| E hene, 15.06.2020, 11:04 AM |
NJERIU I MIRË DHE RRETHI I EGËR SHOQËROR
(Kundrime)
Nga
Prend BUZHALA
A
thua, përballë politikës makiaveliste, a është e kotë të jesh njeri i mirë?
Mos
qenka e kotë, që, në atë rreth makiavelistësh, të përpiqesh për të krijuar
ndryshime pozitive?
Pyetja
shtrohet: NË NJË BOTË të egër, të stërkequr, a mund të ekzistojë njeriu i mirë?
A
mos kërkohet, në këso rastesh, që ti përshtatesh që të ekzistosh? Po u ndale
dhe po u tërhoqe nga e mira, që ke brenda vetes, çfarë ndodh?
1.
Njerëzit
e mirë janë të mëdhenj, pse dinë ta dëgjojnë tjetrin.
Mirëpo,
njerëzit e mirë, me frymëzim lartësues, dinë të kryejnë edhe punë të mëdha.
Madje, punë me vlerë të jashtëzakonshme, ata i bëjnë nga punët krejtësisht të
vogla, të parëndësishme, në dukje të parë. Kur merret, për krahasim, bie fjala
bari i fushë, apo bari i një fushe sportive. Por te ai bar a nuk kryhen
veprimtari të mëdha sportive dhe a nuk krijojnë famën e tyre sportistët e
shquar? "Bota do të zgjidhet nga miliona gjëra të vogla" thotë Pete
Seeger. Është i njohur reflektimi i Nënës Tereze: ""Jo të gjithë ne
mund të bëjmë gjëra të mëdha, por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të
madhe."
Njeriu
është qenie e potencialeve të tij, të cilat i zhvillon në marrëdhënie me
shoqërizimin e tij (socializimin, ang socialization- shoqërizimin si proces i
përhershëm, në të cilin një person në bashkëveprim me të tjerët, zë vendin e
tij në botën shoqërore e kulturore ku jeton e punon, ku formohet si
personalitet me identitetin e tij); është qenie që përpiqet t’i afirmojë vlerat
e veta, “afirmimin e Unit të vërtetë njerëzor” (Frommm); dhe meqë ai varet nga
forca e një autoriteti në shoqëri, nga njëra anë, dhe nga ligjet e natyrës, nga
ana tjetër.
A
është e pjekur një shoqëri që ta vendosë në ballë të tij një autoritet të
pranueshëm, Njeriun e Mirë, i cili di t’i përballojë edhe telashet më të mëdha?
A
e kemi, të tillin, aty, ku në vorbullën e shqetësimeve të mëdha shoqërore e
nacionale, di të mbledhë forcën e tij, të ngrihet në këmbë guximshëm, pikërisht
pse ka edhe forcë reflektimi?
Fatkeqësisht,
ndodh që në një shoqëri, ku jetohet mirë, njerëzit e mirë mungojnë me të madhe.
Ky
njeri modern, i tjetërsuar pas biznesit të tij, pas punës në zyre apo në
hulumtime e angazhime tjera, nuk gjen kohë për familjen e tij. Dhe, duke u
dehumanizuar nga qenia e tij, nga vetvetja, ai humb edhe kriterin për të mirën
e të keqen, për të dobishmen dhe të rëndësishmen.
2.
Njeriun
e mirë dhe të mirën shkrimtarët e bëjnë temë të përhershme në letërsi. Do të na
kujtohet Dritëro Agolli me librin e tregimeve “Njeriu i mirë” (i botuar edhe në
Kosovë), ku ky njeri shpërfaq vlerat e etikës së tij, të njeriut të thjeshtë të
punës, të familjes e të shoqërisë, pa hyrë në përplasjet politike apo
ideologjike, por ato të etikës.
Edhe
në jetën e përditshme takojmë përplot njerëz të mirë. Një predikues i tillë, i
mirësisë, është Naim Frashëri ynë. Fillimisht, ai me mirësinë identifikon
Perëndinë:
Shto e beko dhe
bagëtinë,
Se ti je Zot' i
gjithësisë,
Në dorëz' e ke mirësinë
Njerëzis' epi jetë të
gjatë,
Mundimet fare nga jeta
ngreji,
Djepinë shkret' e lugënë
thatë
Mos e shih kurrë, po
mbushur leri.
Fal
Dhe ep
Gjithë ç'ke
Nga të mirat,
E të pështirat
Hidhi këtje,
A vari më ndonjë grep,
A mbuloji më ndonjë mal,
E lërë vetëm mirësitë,
Fal edhe dritë e jet' e
ditë
Le të prehet gjithë
njerëzija
E të mos ketë kurrë të
këqija...
