| E hene, 15.06.2020, 10:08 AM |
MBRETËRIMI I PIRROS SË EPIRIT
(Fragment)
Roman nga Resmi Osmani
Bisedë
për luftën dhe paqen
Mbrëmja
ishte e freskët.Puhiza që frynte sillte njelmësinë e detit dhe atë prehje të këndshme
pas vapës së ditës. Nata pikëzohej nga shkëndijat e xixëllonjave që vallëzonin
në errësirë.Fluturat e natës si ca shpirtra pa prehje silleshin rreth flakadanëve.
Në përqafimin e flakës linin krahët dhe mbeteshin peng i asaj dahurie tragjike.
Mbi kurorën e lisave gjetheplotë që fëshfërinin nga era këndonin zogjtë e natës.
Mbrëmja ishte e magjishme dhe veç prehjes, ndillte mendime e të bënte të
filozofoje.
Ishin ulur në ballkonin e pallatit të ri
mbretëror Pirrua, princeshat me fëmijët dhe Kinea. Ptolemeu, që tashmë ishte një
djalosh ahtathedhur pesëmbëdhjetë vjeçar, ishte ulur në tryezë me ta. I ati kishte
nisur ta përgatiste në punët e shtetit. Pirrua me Kinean pinin verë, të tjerët
shurup rrushi me borë. Atë mbrëmje, drita e mistershme e yjeve zbriste si vesë
e artë në natën e kthiellët. Pirrua e Kinea bënin një bisedë për lufgtërat e
Lekës së Madh kundër persëve, për veçoritë e taktikës dhe strategjisë së tij,
me të cilën kishte fituar kundër ushtrive që në numër ishin gati dhjetë herë më
të mëdha se të vetat.
Në
ato çaste si ta kishte pjellë nata, u shfaq shkronjësi që përshëndeti përunjësisht
dhe la mbi tryezë një radhua të trashë.
-Madhëri, është “Strategjia” e përfunduar-tha
ai dhe u largua heshturazi, siç edhe kishte ardhur.
Pirrua e mori librin në dorë. Ishte
lidhur bukur, shkruar kujdesshëm me mellan të zi, në pergamenë të zgjedhur.
Për
të kishte punuar gjatë dhe me kujdes.
Kinea[1]:-Urime, madhëri! Dalja
e një libri të ri është si lindja e një fëmije. Mirseardhja e këëtij libri të
shkruar nga mbreti, duhet festuar.
Pirrua:-Kinea, je epikurian[2]
i pandreqshëm! Sa keq që nuk munda ta shkruaja në ilirisht. Oficerët e ushtrisë
time dhe të mbretërve të tjerë ilirë, do ta kuptonin më lehtësisht në gjuhën e
mëmës.
Kinea:- Ilirishtja madhëri, nuk është ende
gjuhë kulture. Populli e flet, por nuk shkruhet. Ke të drejtë, në gjuhën e
vendit libri do të ishte më i dobishëm, por më pak i njohur dhe i famshëm.Strategët
dhe gjeneralët e vendeve të tjera helenistike nuk do ta njihnin dhe nuk do të përfitonin
prej tij. Do të duhej përkthimi i tij edhe në gjuhën helene.
Pirrua:-Pa më thuaj, Kinea, a mund të shkruhet
ilirishtja?
Kinea:- çdo gjuhë e folur mund të shkruhet,
madhëri, por më parë dietarët duhet të sendërtojnë shkronjat dhe rregullat e të
shkruarit. Ilirishtja, mesa kam vërejtur këto kohë ka disa tinguj e shkronja që
i mungojnë gjuhës helene. Fjala vjen:ë,zh, xh e të tjera. Besoj edhe ndryshime
në zgjedhimin dhe lakimin e emrave e të foljeve. Edhe maqedonasit që flasin një
gjuhë të ngjashme me tuajën, nuk e
shkruajnë atë.
Pirrua:_ Të diturit tanë të akademisë së
Ambrakisë, a nuk mund t’i bëjnë këto e të tjera që duhet për ta shkruar gjuhën
tonë?
Kinea:-Ne, grekët,shkronjat i morëm nga
fenikasit, por janë shtuar ato që ata si kishin. Edhe ju mund t’i merrni nga
greqishtja, duke hequr e shtuar disa prej tyre. Gjithnjë popujt kanë dhën e kanë
marrë nga njeri-tjetri edhe në fushën e dijes e të besimit, mënyrës së jetesës
etj. Të parët tanë, morën nga të parët tuaj Pellazgët perënditë dhe zotat dhe i
bënë të tyret. A nuk e quan Homeri i urtë Zeusin “Hy pellazgjik”? U luten, u falen,
u bëjnë fli dhe ndjehen mirë me to. Edhe ju edhe popuj të tjerë të Mesdheut,
keni marrë nga ne gjuhën e shkruar, mënyrën e ndërtimit të polisit, disa nga
ligjet e mira e të mënyrës së jetesës etj.
Pirrua:-Aty
më rri se më dole në shteg. Më ka qëlluar të mendohem: dihet, helenët asnjë herë
nuk e kanë pushtuar Epirin, nuk kanë qenë ndenjës këtu, në Ilirinë e Jugut. Edhe
kolonët grekë nga Etolia në rrethinat e Ambrakisë, në tokat epirote janë
vendosur vonë. Megjithatë në mitet dhe besimet e tyre, kanë bërë si të vetat orakullin tonë të Dodonës dhe lumin Akeron, nëpër të cilin varkëtari Karont përcjell
të vdekurit në mbretërinë e nëndheshme të Hadit. Të dyja ndodhen në Epir, janë
tonat! Nga i gjetën grekët? Ata kanë trashëguar edhe plot gjëra të tjera nga
ne. Dorët që zbritën nga qafat dhe grykat e Pindit dhe u vendosën në jug, në
mos gabohem ishin fise Thesprote, pasardhës të pellazgëve.Ata shpunë atje ku
shkuan traditat, besimin, hyjnitë dhe zakonet tona.
