| E marte, 23.06.2020, 12:01 PM |
Selfie
Nga
Edison Ypi
S’po
ta var kush ? Të kanë lënë pas dore ? S’po ta vlerësojnë sa duhet diturinë,
karakterin, zemërgjerësinë, zjarrin që të djeg në gjoks ?
Është
padrejtësi e madhe që duhet ndrequr urgjentsht.
Për
të realizuar pretendimet që me të drejtë i ke dhe për të vënë në vend
padrejtësitë që vuan pa asnjë shkak, koha më e përshtatëshme është muzgu.
Për
të mos u bezdisur nga prezenca e ziliqarëve të shumtë që kujtojnë se të gjitha
gjërat e bukura Zoti ua ka falur atyre ndërsa ty të ka lënë vetëm Noc Rrokun,
zgjidh një vend intim, një vend larg vëmendjes së turmës. Pse jo banjën. Me
veglat e banjës, vaskën, zorrën, rubinetin, briskun sapunin, shkumën, peshqirin,
dritaren prejnga duket Hëna, mund të bësh kompozime fotografike që ta çudisësh
botën.
Përcakto
pozicionin e kokës të atillë që drita të bjeri në pjesët më shprehëse të
fytyrës prejnga të buçet zgjuarsia dhe gjenialitetet e tjera që i ke por
keqdashësit dhe mosmirnjohësit padrejtësisht t'i mohojnë.
Merr
celularin, zgjate dorën, shkrepe bombën.
Bëre
një Selfie.
Nuk
je i vetmi apo e vetmja që bën gjëra të padobishme. Gomerë si ty bota ka me
miliona.
Mund
të ndodhi që selfia që sapo bëre nuk të pëlqeu.
E
çfarë se nuk doli mirë Selfia. Vaska, zorra, bideja, dushi, brisku, shkuma,
sapuni, luna, aty janë. Bëj një tjetër selfie. Nëse edhe tjetra selfia nuk do
të pëlqejë, bëj edhe nja 20 ose 30 selfie të tjera. Ndonjë mik ose mikeshë
ziliqare mund të mos i pëlqejë selfiet e tua. As për këtë mos u merakos.
Ndërkohë që ti bën selfiet e tua në banjën tënde, me mijëra të tjerë po bëjnë
selfiet e tyre në halet e tyre, më për ibret se selfiet e tua. Mos humb kohë.
Pa dalë nga banja nisi urgjent selfiet në të gjitha rrjetat sociale.
Selfia
e banjës nuk është e vetmja. Ka plot selfie të tjera. Për shembull, selfia që
bën një budalla me dorën në mjekërr kur çfaqet i menduar sikur ka mbi supe
hallet e botës. Kjo Selfie quhet Selfqirje, që rrjedh nga fjala greke “qirje” që
do të thotë “zotni”. Selfia që bëhet para pasqyrës quhet Selfpjerdhje. Një
tjetër Selfie goxha e përhapur është ajo kur një tufë budallenjsh bëjnë
fotografi me të ngrëna përpara; verë, birra, bërxolla. Selfie më shtazarake se
kjo përmes së cilës hajvanët e pangopur dëshmojnë urinë e etërve, nuk ka.
Selfia me të ngrëna mbi tavolinë quhet Sumtyryxhym.