| E marte, 30.06.2020, 09:22 PM |
PORDHA E “XHENAZES”
NGA
KALOSH ÇELIKU
E
mora Veten në shpinë, dhe e nxorra matanë BregLumit Zajazit. Përtej, kaçakëve
të Maleve. Bragut, dhe dhiareve kaçakëve Drenovës. Ngadalë, e shkarkova nën hije,
Shelg Breglumi të Drinit Zi. Njerën dorë ia qita nën kokë si jastëk. Tjetrën, Penën
me Dy tyta në brez të Babait. Struken e tij, ia hudha mbulesë mbi kokë. Tri
netë, e Tri ditë fjeta nën Qiellin e hapur me yje dhe Hënë mbi Mal. Të Nesërmen,
u ngrita dhe iu kacavjerra Rrapit me degë e gjethe në “Bit-Pazar” të Shkupit
Shqiptar. Majëmali, e hoqa struken e Babait arnë përmbi arnë. Dhe, i futa edhe
një sy gjumë mesdite, nën Rrap. Herët, kur u zgjova mes Ngjarjeve Historike
Shqiptare, përsëri u shtriva nën hije Rrapi me degët mbi kokë, në “Bit-Pazar”: Një
Ibrik me raki rrushi, dhe Dy shtama me verë të Mikes Di “hallall”, me ferexhenë
e zezë hedhur krahëve.
Edhe,
gjatë kësaj fushate parazgjedhore parlamentare për pushtet argati (kryemistër
shqiptar): I nxorra mbi tavolinë rraçet
e Luftës heroike me vite kokë më kokë, dhe flakë më flakë, mes këmbëve. E
shtrova në Sofrën Shqiptare, edhe një copë buke misëri nga janxhëku i lëkurës
Ogiçit me arna maleve. Fyellin, e Bariut. “Nagëntin” e Babait, me nëntë fishekë
në arkë, dhe një në gojë në rastë rreziku. Edhe, një copë djathi që ma kishin
dhënë Çobanët e Sharrit Plak, ta kem rrugës Roje. E mbusha plotë barkun si
lodër turku me tollumba. Mos, them: Edhe, me “shlihovicë” serbi, sipas Hoxhës
Allahut.
Matanë
rrugës, e pash Nusen me pashterkë të kuqe (Hojdodolen) me ringëla-xhingëla,
sesi: Dikur, përmes Qytetit të Kërçovës, në kohën komuniste e tërhiqte veten
zvarrë nëpër sokaqet e Qytettit të kaçakëve Malit. Sot, mes “Bit-Pazarit”: Krah për krahu me Dexhallin
me trurmbeta, në mes të Shkupit Shqiptar, heq vallen popullore me dajre. Ebu
Xha Ferrin, nuk e kishte marrë me vete, Rrugës për në Baba Tomorr (Malin e Perëndive)
mbi Çelvjollcë, me siguri e kishin rrokullisur në ndonjë shtrat partiak, në
Shtëpinë Publike me “Din e Iman”. Nuk prish punë kjo, për këtë shpërblim
publicistik në mjetet e informacionit partiake, po t’i shohim Listat e partive politike me propozimet
për “kryeministër shqiptar”, dhe deputetë të “popullit” për Ditën e Nesërme?! Shumica
partizanë partiak, Dje: Të Partisë Komuniste, Sot të asaj Neokomuniste.
Fundekrye, të shkolluar dhe punësuar nëpër institucione partiake kumuniste
jugosllave. Shumicën, të shpërblyer edhe me Çmime partiake në Shtetin e
“përbashkët”. Nuk prish punë, e kishte me vete Haxhicën e Facebookut
(Hojdodolen). E tërhiqte pas vetes, ku ta di Unë në ndonjë xhami me flamuj
turko-arab në minaret e xhamive shqiptare. Hoxha i Allahut, i priste para dere.
Ruana
Zot. nëse je Shqiptar!... Amin!...