Kineas, megjithse njeri me mëndje të hapur,
nuk i pëlqeu ta vazhdonte më tej këtë bisedë, që mund të prekte sado pak
qytetrimin Helen. Ai ishte në dijeni për kuturisjen e re të mbretit për tu
hedhur në brigjet italike dhe bisedën e përcolli te kotësia e asj lufte që
Pirrua e kishte aq për zemër.
Kinea:-Mbreti im! Thonë për romakët se janë luftëtarë
të fortë dhe kanë nën sundimin e tyre shumë popuj kordhëtarë, të guximshëm e
trima. Në qoftë se zotat na e sjellin mbarë dhe t’i mundim, për çfarë gjëje do
t’a përdorim këtë fitore?
Pirrua:-Posa t’i thyejmë dhe t’u japim dërmën
romakëve, nuk do të mbetet e nuk do ytë guxojë më ndonjë qytet barabar apo grek
të na kundërvihet me armë. Do t’a pushtojmë menjëhëherë tërë Italinë, fuqinë
dhe madhështinë e të cilës ,ti si diplomat, duhet ta njohish më mirë se kushdo.
Kinea (u mendua pak): Pasi ta shkelim dhe
mposhtim Italinë, atëhere çfarë pune na mbetet për të bërë?
Pirrua:- Shtrije shikimin më në jugë, Siçilia e
madhe dhe e pasur, ndodhet shumë afër dhe ta dish, që na prêt krahëhapur.Do ta
pushtojmë lehtësisht, sepse pas vdekjes së të ndjerit vjehërr, mbretit
Agathokli, gjyshit të Aleksandrit, vendi ka mbetur pa zot dhe në dorë të
demagogëve gojëprishur.
Kinea:- po nëse e marrim edhe Siçilinë e bukur e të pasur, a do t’I japim
fund luftës sonë?
Pirrua:-
Dhënçin zotat të fitojmë, se kjo fitore do të jetë një nisje për vepra të mëdha.Kush
do të na ndalojë pas kësaj të hidhemi në Afrikë dhe Kartagjenë, të cilat do të
bien në duart tona? Pasi t’i pushtojmë këto, nuk mund të na kundërshtojë dot asnjë nga armiqtë, të cilët sot po mburren
dhe na shajnë prapa krahëve.
Kinea(pak
sarkastik):-Madhëri, është e tepërt të zgjatem dhe të të lodh me arsyetime, por
me një fuqi të madhëe që do të kemi, tok me aleatët dhe popujt e pushtuar, do të
mund të marrim Maqedoninë dhe të sundojmë me siguri të plotë gjith Greqinë. Lum
si ne! Por pasi të pushtojmë tërë këto, ç’do të bëjmë vallë?
Pirrua(qeshi me të madhe she vazhdoi) :-Atëhere,
ore Kine epikurian, do të kemi një prehje e shplodhje të gjatë. Do të pimë përditë
sa të na dojë shpirti dhe do t’i ngrysim ditët me biseda të bukura e të ëmbëla
para kupës së verës e nën hije të pjergullës!
Kinea(pasi e solli bisedën në brazdën që i
duhej):- Po ç’është ajo arsye që na pengon të pijmë dhe dëfrejmë edhe tani,
pasi kemi nën zotërim pa ndonjë mundim, tërë këto që kërkon t’i fitojmë me përpjekje,
me gjak e rreziqe dhe dëme për ne e të tjerët?
Pirrua (i hidhëruar dhe pezmatuar):-Arsyet e
filozofit nuk janë të mjaftueshme që të ndryshojnë vullnetin e hyjnorëve dhe
t’I kthejnë mendjen mbretit, që është përcaktuar për përmbushjen e vullneteve të
tyre, deri sa ata s’na kanë dhënë shenja për të kundërtën.
Kinea që e njihte mirë, nuk priste tjetër
përgjigje. Meqënse u bë von shkuan për të fjetur.
Ndryshe nga kinea ai kishte të tjera plane
dhe ushqehej me të tjera shpresa. Në ditët që vijuan, u takua me parinë e
aristokracisë. Këshillin e Përfaqësuesve[3]
dhe Prostatin[4].Pasi
dëgjuan për ftesën e Tarentit dhe motivet që parashtroi mbreti për pranimin e
saj, arsyetuan kështu:
A nuk ishte ai, mbreti Pirro, që atdheun e
tij, një vend të vobektë e të padëgjuar, me lavdinë e heroizmave dhe shkëlqimin
e emrit të tij e bëri të pasur, të zhvilluar e të përmendur në gjithë botën?
Çfarë kishte thënë e nuk e kishte bërë, cilën betejë kishte nisur dhe nuk e
kishte fituar? Emri, zotësia, trimëria, aftësia
luftarake dhe komanduese ishin edhe tani të mjaftueshme e të besueshme për
të fituar edhe një fushatë të re në brigjet italiane. Ata filluan të bënin me
vete llogaritë për fitimet e tyre të majme nga furnizimet e ushtrisë dhe plaçka
e luftës.
Kështu ka qënë e kështu do të jetë:djersa
dhe gjaku i ushtarit shndërrohet në ar. Luftëtarët le të kënaqeshin me lavdinë
e fitoreve, frytet do t’I vilnin ata.
Ftesa u pranua dhe mbretit iu dha e drejta
të merrte komandën e përgjithshme e të fillonte përgatitjet për luiftën e re.