| E diele, 28.06.2020, 10:20 AM |
DREJTËSIA SI PERSPEKTIVË DHE MORAL
Nga
Xhemal Ahmeti
I
urti e urren çdo lloj lufte, ngase çdonjëra prej tyre për fundament ka krimin
ndaj jetës. Ashtu siç e urren racizmin, diskriminimin dhe çdo lloj shtypjeje.
Por kur ato ndodhin ai në vend të së drejtës për jetë [të dinjitetshme të
qenies] - me të cilën e mat dhe gjykon çdo veprim -e vë drejtësinë [ndryshe nuk
mbrohet viktima]. Pra në vend të vdekjes e lufton vdekjen e dytë: Padrejtësinë!
Është e padrejtë të gjykosh mbrojtësit e viktimave në favor të dorasve. Kêshtu
e thotë çdo dije a moral i kësaj bote. Nëse bëhet gjykimi i individëve - për
shkelje të rregullave të luftës sipas konventave, ngase nuk ishte lufte
qytetare apo gjendje me sundim ligji koha e gjenocidit serb, siç e trajtojnë
gabimisht gjykatat -, atëherë duhet të gjykohen dhe të vrarêt [civilët sidomos,
pse i vranë pikerisht disa - 100?! - e jo tjerët, parasëgjithash kush ishin ata
konkretisht?] në kushte lufte si dhe i të gjithëve përherë duke u nis nga
dallimi se kush ishte agresori e kush ai në mbrojtje e për tu mbrojtur. E
shihni pse mbrojtja e UÇK- së është çêshtje puro-etike e të urtit dhe s'ka të
bëjë apriori me ndonjë izëm tjetër? Çdo kompromis për ta përgënjeshtruar këtë
tezë êshtë kamuflim i thelbit pêr interesa ...