Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Qazim Namani: Vushtrria vendlindja e çetnikut Živko Gvozdi?

| E hene, 22.06.2020, 01:54 PM |


Vushtrria vendlindja e çetnikut Živko Gvozdi?

Nga Dr. Qazim Namani

Kronisti osman Evlija Çelebiu gjatë udhëtimeve të tij nëpër trevat shqiptare në mesin e shekullit XVII, ka lënë disa të dhëna me interes për vendbanimet dhe popullatën shqiptare në Kosovë.  Çlebiu kur e përshkruan rrjedhën e Lumit Gnalab, (Lab) thotë se rridhte prej Albanie, dhe përmes qytetit të Mitrovicës derdhej në Lumin Morava (shih fig. 1).[1]

Fig.1

Për Lumin Llap, Çelebiu shkruan se në dokumentet osmane, në origjinal quhet Gnalab (shih fig.2).[2]

Fig.2

Çlebiu, për strukturën e popullatës së qytetit të Vushtrrisë shkruan se, nuk dinin të flasin gjuhët sllave, por ata flasin në gjuhen shqipe dhe turke (Shih fig. 3).[3]Nga kjo kuptojmë se në qytetin e Vushtrrisë gjatë sundimit osman, nuk kishte popullatë serbe. Gjatë shekullit XVII, popullata e këtij qyteti e fliste gjuhën shqipe, ndërsa administrata e përdornin gjuhen osmane. Besohet se në këtë periudhë kohore, popullata e qytetit por edhe në rrethinën e Vushtrrisë nuk ishte islamizuar në tërësi. Duke e pasur parasysh këtë fakt, duhet të besojmë se popullata e krishterë në qytet, por edhe në fshatrat e afërta,  ishte popullatë shqiptare e krishterë, dhe e flisnin gjuhën shqipe. Gjatë shekullit XIX, siç shihet popullata e krishterë ortodokse e qytetit të Vushtrrisë, nën ndikimin e hapjes së shkollave laike në gjuhen serbe, dhe seminareve kishtare serbe, kjo popullatë e krishterë shqiptare, nën ndikimin e tyre, në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX është serbizuar. Ndikimi i shkollave serbe, të hapura në trojet shqiptare gjatë shekullit XIX, ka ndikuar edhe në familjen e Živko Gvozdi?, i cili në fund të shekullit XIX, dhe gjatë luftërave ballkanike e Luftës së Parë Botërore, luftoi kundër shqiptarëve përkrah ushtrisë serbe.

Burimet historike nuk njohin raste kur popullata sllave, gjatë dy shekujve të fundit të sundimit osman në Kosovë, prej veriut  të shpërngulen në territoret shqiptare në jug, e as në Kosovë. Në anën tjetër ka mjaftë shumë burime historike, që e dokumentojnë të kundërtën, që nga Kosova dhe territoret tjera jugore, popullata e krishterë kishte shkuar në drejtim të veriut, e kryesisht në qytetin e Beogradit.

Se popullata e krishterë ortodokse, që jetonte në qytetin e Vushtrrisë, gjatë shekullit XIX e XX, ishte shqip folëse, dëshmohet edhe përmes një guri të varrezave, që u zbulua më 25. 02. 2020, në rrënojat e varrezave të vjetra ortodokse të qytetit. Fotot e gurëve të varrezave, së pari u zbuluan nga Jetush Ademi, punëtor në Drejtorinë për Kulturë, në Komunën e Vushtrrisë. Pas incizimit dhe fotografimit, këto foto mi ka dërguar kolegu im Burim Rexhepi, arkeolog, po ashtu i punësuar në Drejtorinë për Kulturë të kësaj komune. Me pëlqimin e Burim Rexhepit, tw cilin e falenderojë shumë, për herë të parë, këto foto po i publikojë unë në këtë punim.

Foto1 dhe 2, Gurë i zbuluar në varrezat ortodokse në qytetin e Vushtrrisë, Fotografuar nga arkeologu, Burim Rexhepi

Fig.3

Për rrjedhën e lumit Lim, Evlija Çelebiu shkruan se rridhte prej Albanije, prej qytetit të Plavës,kalonte kasaban Rudo dhe bashkohej me Lumin Drin afër Vishegradit (shih fig.4).[4]

Fig.4

Nga udhë përshkrimi i Evlija Çelebiut vërejmë se në rajonin e Lumit Llap, qytetit të Artanës, Vushtrrisë, Mitrovicës, Plavës edhe gjatë shekullit XVII jetonte popullata autoktone arbërore dhe këto vise njiheshin si treva shqiptare (Albani).

Živko Gvozdi?

Živko Gvozdi?, i lindur në qytetin e Vushtrrisë. Në Beograd e ka kryer shkollën ushtarake dhe e merr gradën e rreshterit. Pas themelimit të organizatës “Cerna Ruka” në Shkup, në vitin 1901, i bashkohet kësaj organizate. Gjatë Luftës Civile të Maqedonisë 1903-08, ai luftonte në anën perëndimore të Vardarit,  nën komandën e Gligor Sokoloviqit. Siç shihet në këtë njësit ishte edhe një numër i shqiptarëve.  Prej vitit 1903-1908, udhëhoqi një njisit të çetnikëve që ishin aktiv në Serbi dhe Maqedoni. Në luftërat ballkanike 1912/13, ky e udhëhoqi një regjiment të ushtrisë serbe. Edhe gjatë Luftës së Parë Botërore Živko Gvozdi?, ishte udhëheqës i një njësiti në ushtrinë serbe. Ky me njësitin e tij kishte qenë shumë aktiv në regjimentin e ushtrisë së tretë serbe, që e përfshinte Medvegjën, të cilin  e udhëhiqnin komandantet me gradat e kapitenit,  Dušan Sekuli?, Ljubomir Vulovi? dhe Nikodim Raci?, këta tre komandantë të ëtij regjimenti,  vepruan në malet e Prapashticës, në kodrën Lisina (Lisica), kjo pikë kufitare në atë kohë quhej “Zorra e Trashë”.  Ky Regjiment bashkëpunojë edhe në ushtrinë serbe të udhëhequr nga Božin Simi? (Sfirca), sulmoni prej Novo Bërdës në drejtim të Kaçanikut, pastaj me  njësitin e Vojislav Tankosi? dhe kapiten Dragutin Nikoli? e cila veproi prej Kuršumlisë-Merdare-Llap-Shtimje-Carralevë-Prizren-Lumë, njësiti tjetër nga Lukova nën komandën e  kapitenit Pavle Blažari? që filloi aksionin Lukovo-Madlikë-Drenicë, dhe njësiti prej Kolashinit në komandën e Vukajlo Božovi?it. Përkrah këtyre njësiteve ushtarake serbe ishin edhe dy njësite më të vogla që ju paraprinin ushtarëve serbë në lumin Ibër, njësiti  i pari i kryesuar nga toger rezervë Panta Miladinovi?, ndërsa i dyti i kryesuar nga vojvoda çetnikë Živko Gvozdi?, të dytë këta vepronin nën komandën e Marjanoviqit

Foto 3. Živko Gvozdi?, ( i ulur në rendin e parë nga ana e majtë),  Grigor Sokolovic (në rreshtin e dytë, i treti nga ana e majtë),  me një grup të njësitit të çetnikëve,  gjatë Luftës Civile të Maqedonisë 1903-08.



[1]Evlija Çelebija; “ Putopis II”, Sarajevë 1957, fq. 24

[2] Po aty, fq. 24

[3] Po aty , fq.25

[4] Po aty, fq 10