Hoxha
i Allahut i priste para derës të xhamisë me “dezeninfektues” Qeveritar (jo raki
rrusji), dhe Nuse të Re, në kohë Pandemie. Edhe, para kamerave televizive Ditën
e ”Bajramit” tha, se: “Koronavirusi ka vdekur”. “Analistët” partiak, nga
xhelozia iu sulën me reagime, jo për shkak të Koronavirusit që e shpalli të
vdekur Hoxha i Allahut, por Nuses Re. E shkarkuan nga posti i Kryetarit të BFI
-së. Punemadhe. Çka të duhet një post i tillë dhe i korruptuar partiak komunist
me vite, kur në shtëpi e ke një Nuse të
re me Duvak mbi kokë nëpër Lëmë. Ferexhenë e zezë, hedhur krahëve nëpër
“Bit-Pazar”. Shkupin Historik të Shqiptarëve.
Shpëtona,
o Zot nga Dexhalli me trumbeta nëpër
“Bit-Pazar”! Shkup... Nëse, je Shqiptar me “Din e Iman”! Ose, kryq në Ballë. E,
përqafe. Amen...
Nana ime e ndjerë, rrëzë
Çuke
E zgjidhte Dashin me
brirë:
Hundën e madhe, na
Rroçkodan.
Thonte, se: Është
mashkullor
Për kopenë, nga soji:
Pasardhës.
Lindë qëngja: Dele, dhe
Desh
Me brirët: Vesh më vesh.
Livadh.
E, Unë, edhe Sot: Nën
Rrap. Hije
E kam vështirë ta zgjedh
Nusen:
Burrat, e partive
politke. Argatë
Që, m’i pjellë Buça në
Lëmë
Natën: Kopila, m’ i lë
pas porte.
Dhe, m’i ndërsen pas
shpine:
Lehin tinëz. Atdheut, në
Katund...
-
Eh, ore burrë ta dish sa të dua! Natën, shpeshëherë zgjohem nga gjumi: Dhe, shoh ëndërr, a merr frymë ende
në shtrat, apo ke vdekur?!
-
Epo, mir? oj Grua! Edhe, Unë të dua!...
-
E di. Ama, unë të dua më shumë...
-
Dihet. Megjithatë, edhe Unë të dua!...
-
Eh, si jeni edhe ju burrat e Çukës Ilire Dardane. Gurit Zi, mbi Katund?!
Vështirë, u besoni Grave besnike me Dy shami lidhur për brezi.
-
Jo, oj Grua besnike. Edhe, Unë jam si burrat tjerë të Katundit... E sidomos, si
ata të Çukës Ilire. Aqmëpak, të Gurit Zi mbi Katund, ku e kalova fëmijërinë.
-
Budallai. Mos do të thuash, se: Je, me brekë mbi pantollona?!
-
Jo, gjithë jetën. Sot, jam pa brekë... Hi-hi-hiii... Qesha.
Burri
i botës, për inatë: Nuk priti më, po u ngritë dhe e rrëzoi në kokërr të
shpinës, qilimin me këmbë arushe të Nanës Zajazit, endur në Katund. E paloi sa
gjërë gjatë, dhe e bëri bythekrye. E rrotulloi në një krah, edhe nga prapa duke
u mbajtur me të dy duart, Dy shtamave me veg? (verë), që të mos rrëzohet në
kokërr të shpinës, mes bereqetit Madh. Përçudi, si nuk i mbeti në dorë. Nesër,
ta akuzojnë për krime lufte, përcjellin në Hagë. Edhe njëherë për inatë, e
rrotulloi në krahun tjetër në shtratin e Babait: Dhe, e përmblodhi me gjithë
bereqetin partiak nën zgjedhë, si bujku pllugun në arë, rrëzë Çukës Dardane. Atëherë,
i hudhi hebet e malësorit në krah, donte ta flukë farën e misërit arave. Në
dhomën me libra, ra tërmet.
Oh,
ooh, oooh... më fortë... më foortë... më fooortë... Edhe pak... Edhe paak...
Edhe paaak... Më pëshpëritë, në vesh... Oooh, ashtu... Ashtu... Ashtuuu...
Dikur, Ajo (Hojdoloja) filloi t`i hajë çarshafët me dhëmbë... Përdridhet si
bollë shullani... U çmendë...
