| E diele, 05.07.2020, 09:49 AM |
Unë,
urata jote baba
Kalimthi
ndjeva aromën e dikurshme
një
aromë parfumi që më kujtoi shumëçka,
ndjesia
për ty më shpejtojë të rrahurat e zemrës që të mbante gjallë në mua.
Me
një valëvitje flokësh të merrja, baba,
symbyllurazi
shfletoj kujtimet e fundit,
doja
të të riktheja prapë në zemren time.
Provova
të ndalem dhe t'ia kthej kuptimin ringjalljes tënde, baba.
Bashkë
me flladin e verës pa Ty
mendjehumbur,
ecja e tretur dikah
me
hijen tënde ledhatuesa mbetur kujtim i
gdhendur në mua.
Ti
më mungon, aroma jote prej babai
bashkë
me perqafimin tënd duarhapur
ike
pa e parë lotin tim faqeve të Valës.
Edhe
pse në mua jeton përgjithmonë,
kërkoj
zërin tënd të thërras emrin tim.
Ngushtuar
jam të dëgjoj zërin tënd, baba,
zërin
e ngushëllimit që s'bëzanë më...
Në
ëndërr më thërret i shfaqur engjëllor.
Unë
të pres tek kroi i etjeve për ty, baba,
tek
burimi këngëve të zogjve vajtimtarë,
por
ti nuk ktheve nga visoret parajsore .
Tani,
fjalët tua flenë në mendjen time
skalitur
janë me dashuri për ty, babai im.
01.07.2020
Valbona R. Hadri