| E enjte, 09.07.2020, 06:18 PM |
Ndryshimi nuk vjen me figura sorosiane!
Shkruan:
Florim Zeqa
Ditë
më parë, një mik virtual para se të ikte nga shoqëria më tha, "më mirë
hesht e mos shkruaj asnjë fjalë nëse nuk e mbanë në thumb të kritikës
qeverine"! Deri në këtë nivel ka rënë vetëdija qytetare dhe deri në kete
nivel ka shkuar hipnotizimi i njerëzve nga figurat sorosiane. Kjo vjen për
shkak të premtimeve demagogjike, propagandës mashtruese dhe konceptit populist
të liderëve partiak. Nuk është shqetësues koncepti populist, sa është
shqetësues masiviteti i mbështetësve injorant në popull!
Shteti nuk bëhet me
urrejtje dhe xhelozi
Lider
populist janë ata liderë që akuzojnë të tjerët për shpërdorim të pushtetit dhe
tradhti kombëtare pa e pasur asnjë argument dhe që e paraqesin veten gjithnjë
si prijës shpëtimtar pa e dhënë as kontributin më të vogël personal në funksion
të shtetit dhe në të mirën e qytetarëve. Pra, ata janë liderë egoist që
promovojë veten e tyre para subjektit politik duke u vetëshpallur
"hero" të çkapjes së shtetit dhe ndryshimit virtual, por jo real.
Përformanca
e liderit politik nuk matet me njohuri universale, por me aftësi menaxhuese të
situatave të vështira politike, me tolerancë dhe bashkëpunim me të tjerët,
pragmatizëm politik dhe me dashurinë ndaj shtetit dhe qytetarëve.
Pra,
shteti nuk bëhet me urrejtje dhe xhelozi, por me tolerancë e dashuri.
Diçka e panatyrshme dhe
e pazakont është duke ndodhur me ne
Ne
si popull, nga kohët e lashta e kemi traditë të unifikohemi në kohë krizash
politike dhe fatëkqësish natyrore.
Përderisa
të gjitha shtetet dhe kombet e botës i kanë unifikuar veprimet në përballje me
pandeminë, ne më të "mençurit" e botës po e shfrytëzojmë krizën
botërore të pandemisë për llogari personale të pushtetit.
Asnjërit
subjekt politik në Kosovë nuk është duke i interesuar fati i popullatës në kohë
pandemie.
Partitë
politike opozitare më shumë janë duke e dëmtuar qytetarin duke e sulmuar
qeverinë me abuzimin e situatës pandemike, duke e kundërshtuar çdo nismë të
qeverisë në luftimin e pandemisë. Kjo sjellje e papërgjegjshme e partive
opozitare është duke e komplikuar situatën dhe rënduar jetën e qytetarëve.
Ndryshimi nuk vjen nga
këto forca politike
Të
gjitha partitë politike pa dallim, e dëshmuan veten në qeverisjen e vendit dhe
i kanë "meritat" e përbashkëta që e sjellën popullin në këtë gjendje
të pashpresë ku është sot.
Si
të tilla çfarë janë, asnjëra nga partitë politike nuk paraqesin shpresë për
ndryshim. Nuk mund të paraqet shpresë për ndryshim një subjekt politik me
figura të ricikluara dhe të dështuara politike, nuk mund ta ç'kap shtetin një
subjekt, kur brenda vetes ka multimilionerë të paligjshëm dhe uzurpatorë të
pronave publike dhe shtetërore.
Nuk
mund të jetë shpresë për ndrsyhim një subjekt politik të cilit nuk i dihen
burimet financiare dhe as prejardhja e pasurisë së politikanëve milionerë.
E
aq më tepër, nuk mund të paraqesin shpresë për ndryshim figurat e rekrutuara
nga "sorosët" dhe agjenturat tjera ndërkombëtare.
Alternativa e re
politike, shpresë për ndryshim
Vetëm
dalja në skenë e një force të re politike, do të mund ta kthejë shpresën e qytetarëve për jetë në këtë vend. Është domosdoshmëri e kohës që kjo të ndodhë sa më
parë, në mënyrë që kasta aktuale
politike të largohet nga skena dhe në vend të saj të vie një klasë e re
politike e pakorruptuar nga brenda dhe e pashantazhuar nga forcat e jashtme që
sot e kontrollojnë rendin politik botëror.
Kur
e themë këtë e kam parasysh faktin se të gjitha partitë politike, të cilat
përveq emrit nuk kanë asgjë të përbashkët me të kaluarën e tyre dhe me
interesat jetike të qytetarëve.
Forcave
të jashtme nuk ju intereson fort zhvillimi ekonomik dhe mirëqenja e qytetarëve,
sa ju intereson stabiliteti i brishtë politik, potencialisht i rrezikshëm për të shpërthyer në çdo kohë dhe rrethanë që
ju konvenon atyre për destabilizim.
Mungesa
e alternative të reja dhe të shëndosha politike, ka bërë që këta lider dhe këto parti politike të ndjehen komod në
qeverisjen e vendit dhe në politikbërje në përgjithësi.
Ka
kaluar mbi një dekadë, kur në Kosovë nuk kemi OJQ dhe as shoqëri civile aktive
që monitoron si duhet punën e institucioneve shtetërore.
Të bashkuar në betejen
me "Covid-19"
Tani
kur është përkeqësuar gjendja shëndetësore si pasojë e "Covid-19",
virusët politikë janë vënë në aksion duke manipuluar me situatën alarmante në
vend, duke luajtur me jetët e njerëzore.
Për
gjendjen e rënduar shëndetësore në vend duhet të flasin më shumë se askush
tjetër mjekët, infektologët, virologët, e shumë më pak politikanët, në mënyrë
që populli të filloj të shikojë më qartë në këtë mjegullnajë të krijuar nga
lajmet ditore. Politikanët bëjnë mirë të rrinë në një anë, kur ballafaqohen me
tematika të cilat nuk i njohin dhe t'u lënë hapësirë ekspertëve të kësaj fushe
këshilldhënien për gjendjen e krijuar shëndetësore në vendin tonë.
Betejen
me pandeminë mund ta fitojmë vetëm nëse i respektojmë të gjithë rekomandimet që
vijnë nga ekspertët shëndetësorë, nga ISHKP-ja dhe ministria e shëndetësisë. Në
të kundërtën rrezikojmë të përjetojmë tragjedi kombëtare nga pasojat e
përhapjes enorme të virusit misterioz.