| E hene, 15.06.2020, 09:48 AM |
Agron
Tufa:
Pas
falimentit rrënimtar të ideologjisë komuniste me një bilanc me mbi 100 milionë
viktima, vitet post 1990 janë përkufizuar rëndom si "Epoka e rënies së
ideologjive totalitare (fashizëm-nazizëm-komunizëm).
Ndaj
komunizmit është mbajtur qëndrim mëshirues, justifikues, shpesh amnistues, troç
- hipokrit.
Shenjat
janë se komunizmi po rikthehet me po atë egërsi të konservuar në eshtra, me po
atë babëzi të panginjur për gjak, për zjarr, për shkatërrim e shfytyrim
qytetërimi e privatësie.
Jo,
ideologjia komuniste është e gjallë, kanosese si askurrë nën maskën e
mesianizmit. I pandëshkuar asnjëherë, ai po mbledh legjionet e shpartalluara të
proletariatit (që është zhdukur nga skena e historisë, duke lënë simulantët
ideologë) për mësymjen dinake, tashmë me përvojën e mbledhur shtesë!
Epoka
e rënies së ideologjive totalitare nuk ka ardhur. Shëndeti intelektual ka të
bëjë me kundërvënien ndaj ringjalljes së tyre!