| E premte, 26.06.2020, 11:47 AM |
Një vështrim modest kushtuar poezisë së Shukrije Gashit
ZËRI I ARSYES PËR T'I
KËNDUAR DHIMBJES
Qëmoti,
mes thirrmave të njeiut përi Liri dhe krrokamave ogurzeza të sorrava mbi
Dardani, shfaqej zëri i një zonje veçane, e cila në format ndër më të ndryshmet
rrahu kambanat e ndryshkura kohësh, për ta kuptuar shurdhimën e ngulfatur në
arzën e fytit të fjalës shqip. Kjo pra, poetja, veprimtarja dhe humanistja,
Shukrije Gashi, kësaj radhe na shfaqet në vokacionin e poeteshës, e cila ngul
fjalën aty ku ngjizet gjaku i humbur, për ta fashuar plagën kolektive të veshur
me zërin e arsyes për t'i kënduar dhimbjes.
Shkruan:
Remzi Limani
Në
poezinë e zonjës, Shukrije Gashi, padyshim, gravura të kohës të gdhendura
kohëve të ecjeve nëpër suferinë kohësh, mbesin fleta gjethesh të shkundura e të
shkruara në kuptimin e rezistencës intelektuale të shfaqur dhe e dalë nga
skenat e trishta mbi tokën e Arbrit, bijtë e së cilës jemi ne lexuesit së bashku
me poeteshën respektive, Gashi. Mbi këtë katrahurë kohe, nën kthetrat e
bajlozit, poetja mbrehë lapsin e thyer, për të shënuar kronikën e një kohe të
vrarë, pamjet e ngrehinave të rrënuara dhe fluturimin e zogjve fshirë nga
qielli i saj. Në vjershërimet e zonjës së nderuar, ajo na flet për qëndresën
dhe pjesën e një cohe qiellit prej gjaku, ndër më e kuqja në Gadishullin
Ballkanik. Pra, mbi bazën e përgjakur, mbi trimërinë e vulosur dhe krah burrave
të dëshmuar se ishin frymë e gjallë për ta ngreh kushtrimin, poetja ndërton
botën e saj poetikr, nga e cili nxjerr lotin dhe këngën e dhimbjes tonë duke na
thënë: / N’thërmija pluhuri t’i kapa dhimbjet/Kosovë dje kur shqiponjën ta
vranë me pahirë kalorësit blu/Lidhur n’kërthizën e mëmdheut jam
rritur bashkë me ty shqip/Në konakun e Shaban Jasharit e Zahide (Geci) Jasharit jam veshur sërish me urnën e prindërve t’mi flakë/. Këtu pra, mes të tjerësh, hirin e shpirtit, të sakrificës dhe dashurisë për njerëzit e saj të shpirtit, ajo i sheh si flaka që vishen trupit të saj të mbushur mornica nga kujtimet e trishta.
Së
këndejmi, poetja jonë respektive, nëpër shtjellimet e saj poetike, nuk e lë
anash as dashurinë si proces i një universi veçan por, gjithnjë duke e
inkorporuar në mozaikun e dashurisë për Atdheun dhe Lirinë, sepse, pa këto dy
të parat dhe pa shfaqjen e tyre në sfondin e mendjes së poetës, Gashi - Ajo nuk
mund të ndihet rehat as e kënaqur me botën vetanake dhe në çastin e saj poetik
i nxjerrë këto fjalë:"Ngjeshur në zgurë gjethe vjeshte shpirtrat e
vetmitar janë bashkë përherë me hijen e tyre
të
pazakontë në kohën e mençur as nesër bien në ujdi me muzgun te banaku i
karremit/Në planetën e stërkequr nga dashnia gjithçka kundërmonë pleh/. Pra,
duke shfletuar vargjet e Shukrijes, ne i bindemi fjalës së shkruar nga dora e
saj dhe pamëdyshje, sintetizimi i poetikës, mirëfilli të ngjizur në mendjen e
saj, na jep një pasqyrim të qartë; se poetja posedon një vukabular të pasur
gjuhësor dhe ajo bëri një përgjdhje fjalësh dhe metafarash të kapshme për
lexuesin, me të cilat mrekullisht veshi poezinë e saj të pranueshme në mesin e
vlerave të nxjerra nga mendja prej një krijueseje.