| E premte, 03.07.2020, 08:20 PM |
VJEN DIMRI KAH DERA
NGA
KALOSH ÇELIKU
Trokitja
e papritur në derë më zgjoi nga gjumi. E di, se: Nuk është Ajo, E përcolla
Natën. Mund të jetë Xhadia me dy shami lidhur për brezi. Ose, Hojdodolja.
Zgjohem. Përgjumshëm, e hap derën: Është, Shërbyesja e hotelit.
-
Zotëri, keni nevojë edhe për diçka?
-
Jo, i përgjigjem, për asgjë mes këtij bërlloku historik shqiptar.
E
urrej Veten, pse në këto çaste nuk jam as për një gotë raki rrushi. Mos, them:
Dy shtamat me verë të Mikes Di me ferexhenë e zezë, hedhur krahëve. E hap
dritaren, dhe i bërtas Liqenit përtej dallgëve. Matanë, kufirit Shqiptaro -
Shqiptar:
-
O Liqe, jam i Vetmuar! Përtej kufirit, i çmendur... Nuk e di pse, më dukesh si
një shtamë me verë pa dy vegë?! Pakrëndësi, ka Sot: Vera, është e kuqe, apo e
bardhë. Tymeflakë, të ma çojë Kryengritësin nga gjumi, në Luftë për Liri. Nuk
dua, se: Po të dua, për një natë të shterë me fund, në BregLiqe të Drinit Zi.
E
di, ju do të thoni, se: Kaherë ju kemi thënë, është i çmendur. E kanë pushtuar
xhindet pasmesnate, qysh në djep. Lyrekun, natën e kanë hedhur duar më duar mbi
çatia. Majë lisave. Nusja me pashterkë të kuqe, e ka rrahur gjithë natën e
gjatë deri në vdekje. Pak para mëngjesit e ka dhunuar dhe e ka hedhur si një
leckë të përdorur pas dere.
Përsëri.
nuk më besoni si Shkrimtar i publikimit të shkrimeve të mia publicistike në
mjetet e informacionit dhe Libra, edhe para tridhjetë viteve (1992)?! Kohë, e
“ndryshimeve demokratike” politike, kur politikanët tanë të Partive
“Demokratike” Shqiptare me “vëllazërit” i ndanin lugët dhe enët. Dhe, jo:
Shtëpinë. Pasurinë e Babait: Arat, livadhet dhe malet.
Vëllezër
të një Nane dhe Babai, një gjaku. Por, vjen koha: Kur, pasi të martohen dhe
lindin fëmijë: Duhet, edhe të ndahen vëllai me vëllanë?! Ligje, Natyrore. Pse,
atëherë: Shqiptarët dhe “maqedonasit”, nuk mund të ndahen edhe Sotekësajdite,
me gra dhe fëmijë: “Vëllai Vogël” me “Vëllain e Madh”?! “Vëllazërim-bashkimi”,
si ide komuniste, e cila dështoi gjatë pesëdhjetë viteve në praktikë. Edhe, ky
“vëllazërim-bashkim” si ide Neokomuniste, dështoi gjatë këtyre tridhjetë viteve si “vëllezër” në një Shtet
të “përbashkët”. “Vëllezërit”, nuk duan të jetojnë në një Shtëpi të përbashkët
me shqiptarët. Edhe, unë pajtohem me vendimin e tyre Natyror. Nuk e them Unë,
si shkrimtar: E thanë, më në fund dy liderët e Partive Politike “Maqedonase” më
të madha në Maqedoninë e Veriut: Zaevi,
“Shpëtimtari” i shqiptarëve dhe Mickovski (LSDM dhe BMRO-DPMNE) para kamerave
televizive në debate parazgjedhore. Po, të jetë nevoja pas zgjedhjeve
parlamentare (15 korrik 2020): Njëri - tjetrit t’i huazojnë edhe disa deputetë
në themelimin e Qeverisë. Vetëm e vetëm, që “Kryeministri i parë shqiptar”,
edhepse vjen nga shkollat dhe strehimet e “vëllazërimit-bashkimit” jugosllav,
të mos jetë me etiketën në ballë - shqiptar?! Punemadhe. Shqiptarëve, sipas
Meje: Edhe, nuk u duhet një “Kryeministër Shqiptar”, në një kusi me ujë kënete
komuniste, kur vlon dhe derdhet me vite mbi zjarr. Shqiptarët, kanë pasur edhe
Kryetar Shteti të Jugosllavisë Komuniste (Sinan Hasani), dhe plotë poste
politike edhe me më shumë përgjegjësi partiake, sesa të Sotmit Neokomunistë në
Qeverinë e Maqedonisë Veriut. Edhe ushtarake, edhe policore. Nuk është ky
problemi kryesor politik mes “vëllwzërve”, por është “vëllazërim-bashkimi” i
rrejshëm me shekuj.
