| E diele, 21.06.2020, 08:49 AM |
1
S'dua
të më bëhesh armiku im
por
shndërrim i gjelbërt! Unë ta
dëgjoj
heshtjen e ëmbël të syve
po
kali yt po rend për Rahovec!
2
Ti,
ajo flutur mbi fije të barit
është
bijë e ferrave dhe drizave
jeton
bukur me natyrën e saj
ajo
flutur s´di ta humbë lirinë!
3
Janina,
Dodona dhe Rogana
Të
njëjtë e kanë Biblën
Me
katër ngjyra të diellit
Dhe
me fjalët shqip,
Të
shkronjave të Manastirit
Atdhe Geci - Dortmund,2020