| E marte, 16.06.2020, 08:05 AM |
Hënë
e Diell
Shikoj
nën degë lisi,
gravuar
në qiellin e kaltër
hënën
e zbehtë praruar me rreze dielli.
Ëmbëlsisht
ndiej gjallërinë e ditës së veshur
beharore në tretjen e gëzimit të diellit
përballë hënës lozonjare.
Shkëlqimi
i tij rrezartë kishe kapluar madhërisht përqafimin e saj në mëngjesin e bukur, muajit të qërshive.
Pasioni
i dashurisë diell - hënor,
ringjalli ndiesinë e buzëqeshjes moti
të harruar.
Valbona R. Hadri
14.06.2020