| E marte, 23.06.2020, 12:02 PM |
Ndarja nuk është
zgjidhje!
Shkruan:
Florim Zeqa
Edhe
gjatë periudhës rugoviane, ka pasur tendenca përçarëse për ndarjen e LDK-së,
por falë lidershipit të Ibrahim Rugovës, nismat e tilla janë neutralizuar me
kohë dhe pa u vërejtur shumë në opinionin publik.
Pas
shkuarjes në amshim të liderit historik Ibrahim Rugova, brenda eksponentëve të
lartë të LDK-së u shfaqën ambiciet për marrjen e primatit të drejtimit të
LDK-së.
Historia
e LDK-së ndahet në dy pjesë; LDK-ja rugoviane 23 dhjetor 1989-21.01.2006 dhe
LDK-ja Post-rugoviane pas 21 janarit 2006 e deri në ditët e sotme.
Kuvendi
i parë i LDK-së Post-rugoviane (Kuvendi VI-të), apo siq njihet në opinion si
'kuvendi i karrigeve', e shënon ndarjen e parë dhe më të dhimbshem në historinë
e LDK-së.
Ndarja
e "pushtetit" në Kuvendin e VI-të zgjedhor të LDK-së mes krahut të Fatmir Sejdiut dhe Nexhat
Dacit, përfundoj siq është më së keqi.
Edhe
pse fitorja e ngushtë e Fatmir Sejdiut ndaj Nexhat kishte përfunduar me
shtërngim duarsh mes dy kandidatëve në garë, ndarja e posteve tjera drejtuese
në LDK u bë mollë sherri për shpërthim të dhunës në Kuvend.
Pakënaqësia
e ndarjes së posteve u bë shkas, që "gladiatorët" në Kuvend të
terrorizojnë delegatët e kuvendit me hudhje të karrigeve dhe shpërndarje
grushtash ndaj njëri-tjetrit.
Dhuna në Kuvendin e
VI-të u bë shkas për ndarjen fatale të LDK-së
Menjëhereë
pas punimeve të Kuvendit të VI-të, Akademik Nexhat Daci inicoi themelimin e
partisë së re, me emrim mjaft sinjifikativ dhe tërheqës për elektoratin
"Lidhja Demokratike e Dardanisë" (LDD).
Edhe
përkundër pritjeve të mëdha, në zgjedhjet e vitit 2007, LDD-ja e Dacit nuk
arriti të fitojë më shumë se 10,4 % të votave të elektoratit rugovian,
përderisa në zgjedhjet e vitit 2010 nuk e kaloj as pragun zgjedhor, mbeti me
vetëm 2,5 % të votave, ku si pasojë e këtij dështimi "Anija e
Akademikut" pas një kohe të shkurtër u fundos tërësisht si subjekt
politik.
Kuvendi
i VII-të i LDK-së sërish e solli ndryshimin në kreun e LDK-së.
Ish
këshilltari i Fatmir Sejdiut, Isa
Mustafa në momentet e fundit para Kuvendit të VII-të Zgjedhor duke i futur
"thikën pas shpine" shefit të tij përmes protestave, i rrëmbeu postin
e partisë, post të cilin po mbanë edhe në ditët e sotme.
Përderisa
Kuvendi i VIII-të, i 31 majit 2015 ishte vetëm një improvizim i kuvendit zgjedhor,
Kuvendi i IX-të i LDK-së i 3 gushtit 2019 ishte përseritje e Kuvendit të
VIII-të, i ri-zgjedhjes antidemokratike të kryetarit të partisë.
Ri-zgjedhja
me aklamacion e kryetarit
"konsensual" dhe pa kundër kandidat, ishte përseritje e një mendësie
të vjetëruar komuniste dhe veprim skandaloz, dhunim i demokracisë dhe shpërfillje totale e vullnetit te
elektoratit rugovian për ndryshime në LDK.
Humbjet e njëpasnjëshme,
sinjal për reflektim të elektoratit
Pa
dashur të ndalem në zhvillimet dhe dështimet e shumta të LDK-së post-rugoviane,
që nga zgjedhjet e vitit 2004 e deri më sot, LDK-ja nuk ka arritur t'i fitojë
më asnjë palë zgjedhje nacionale në Kosovë.
Zgjedhjet
e fundit ishin mundësia e artë e LDK-së për ta rikthyer primatin e partisë së
parë në Kosovë. Megjithatë, koalicioni me LVV-në e kishte kthyer LDK-në parti
të shpresës së qytetarëve për ndryshime.
Prishja
e 'koalicinit të shpresës' e kthen përseri LDK-në në udhëkryqin më të madh
historik, do të thoja më kritik të ndarjes më të madhe pas 'kuvendit të
karrigeve'.
Largime
individuale nga LDK-ja ka pasur nga viti 1991, para dhe pas 'kuvendit të
karrigeve', por asnjëherë nuk ka pasur përjashtime nga partia.