(Poezia “Dëshirë)
Kurse
te poezia “Perëndija”, naim Frashëri këtë mirësi e zbret edhe te njeriu:
Ajy që ka mirësinë,
Ka perëndin' e të mirat,
Edhe kush ka djallëzinë,
Ka djallë e ligësirat.
Ndërkaq,
At Gjergj Fushta, te “Lahuta e Malcis”, sado i veshur me petkun e klerikut, ai
të mirë e shtrin te E Mira e Atdheut:
Kú t' a lypë e mira e
Atdheut
E t' a hjekë lirija e
vendit,
Kush â nipash t'
Skanderbeut,
I ç' do fés e i ç' do
kuvendit,
Per t' a msý aj ká
anmikun,
Si petriti zogjt
trumcakë,
E kûdo t' vringllojn
çelikun
Nuk lên token pa e
pergjakë. »
Ndërkaq,
vetëflijimi i të riut për Atdheun, i Micanit te “Lahuta...”, epitetizohet me më
të mirin:
Ke po i vret hiri e pa
hiri,
Gjithkû t’jetë djali mâ
i miri!»
Edhè â shkimë si shkimet
qiri.
Gjithnjë
ai që dallohet në vetëflijim, për të mkrën e përgjithshme, në poull njihet me
shprehjen “Ma i miri, më i miri.”
3.
Është
krejt e natyrshme që edhe Njeriu i Mirë gabon, sepse nuk është qenie
përfundimisht e përsosur. Fishta do të thoshte:
Shpnesa nierit prej ka’
i kthillet,
Nisë uraten me prunjí:
O ti i Lumi Perendí,
Kí mishrir, deh! Per kta
t’ mjerë,
Qi tý fye t’ kann mâ se
‘i herë:
Pse n’ ket jetë, hiri e
pa hiri,
Shtatë herë n’ ditë fyen
edhè i miri;
Por qi kurr shpinen s’
t’ a suellen,
As jashtë
vathit t’ anf nuk
duelen.
Mirëpo,
gabimi tij, sado i pasherr, i paqëllimtë, i padëmshëm të jetë; për
makiavelistët ai është gabim që sjell katastrofa, sepse nuk e durojnë të mirën
e qenies së këtij njeriu të mirë, shkëlqimin e tij si personalitet. Vendosmërinë
e tij për të mirën e përgjithshme, do ta kuptojnë si gabim, përçarje, shkelje,
si diçka që i lëkund pozitat e bakeqëve. Për keqbërësit, përparimi i
qëndrueshëm, e mira dhe madhështia e punës dhe e karakterit, nuk vlejnë, sepse
e keqja që e bëjnë nuk e duron dritën e diellit, as të vërtetën, as frymëzimin
lartësues për jetën e shoqërinë.
A
ka të drejtë të ndryshojë sjelljet e veprimet e tij njeriu?
Dhe
po qe se vëren që braktis atë mënyrë të të folurit, të veprimit të dëmshëm
nacional a publik, atëherë kjo është shenjke e mirë: po, ka të drejtë të
ndryshojë.
4.
Kur
hulumtohen biografitë e njerëzve të mëdhenj, jo pak biografë do të zbulojnë tek
të tillët butësinë, mu ashtu, me atë butësi, ai do ta ndihmonte edhe një
fëmijë. Njeriu i tillë, i fortë dhe i mirë, sado lart të jetë në pozitën e tij,
ai nuk i lëndon të tjerët, nuk iu shkakton dhimbje të tjerëve, nuk e përdor
forcën e tij për t’i shtypur të tjerët për t’iu shkaktuar vuajtje sociale apo
njerëzore; për të zhvatur nga xhepi i tyre apo për t’i varfëruar ata. Jo. Ai do
të përpiqet që, si qenie e lartë etike, t’i ndihmojë ata, të bashkëndiejë me
ta.
Njeriu
i Mirë është i kujdesshëm edhe në shfaqjen e temperamentit të tij. “Burrat janë
si çeliku. Kur humbasin temperamentin e tyre, ata humbasin vlerën e tyre."
(Chuck Norris).