Pasmesnate,
e hipi para Gjokut Pullali Shqiptar, dhe fluturoi mbi Liqe. Matanë Drinit Zi,
pas shtatë maleve me pak frymë, mezi e zbriti në tokë, si Meleqe të “Allahut”. Mos,
them: Mes dallgëve të tërbuara, në liqe. E kaluan Lumin e Drinit Zi, dhe pranë një
burimi: U ulën nën Rrap. Hije. I nxorri Dy shtamat me verë të Mikes Di
“hallall”. Dhe, pasi i shteri me fund, u shtri për një sy gjumë. Ditën e Nesërme.
Liria, ende Larg.
Të
Nesërmen, e vazhduan rrugën maleve Grykës Radikës. Nën një mal, mes disa
dhiareve: Miken, e rrokën xhindet. Dhe, nuk e lëshuan Grykës të Radikës, mes
lisave deri në Shkup. Përpak, mes maleve desh e la vetëm si qyqe... Volli, nga
inati në mes të rrugës malore...
Edhe
njëherë e shaluan me të katra Gjokun Pullali me shalë mes maleve. Dhe, dikur
para Agimit: Kur, Qyteti i qyqeve, ende kotej në endërra parazgjedhore
(“fitore”), mu në hyrje të “Sarajit” Shkupit, bënë Paqe. U dorëzua. E thirri
edhe njëherë Natën e Madhe. U çmendë, mes maleve... E pushtuan Shkupin Shqiptar
në gjumë.
O
Imzot, pas Tri netëve të çmendura: U arratisë në një xhami turko-arabe. Dhe, që
andej: Nga minarja e xhamisë fluturoi në Qiell. E di, se: Nuk do të më besoni,
kur do t`ju them se një ditë do të kthehet nën Rrap me dy shtamba verë “hallallall”, n? “Bit-Pazar”. Shkup. Përsëri,
do të pinë me Dy shtama verë “hallall” nën Rrap. Dhe, do ta zbresin nga Rrapi Historik
armën (Penën me Dy tyta) nga dega e Rrapit Historik. Shkrepin, pas Dexhallit me
trumbeta nëpër “Bit-Pazr”. Fishekun do t`ia shti në gojë, dhe do t`i vë pusi
Natës Madhe në Shkupin e Shqiptarëve:
Të mjerët, Thonë: Se,
Iku Mikja Di
Nuk e dinë, se: Ende,
është gjallë:
Shtrat, me Mua. Edhe,
përtej Vdekjes
Shtëpisë publike, jeton
mes Librave.
Të mjerët.
Thonë se, kam mbetur
Vetëm
E, nuk e dinë se Mua
Natën:
Më pëlqen Errësira. Vetmia...
Dhe, Hëna kulaç mbi
Rrap…
Eh,
ore burrë ta dish sa të dua!... Edhe nata pa ty më duket e zbrazët...
-
Mirë, oj grua... Mirë... Gëzohem... E di... Megjithatë!... Edhe, Unë të dua!...
-
Jo! Jo, ti nuk më do sa të dua unë...
Burrit,
më i erdhi deri në fyt kjo Dashuri e madhe. Vendosi ta provojë dashurinë e
Gruas besnike. Një ditë, pasi priti në kojshi të bëhet dasëm me shtatë palë
lodra (nuk e kam fjalën për fushatën parazgjedhore të Partive Politike Shqiptare:
“Kryeminstër Shqiptar”), u shtri në shtrat.
-
Oh, vdiqa... O burrë, vdiqa... Vdiqa…
Gruaja
besnike, filloi të qajë... Derdhi lotë mbi shtrat...
-
Aman, ore burrë, mos vdis k?t? dit? të zezë! Ç`do të bëj unë e mjera pa ty,
kërcuna. Oh, qyqja unë e mjera ç`më gjeti, dhe filloi ta gërvish fytyrën me
thonj... Shkuli flokët...
Dhe,
burri i Gruas besnike, vdiq atë Natë...
Atë
natë, siç u thashë edhe më lartë, në këtë shkrim publicistik: Në kojshi, bëhej
një dasëm e madhe me shtatë palë lodra. Cingana. E, dajre. Gruaja si merakçije
që ishte pas burrave të botës (vëllezërve), vendosi të shkojë në dasëm të
kojshive, po kujt t`ia lente “xhenazen”?! Iu kujtua, e thirri një plakë dhe u
bënë pazar për dy shtëllunga leshi...
