| E merkure, 08.07.2020, 06:12 PM |
Dishepujt komunistë dhe një tufë shkretanësh të mbarsur me ide proletare, nuk ua falin kurrë dashurinë që kanë treguar për kombin, gjuhën shqipe dhe kulturën shqiptare, titanëve si Ernest Koliqi dhe Martin Camaj, ndaj, nga bataku ku janë katandisë, herë pas here tentojnë të hedhin ndonjë grusht baltë mbi ta. Sepse, këta shkretanë, përballë Koliqit e Camajt shohin trashëgiminë e tyre të egër dhe pa kurrfarë kontributi real në kulturën shqiptare. Vërtet, këta të shkretë, sa herë shohin portretet e këtyre dy shkrimtarëve dhe intelektualëve të përkorë e fisnikë, shohin damkat e mëdha të tyre, të paraardhësve të tyre të egër dhe të shkollës ku janë edukuar.
Koliqi
e Camaj qëmoti i kanë tejkaluar hijet e zeza të komunizmit shqiptar dhe pjellës
së tyre proletare, dhe dytë ndritin kulturën shqiptare, me rrezet e veprës së
tyre plot dashuri, jetë, dije dhe estetikë të jashtëzakonshme.