Duke
marrë përsipër barrën e të tjerëve, telashet dhe problemet e të tjerëve, ai e
ndien së thelli atë detyrë të vështirë, atë ngarkesë që do të përpiqet plr ty
kryer me përgjegjësi të madhe, tejet të rëndë. Duke e pasur të selitur brenda
personalitetit të tij të mirën, ai pranon të ballafaqohet me atë barrë, aq sa
ka kaçik, qoftë edhe përtej mundësive të tij, qoftë edhe duke përballuar
kokëçarje e mundime.
Nga
historia jonë dhe nga historia e kombeve tjera, njohim përlot njerëz të tillë.
Pa
e absolutizuar kategorinë etike të të mirës e të Njeriut të Mirë, nuk është e
rastit përse në antikë virtyti konsiderohej si sinonim i mirësisë, e që e luan
rolin kryesor si themel etik. Mendonin kësisoj, se mirësia dhe virtyti kanë
rëndësi të dorës së parë, për arsye se nëpërmes tyre arrihet lumturia dhe
mirëqenia jo vetëm personale, po edhe familjare e shoqërore (eudaimonia - jetës
së dëshirueshme, të mirë, të vlefshme ose e saktë dhe daimon - fryma e
brendshme).
Që
nga antika dallohen edhe e mira intelektuale, e mendjes, apo virtytet dianetike
(intelektuale) – “lumturia e një qenie mendore”, aty ku MENDIMI I LIRË
konsiderohet si e mira apo lumturia më e madhe. Ndërkaq, virtytin politik
Aristoteli e merrte si personifikim të drejtësisë.
Njeriu
është edhe qenie etike,
Të
shprehesh me ndershmëri.
Të
shprehesh me bindje, pa inatin që e gërryen brendinë tënde. Dhe kur Një
personalitet flet para një publiku disa milionësh, si njeri i rëndësishëm që
paraqitet, po qe se i mungon kjo mirësi, ai gjithsesi do ta manifestojë
egërsinë e tij, ku këto vlera zhduken, shuhen, humbin.
Dhe
publiku e dallon lehtë këtë gjë.
Njeriu
i mirë përhap bekim, kurse i djallëzuari përhap helmimin e atmosferës.
Njeriu
i mirë përhap të vërtetën, kurse njeriu i djallëzuar përhap gënjeshtrën dhe
shpifjen, sepse ato i ka masë të mbrojtjes së të keqes që ka bërë, të pasurimit
të paskrupullt kriminal vetjak.
Njeriu
i mirë nuk e përdor as shpifjen, as gënjeshtrën e as mashtrimin, ndonëse e di
qela to i sjellin të mira: kurse njeriu djallëzor, i pabesë, mashtrues i
ngatërron me qëllim të tjerët, realitetet, ngjarjet a faktet; ndjek rrugët jo
të ndershme pse ka qëllime të këqija, pse ka plane të rrezikshme, deri në rrezikim
jete dhe pse këto plane e shpijnë në verime të errëta politike apo sociale,
ekonomike apo nacionale, duke mos i sjell asnjë të mirë vendit e të tjerëve.
Njeriu
i mirë arrin që me shumë përpjekje ta tejkalojë të keqen, kurse i djallëzuari e
thellon.
Do
të mund ta shihni njeriun e mirës e si zemërohet ndonjëherë, zemërohet në
mikun, në tjetrin apo me botën përreth; por ai siguron që tek njerëzit e tillë
nuk do ta nxisë pakënaqësinë ndaj së mirës. As nuk do ta përdhosë atë.
Kësisoj,
në secilën kohë ekzistojnë edhe njerëzit idealistë, njerëzit e mirë. “"Për
të realizuar gjëra të mëdha, jo vetëm që duhet të veprojmë, por edhe të
ëndërrojmë, dhe jo vetëm të planifikojmë, por edhe të besojmë" (Anatole
France).
Njeriu
i mirë, sado që mund të jetojë me shumë mungesa materiale, është i kënaqur me
ato që ka dhe e krijon një mjedis të sigurt, të pranueshëm që e bën të bukur
jetën. Njeriu djallëzor e mashtrues, edhe kur ka miliona, edhe kur rrethohet me
aq para e të mira materiale sa një qytet i tërë; nuk mund të ndjehet mirë,
pikërisht për shkak të kësaj stërngopje, pikërisht pse, për t’u pasuruar vetë,
duhet të vuajnë mijëra të tjerë.
5.
Por
jeta moderne e ka pasuruar karakterologjinë e tipave negativë edhe me një
karakteristikë, me demagogët që dinë të manipulojnë edhe me të mirën.