Atëherë,
Veten e paqit në qafë. Unë, kam problem edhe me macen time Xhadinë, e cila ka
lindur në dhomën time të fjetjes. Edhe, fëmijtë e saj: I Lindi në dhomëm time
të fjetjes, për të cilat ajo ka besim në Mua, dhe kujdesem edhe Unë.
Vetëm,
mund t`ua hap Derën e Madhe të Shtëpisë Shqiptare. Qofshi miq, apo armiq.
Dritaren e keni të hapur krah më krah. Oxhaku nuk ju duhet, se: Nuk jeni fis
kaçakësh. Frika u ka hyrë në bark deri në palcë... Frika... Frika… Frika…
Edhe
ditën.
Edhe
natën.
Mëngjesin
me Diell në shtrat, dhe Hënën e plotë mbi mal, e keni Larg me vite... Vite...
Dhe, vite… Dielli, e ka humbur rrugën shkurreve, pas Malit Çelëvjollcë, në
Kërçovë. Yjet, nuk ju bëjnë dritë. Hëna i ka shti në një thes dhe i ka nxjerrë
t`i shes “toptan” edhe pa pare “patriotët kuqezi”, shqiptar në “Bit-Pazar.”
Dexhalli me trumbeta u pri sokaqeve në Shkup, duke ua vënë nga një vulë në
ballë si adhuruesë të muzikave me trumbeta të Xhadisë. Edhe, në këto zgjedhje
të parakohshme dhe të “lira demokratike”, dilni të përçarë kokë më vete me
marrëzira politike partiake: Njëra parti politike, me “kryeminstri për herë të
parë shqiptar”. Tjetra, me slloganin: “Vjen vera ka dera”, dhe kërkon postin e
zv/ kryeministrit shqiptar. Hi-hii-hiii. Poste, deri më tani që i kanë pasur
Partitë Politike Shqiptare me bollëk. “Besa”, martohet me “Vëllain e Madh” të
na pjellë kopila, dhe natën të na i lë pas dere si “shqiptarë”. Asnjëra Parti
Politike Shqiptare, në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare (2020), nuk
del me kërkesën politike Natyrore Parlament Dydhomësh: Maqedonisë Veriut
(“maqedonasit”), dhe Maqedonisë Perendimore (shqiptarët). Shteti i
“përbashkët”, të ndahet mes dy popujve shumicë: Shqiptarëve dhe “maqedonasëve”.
Ose, me slloganin partiak politik të Ditës Nesërme: Vjen Dimri kah dera.
E
këtyre marrëzirave partiake të partive politike, me këmbët dhe trutë në legen:
Askush, nuk u beson Sot, përveç Xhadisë me dy shami lidhur për brezi. Ajo para
se të më përcjellë në Shpellë (Shtëpinë Publike), më tha: Të kanë bërë magji,
që të të duket e ftohtë Shtëpia… Gruaja… Fëmijët me djepa… Vështirë e kam të
gjej ndonjë hoxhë me nam për hajmali. Yt At, i provoi të gjithë hoxhallarët në
Kërçovë. Edhe, në Gostivar. Tetovë e Shkup. Nëna yte, me prejardhje nga familje
hoxhallarësh, nuk la mollë e dardhë pa larë nëpër hoxhallarët e dëgjuar që
kishin studjuar edhe në Kajro, dhe kishin doktoruar atje, në mesin e librave,
afër Allahut.
