... të paharrueshmin historian...

| E diele, 12.07.2020, 12:58 PM |


Nga Fritz RADOVANI

Kujtoj…Sot, mbas pak vjetësh:

Të paharrueshmin historian...

“Patër Gjergj FISHTA kundra errësirës”...(Botue 2013)

Fishta është autor i gjithsej 37 botimeve letrare, emri i tij është lidhur në mënyrë të pashlyeshme me një vepër të vetme, madje me një nga krijimet më mahnitëse në mbarë historinë e letërsisë shqiptare, që Nobert Jokli në Enciklopedin e Madhe Gjermane e ka quajtur: “Kënga e këngës së Ballkanit” “LAHUTA E MALCISË”, Shkodër 1937. Ajo është një poemë epike historike me 15.613 vargje që vë në qendër luftën për autonomi e pavarësi, në veçanti, ngjarjet e historisë së Shqipërisë së Veriut nga 1858 deri në vitin 1913. At Gjergj Fishta është një nga burrat e shquar të Rilindjes sonë kombëtare dhe shprehës i ideve demokratike në gjysmën e parë të shekullit XX. Sado që gjatë sundimit komunist u bënë përpjekje që veprën e Fishtes ta mbulonte errësira, jehona u ndie më e fuqishme.

Shkundu pluhnit, pra, Shqypni,/ Ngrehe ballin si mbretneshë,/             Pse me djelm, qi ngrof ti n’gji /Nuk mund t’quhesh, jo, robneshë… Vargje të tilla optimiste në ndërgjegjen e të rinjve shqiptarë, mbajtën gjallë ndjenjën e kombit dhe të lirisë, shpresën e besimin për shpëtim.

Me 1941 shkrimtari i shquar Karl Gurakuqi do të shkruante: “Fishta i la nder gjithkund emnit Shqiptar. Jo vetëm bota shqiptare e naltoi edhe për së gjalli tue i dhanë titullin “Poeti Kombëtar”. I nderuar lexues, solla këtu dy shembuj që përfaqësojnë dy botë të ndryshme.

Nga Prof. Mark Gurakuqi. Fishta i kundër vihet shpifësit sërb Vlladan Gjorgjeviçit: “Kur sllavët erdhën nga shpellat e Uralit, shqiptarët e kishin kryer ciklin dy mijë vjeçar të qytetërimit të lashtë”. Dhe më tej, “Kombi i Dioklecianit, i filozofit Julian, i Justinianit, një komb i cili kish një qytetari të tij kur gjysh stërgjyshët e francezëve e anglezëve visheshin me lëkurë bualli e rrinin të futur në shpella”.

“Një nënë. U llahtaris natën në endër. Djalin e saj të arestuar e kishin dënuar me vdekje në Tiranë. Kjo vrapon te At Fishta duke qarë dhe lebetitur dhe i tregon ëndrrën, nga Zoti dhe ti kërkoj derman!

Nesër do të shkoj në Tiranë, i tha Fishta. Hyn në zyrën e Ministrit të Punëve të Mbrëdëshme. O Patër, i tha Abdurahman Krosi. Ju shumë vetave u keni futur bishta dhe ua keni nxjerrë, pa më futni dhe mua një bisht. Po, i tha At Fishta, “Lalë Kros, o Lalë Kros, / Vetë shkruan vetë vulos, / dhe as kush nuk të thotë mos. Dhe tani firmos – vulos.., duke i venë letrën përpara. Fishta kthehet me djalin në Shkodër”.`

Ramis Alia thotë: “Ne vetë do të arrijmë që nga klasa komuniste të krijojmë klasën kapitaliste, e cila do të na përjetësojë në pushtetin politik të së ardhmes.” Kështu krijoi partitë dhe vendosi komunistë më besnikë në krye të tyre, që vazhdojnë ta mbajnë fort edhe në këtë tranzicion makabër duke e lënë në errësirë. Me të drejtë Agim Dishnica, te Gazeta “Dielli”, “Falcifikatorët…”, 2011, shpreh: “Të fshirë nga faqet e kësaj historie antikombëtare, bashkëkombasit e paharruar: Gjergj Fishta, Faik Konica, Fan S. Noli, Ernest Koliqi, Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Viçenc Prenushi, Benardin Palaj, Donat Kurti etj.”Fishta ështe mbrojtësi më i fortë i të drejtave të kombit Shqiptar, këte pasqyron Kënga e këngës Ballkanit,“Lahuta e Malcis”: “...Po, por nesër, me ndihmë të Zotit,

/Mbrendë i huej ma s’do të shklasë/Do t’a bajm prap Shqipni t’lirë”...

====================

Shenim F.R: Prof. Rasimi asht le në Çamëri, e ka studjue në Beograd. Ky shkrim tregon se Prof. Rasim Bebo, ishte Atdhetar në zemer e n’shpirtë!

Melbourne, 11 Korrik 2020.