Përjashtimi
i zonjes Vjosa Osmani nga pozita e nënkryetares së partisë dhe anëtares së
kryesisë, ish kandiates për kryeministre në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, gruas
më të votuar në dy palë zgjedhjet nacionale, paraqet rastin e paprecedent jo
vetëm në LDK, por në skenën politike në përgjithësi, i cili ka hapur dilema, ka
ngritur shqetësime dhe ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha brenda elektoratit të
LDK-së.
Pakënaqësitë e
elektoratit të LDK-së kanë marrë përmasa shqetësuese
Ndarjet
dhe përçarjet e elektoratit jo vetëm që nuk kanë të ndalur, janë në rritje e
sipër dhe janë të orkestruara nga forcat ndarëse jashtë LDK-së.
Pa
dashur t'i bëjë avokatinë njërit apo tjetrit grupim politik në LDK, vendimi për
shkarkimin e zonjes Vjosa Osmani ishte i nxituar, i pa analizuar mirë dhe jo
transparent.
"Votimi
elektronik" jo vetëm që nuk është mënyrë demokratike, është edhe jo
ligjorë në rastin konkret, ngase më tepër gjason në një sondazh televiziv, e
fare në një votim nga i cili u mor vendimi politik.
Si
e tillë, vet mënyra e "votimit elektronik" është e dyshimt, të mos
flasim për paqartësinë e mospjesëmarrjes në votim të 26 anëtarëve të KP të
LDK-së, ishin të ftuar nga kryetari apo jo për votim!?
Nuk
ekziston asnjë justifikim "pandemik" për mos thirrje të mbledhjes së
Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së nga ana e kryetarit Isa Mustafa, për të
debatuar paraprakisht shkarkimit, rreth shkeljeve eventuale statutare të Vjosa
Osmanit.
Edhe
përkundër "votimit elektronik" dhe vendimit arbitrar të liderit të
partisë, duhet të tubohet urgjentisht
Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së për të analizuar zhvillimet e fundit, gjegjësisht
për të debatuar rreth vendimit për shkarkim të zonjes Osmani dhe gjetjen e një zgjidhje të mirë për të evituar
ndarjen e re.
Unifikimi i elektoratit
për bashkim, e jo për ndarje
Pas
shkuarjes në amshim të liderit të LDK-së dhe presidentit historik të Kosovës,
Ibrahim Rugova, LDK-ja nga njëra palë zgjedhje në tjetrën ka pësuar humbje të
njëpasnjëshme dhe rënje drastike të daljes së elektoratit në zgjedhje.
Humbjet
e vazhdueshme të LDK-së në zgjedhje nuk janë produkt i "ngritjes" së
partive tjera, sa janë rezultat i mosdaljes së elektoratit rugovian në
zgjedhje, si pasojë e humbjes së besimit në lidershipin aktual.
Keq-menaxhimi
i partisë, orjentimet e gabuara politike dhe lidhjet e koalicioneve të
panatyrshme me rivalët politik ishin, janë dhe do të jenë fatale për LDK-në.
Vetëm
me unifikimin e gjakut të pastër dardan, me bashkimin e shpirtërave dhe zemrave
rreth vizionit rugovian është e mundur nxjerrja e LDK-së nga situata
konfliktuoze dhe shpëtimi i ndarjes katastrofale.
Secili
anëtarë i LDK-së që e ndjenë veten rugovist duhet të gjykojë me arsye të pastër
dhe mendje të shëndoshë. Të mos mashtrohet nga lakmia për pushtet dhe
privilegje personale dhe as të mos rrëmbehet nga zemrimi i çastit.
LDK-ja
ka të ardhme vetëm ashtu siq ishte në të kaluarën e ndritshme rugoviane, si
shtëpi e madhe dhe e përbashkët e të gjithë qytetarëve të Kosovës, parti e
besës dhe shpresës, e ruajtjes së traditës dhe vlerave të pastra kombëtare.
Kontributi
i secilit anëtarë të LDK-së do të jetë i madhë në funksion të ruajtjes së
unitetit dhe mbrojtjes së një trashëgimie politike dhe historike që vuri
themelet e shtetit të Kosovës.
Ndarja
nuk është zgjidhje për Vjosa Osmanin dhe as për LDK-në, ajo i ndihmon vetëm
oponentët politik! Pavarësisht zhvillimeve të fundit, qoftë edhe si anëtare e
thjeshtë, Vjosa Osmani duhet të mbetet në LDK, për të vazhduar betejen politike
për ndryshimin dhe reformimin e partisë nga brenda. Në të kundërtën, krahas
suksesit eventual me themelimin e partisë së re, Vjosa duhet ta mendoj edhe
anën tjetër të medaljes, për të mos e përjetuar fatin e LDD-së Nexhat Dacit!
Humbësit
serik të zgjedhjeve në LDK duhet t'i thërrasin ndërgjegjës së tyre për
vetëlargim nga postet drejtuese në parti (në nivelin qendror dhe lokal), pas
pasur nevojë të largohen me votë, në të kundërtën ndëshkimi i elektoratit do të
bie si mallkim mbi ndërgjegjën e tyre të vrarë.
Kush
mbjellë erën, e korrë furtunën!