| E enjte, 18.06.2020, 09:40 AM |
Nga Fritz RADOVANI:
VIRUSI PYET
PO KET A
E DINI,
“SHQIPNIA A
BA SI THES I
KALBUN”
PARRIZI SHQIPTAR – BUTRINTI
Mendonje
këte bukuri në “një thes të kalbun..!”
Porsa
të duket se i ke lidhë gryken thesit... Të shprazet per fundit...
Kur
harron se shka u ba me Vermoshin, plasë sherri në Butrint...
Hee,
pra... Kush paguen ma shumë ?.. Thesi asht i hapun, po i shpumë!..
Edhe
“bisedimet” per Kosoven, po fillojnë... Po, na kujtohet Deti Jon?..
Nuk
po permendet as Korça e as Gjinokastra... Kanë ra në “paqë”...
Vijnë
e shtrihen vorret e grekve deri n’ Elbasan... Shumica bosh...
Gati
askujt nuk i bjen nder mend Haxhi Qamili... As pasuesve të tij...
Vehet
në maje të kodrave të Tiranës... Monumenti i “herojve turq”..!
Po
shemben shtëpijat e Atdhetarve Shqiptarë... U janë kalbë trenat...
Në
fushat e Toptanve po zbukurohen “Muzeumet” e tradhtarve...
Thonë
disa se, “po i ndertojnë me paret e thasve të tyne t’ pashpuem..!”
E
sa paret duhen pague me thye Shtyllat e Apolonisë, o Zot, ku je?...
Po,
po, sa Djali i rij u vra n’ ata piramida, që po donë me i luejtë vendit!..
Besa,
ka edhe që thonë: “Kanë derdhë gjak, me ia mërrijtë kësaj ditë !”...
E
kush ?! – Thaçi, Rama.., kunder “pacenushmenisë territoriale”...
Mo’o
Zot ma keq!.. Thonin dikur pleqtë... Shikoheshin si matufa...
Po,
e keqja nuk paska fund as nder thastë e kalbun...
Besa,
nuk ka ku shkon ma keq e perfaqe të zezë, kur sundon hajduti dhe, “tradhtari”,
po i thomi, se me ta u mësueme.., as nuk po mbahen mend!
Se
si, mu kujtue as unë nuk e kuptoj, një thanje e një shirokses së vjeter:
“Heee..,
këta i pasha n’ tel, të thamë n’ varg, si saragat..!”
Zot
bane zgjanderr!
Melbourne,
Qershor 2020.