| E merkure, 17.06.2020, 04:24 PM |
Shtëpia e Bardhë është e bardhë si bora
Nga
Ndue Ukaj
Dhe
shqiptarët e mençur këtë gjë e kanë ditur gjithmonë, ndaj janë gëzuar sa herë
janë ftuar aty, sepse prej aty kanë cicërruar zërat e lirisë dhe të
demokracisë. E prej asaj Shtëpie ka ardhë pranvera për shqiptarët, mbas dimrave
të gjatë e plot acar.
Para
më shumë se dy dekadave, krejt shpresat i mbanim te ajo Shtëpi e madhe e
lirisë, që për ne përfaqëson vlera sublime.
Kështu,
Shtëpia e Bardhë, për shqiptarët vërtet është e bardhë si bora.
Ajo
s' mund të jetë e verdhë as e zezë.
Aty
s' ka thika e as harta të këqija.
Ndaj,
mos u marrosni dhe mos dilni në anën e kundërt të historisë.
Nuk
ka marrëveshje të keqe për Kosovën që mund të vjen nga Amerika.
Mosmarrëveshje
e marrëveshje të këqija prodhojmë e sajohmë ne, për interesa të brendshme
politike dhe për shkak të budallallëkut që mbizotëron mes nesh.
Asnjë
marrëveshje nuk mund të jetë më e keqe sesa përpjekja për ta penguar një të
tillë.
Ndaj,
mos dëgjoni kukurijse dhe mos u kushtoni vëmendje të pamerituar mediokrëve të
politikës.