| E premte, 10.07.2020, 08:00 PM |
Nga Fritz RADOVANI:
VIRUSI PYET
PO KET A
E DINI
“AS T’VDEKUN
S’JU LA RAHAT!”
PROF.
ERNEST KOLIQI PROF. MARTIN CAMAJ
(1903
– 1975) (1925 – 1992)
Virusi
thotë: “Merrni vesht: ‘Rilindja’ asht koha ime !..
Unë
vras ke dishroj.., të gjallë e të vdekun... Kedo që due unë!
Kam
vra e pre edhe 100 vjetë perpara ke deshta unë! Jo, ju!
Keni
harrue?! Harroni po deshët!.. Do t’ ua kujtoj të gjitha...
Nuk
e kuptoni ju, se “Dosjet e sigurimit të shtetit t’ Everit, janë në selinë time?
Si kujtuet ju, se do t’ju la rahat se vdiqët?.. – Jo, jo!..Atëherë ku me shkue
“Partia ime”? “Heronjtë e PPSH” s’ do të guxoni kurrë me i prekë, as qimen e
flokut! Ata edhe atje ku janë, kanë të drejtë me vra, me torturue, me pre e me
shpronsue, si t’ ju mbushet kaptina, kjoftë edhe boshe ajo! Pritni, mos u
ngutni ky asht fillimi... Shikoni fotot! Shikoni mirë ata të dy, se ka shumë që
u arratisën dhe i duket se kanë shpetue nga syni im i mprehtë i sigurimit...
Ashtu u ka shkue mendja atyne... Po, synit ‘Tares sim’ nuk i shpetoni dot...
Fillova
me këta dy dhe do të vazhdoj me tjerë... Vdiqën ata që kujtonin se më shpetuen!
Ne studjojmë dosjet e tyne perditë. Nuk do t’ia hapim rrugen atij Pater Fishtës
me të tjerë! Ne jemi tue mendue me zhdukë dhe Migjenin, jo ma ju katalikve...
Prandej
ju fola edhe Gegnishten tuej, që neser mos të më thoni se nuk të kemi marrun
vesht! ‘1972 është varri i juaj. Pikë!”
Akademia
dhe sigurimi sot, kanë vetem një detyrë: “Po e pate ta presin, në mos e paç..,
ta njesin, si Kolqit e Camajt...”
(Pjesë nga fjala e
Virusit në Akademinë e Shkencave – Tiranë, 2020)
Melbourne, 10 Korrik
2020.