Ditë
për ditë, njëri pas tjetrit hiqnin dorë. Nuk e zënë dot magjitë, i thanë më në
fund me inatë Nanës dhe Babait. Nuk lamë hajmali pa i varë përqafe. Ndonjëra, i
zvarritej si këmborë dashi edhe deri në fund të këmbëve, por kotë pasmesnate.
Të gjorët prindër, sa të patën dashur, dhe hoqën gjithë jetën me ty, duke të
shkruar e kënduar hajamali nëpër hoxhallarë. Fallxhesha (Hojdodolja), duke të
shkrirë plumb në një enë me ujë dhe eshtra të vdekurish. Vetëm, unë nuk heq
dorë, tha Gruaja ime besnike me dy shami lidhur për brezi. Mos, harro: Edhe, unë
vij nga familje hoxhallarësh! Gjyshi im, si Hoxhë Rumunie dhe mik shtëpie i
Asdrenit në Bukuresht, asaj kohe për së gjalli e ka vizituar Kërçovën me
katunde. Edhe: Ka punuar gjithë jetën si hoxhë shqiptar pa çallmë turku, me
kësulën e bardhë të Bajram Currit, në fshatrat e Strugës dhe Kërçovës. Edhe,
pse: Kohën e fundit Ti, e ke “mik” Hoxhën e Shkupit me pantollona të shkurtëra
me dy-tri kësula nën setre. I arratisur, dhe dalldisur pas partive politike, që
një ditë me shpresë se do të bëhet edhe Kryetar i ndonjë Partie Politike
Shqiptare.
Dhe,
flitet me të madhe në Shtëpinë Publike, se: Ty, nuk të zë asnjë hajmali e
hoxhallarëve me “Din e Iman”, në xhami. Pamarrë, parasysh: Që, dy herë me radhë
ta kanë djegur Shtëpinë. “Xhipin”, pasmesnate para dritareve. Sulmet fizike,
mesdite. Që, edhe sot e kësaj dite, ende
nuk i kanë zbardhur kriminelët. Përinatë, unë do të ta varë një hajmali
përqafe, deri në fund të këmbëve. Ndoshta, më në fund: I heq hajmalitë e
hoxhallarëve shqiptar, që i mbanë përqafe nateditë: Atë, të Skënderbeut
(Shqiponjën Dykrenare, dhe Babashehut Llagjeve që ta shpëtoi Jetën). Dhashtë
Zoti Madh, edhe kjo hakmali nuk të zë në Shkupin Shqiptar! Vetëm, pak besoj në
një gjë të këtillë mes “Bit-Pazarit” me Ferexhenë e zezë krahëve. E kam kënduar
te Xhamia e madhe në Shkup, te një kryehoxhë që tha pas faljes të “Bajramit”
para kamerave televizive: “Koronavirusi, ka vdekur! Është i njohur si shërues i
grave shterpa an? e mban? Atdheut, në Tyrbe. Prandaj, edhe Zoti e shpërbleu me
nje Melaqe njëzetëvjeçare.
E
ke kot oj grua, i them me ironi. Habitem, Sesi: Nuk të mbushet medja se, mua
nuk më zënë hajmalitë e hoxhallarëve, po të grave. Megjithatë, të forta janë
ato sukuj nën jastëk. Një Zot e di se, ku i kanë futur në shtrat, te hambarët,
në mesin e librave, apo nën Pragun e Shtëpisë. Hoxhallarët e provuan veten si
profetë: Nuk lanë Kur’an e Divan pa çfletuar nëpër rafte. Kohën e fundit, edhe
në mjetet e varura e të “pavarura” propagandistike partiake: Gazeta e portale
elektronike. Propagandat e tyre partiake, e përfunduan fushatën parazgjedhore
politike-“fetare” me nga një hajmali ose, mollë të kuqe partiake. Radhën, siç
duket: Tashti, e ka ndonjë Hoxhicë Shqiptare. Vetëm ajo ndodh të m`i përzë
xhindet, të më shpëtojë nga magjitë partiake.
-
Hi-hi-hiii... Qeshi, Xhadia ime, me dy shami lidhur për brezi. Megjithatë, Unë
si duket me siguri një ditë do të t`i përzë magjitë: Matan?, Pragut Shtëpisë.
I
thashë: Vjen, Dimri kah dera…