Gruaja
besnike, pasi u vesh mirë e mirë me këmishë mëndafshi, jelek me pare, dhe
pashterkë të kuqe me pala, para se të shkojë në Dasëm: Vendosi, t’i vizitojë
para kamerave televizive, edhe varret e parardhësve partiak të “vëllazërim-bashkimit”.
Në këtë fushatë parazgjedhore: Një kurorë me lule, vëndosi mbi varrin e “Vëllait”
Madh, dhe një tjetër mbi Rrufjanin. Edhe, atë: Përderisa, Plaka e ruante “xhenazen”.
Dikur, Plak?s: Nuk e di sesi, i ikën sytë në tavan. E pa një pastërmë deleje. E
mori një shkam, dhe hipi të pres me thik? një copë pastërma. Po, i rrëshqiti
shkami dhe bythekrye u rrëzua mbi “xhenaze”.
Tëëërrt...
Pordhi, “xhenazja”...
Plaka
u trembë. Vallë, a pordhë “xhenazja”?! Patjetër, do të shkoj ta pyes Nusen me
pashterkë të kuqe. Nusja, në atë moment e hiqte vallen popullore me shami, dhe
këndonte këngë “patriotike” me dajre. Plaka, iu afrua ngadalë dhe i pëshpëriti
në vesh:
-
Nuse, a pordhë “xhenazja”?!
Nusja
duke e hequr vallen me shami, pa e ndalë këngën “patriotike” iu përgjigj?:
Pordhë, moj nane
si nuk pordhe -ooo...
Plaka,
pasi u sigurua nga premtimi, u kthye përsëri te “xhenazja”. E preu, edhe një
copë pastërmë deleje. Kësaj radhe, nuk i rrëshqiti këmba nga shkami. Nuk
pordhi, “xhenazja”. Dyshimi, përsëri iu ngatërrua në kokë Nuk ishte e sigurtë me shtëllungat e leshit.
Ndodhë, Nusja me pashterkë të kuqe të më mashtrojë, nuk do t`mi japë shtëllungat
e leshit si shpërblim. Edhe njëherë, vendosi të shkojë ta pyesë Nusen mes grave
në valle për shtëllungat e leshit.
Nusja,
ende e hiqte vallen dhe këngën “patriotike”. Plaka, ngadalë i tha te veshi:
-
Nuse, po shtëllungat e leshit, a do t`mi jap?sh pas Dasm?s madhe në Katund?
Në t`i jape, moj nane
Si s`ti jape -ooo...
Dasma
mori fund, në Katund. Nusja u kthye në shtëpi te “xhenazja”. Plaka, i mori
shtëllungat e leshit, shpërblimin e Nuses me pashterkë të kuqe. Po, “xhenazja”
që pordhi?! Eh, “xhenazja” që pordhi: U ngritë nga shtrati me nëntë plagë si
Gjergj Elez Alia, Motrën ta shpëtojë nga Bajlozi i Zi. Plagën e dhjetë, pritet
ta marrë në këtë fushatë parazgjedhore. Dhe, e përqafoi Gruan besnike me të
dyja duart përqafe. Edhe, e puthi Xhadinë plotë dashuri në të të dyjat faqet,
edhe në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Hë,
çka nuk e keni të qartë në këtë shkrim publicistik?! Xhadia, gjatë këtyre
viteve martese me “Vëllain” e Madh: Vërtetë, e kishte dashur burrin?! E do, edhe
sotekësajdite: Para fushatave parazgjedhore lokale dhe parlamentare për pushtet
argati, në Shtëpinë Publike. Edhe ju, nëse nuk u besoni grave besnike, provoni
të vdisni një ditë Dasme në Katund me dajre dhe shtatë palë lodra. Frikë keni,
mos u shkojnë gratë e juaja besnike në dasëm, ë?! Punemadhe, le ta heqin vallen
me dajre e lodra. Cop? - cop? le t’i b?jn? dajret. Gjithë natën e gjatë, le të
këndojnë këngë “patriotike” me shqiponjën dykrenare “kuqezi” te bytha. Dimia.
“Xhenazet” tuaja, ndoshta: Nuk pordhin, në Katund... Hi-hii-hiii...