Në
radhë të parë, janë mediat ato që manipulojnë me publikun, duke pretenduar se
përfaqësojnë etikën, të mirën, të dobishmen, në emër të informacionit të
ofruar. Mediat ndikojnë te informacioni i përhapur te publiku. Nëse fjalët
publicus (e përgjithshme), publicist (nga njerëzit për njerëzit) dhe res
publica (të mirat e përgjithshme), do të shënjojnë interesin e përgjithshëm për
të mirën personale e nacionale, publike. Dhe nëse opinioni i shfaqur publik
kemi përmasat pozitive-negative-neutrale, apo pro-kundër-neutral, apo
për-kundër dhe i varur, atëherë edhe kërkimi a shtegu i tillë bëhet më i
mundimshëm: si të gjendet harmonizimi e përshtatja përmes një procesi dinamik
të të shprehurit para këtij publiku. Porse ne vërejmë që manipulimi me informacionin,
të vërtetën dhe problematikën e shtruar, ka caqet e qasjet , interpretimet,
komentimet, mjetet e qëllimet e veta psiko-soaciale, për ta formuar këtë
publik, për ta kontrolluar përmes përmbajtjeve të caktuara manipuluese, siç
është pra marketingu politik, me stereotipat e mashtrimit, përvetësimit apo
arsyetimit të së keqes. Pikërisht pse vetë është i zhytur në ujëra të tilla,
edhe kur demaskohet, atëherë dëshiron dje përpiqet që, nëpërmes mediave të
tilla, ta bindë një publik se edhe Tjetri, njeriu i mirë, është i keq si ai,
madje “më i keq”!!! domethënë, ai përhap dëshpërimin, gjendjen e pashpresë dhe
aspak optimizmin. Edhe fjalët për zhvillim, mirëqenie, prosperitet etj, i ka
fals, aty ku mashtrimin përpiqet ta paraqesë si gënjeshtër dhe gënjeshtrën si
të vërtetë; aty ku shtrembërimin e të vërtetës e përdor si mjet falsifikimi për
të përvetësuar favore privilegjesh, favore politike apo ekonomike. Nuk është e
habitshme përse në shoqërinë tonë falsifikimi (i pasurive, i të dhënave
familjare, i vendeve të uzurpuara të punës, i veprimeve antishoqërore,
falsifikohen me të madhe. E falsifikon të kaluarën kriminale, duke e paraqitur
si veprime të mira, kurse veprimin e mirë të njerëzve të mir dje, e paraqet si
“të rrezikshëm” (Kujto njerëzit që sakrifikuan për Republikën e Kosovës, kurse
nëpër gjyqe e fotele politike e drejtësie, ulen persekutohet e djeshëm). Nuk
ishte e habitshme përse burgoseshin njerëzit e mirë, kurse keqbërësit
shpërbleheshin. Nuk është e kursyer as koha jonë me fenomene të tilla, ku njerëzit
e mirë e të pafajshëm shpesh përbalten, fyhen, denigrohen, madje edhe
penalizohen, kurse shpifësit, survejuesit, meritorët e një politike keqbërëse,
shpërblehen me privilegje e të mira të tjera ë pamerituara.
Ndodh
diçka e keqe aty ku e keqja kutërbon me krimin: aty ku si mjet ku përdoret
shantazhi kundër vartësve, për t’i bërë argat të së keqes, korrupsionit,
krimit, vrasjes, sulmit ndaj tjetrit si “kundërshtar” e “armik” (personal,
politik, partiak, fetar etj etj); po aty njeriu ndjehet i ndrydhur, detyrohet
të marrë ato tipare karakteri posi vartësit e tij, të bëhet bahskëpunëtor në
krim; aty nuk mund të flitet për vlera, por për survejime (mbikëqyrje) të
njerëzve, spiunllëqe, metoda të degradimit njerëzor, familjar, social, politik
apo nacional. Mbikëqyrja, në këso rastesh, nuk bëhet as për ta mbrojtur
vetveten nga krimi, as për ta mbrojtur shoqërinë, familjare apo atdheun; por
bëhet për t’i siguruar rrugët e shtigjet e së keqes, mu si në ata filmat
kriminalistikë.
Aty
ku vepron njeriu i mirë, aty krijohet atmosferë e pastër, e çiltër, kurse
njerëzit e ndiejnë veten të çliruar për të punuar, menduar e folur lirshëm: për
ta realizuar (eudaimonia-n e vet, lumturinë dhe mirëqenien jo vetëm materiale,
personale, po edhe familjare e shoqërore, shpirtërore e etike a - jetës së
dëshirueshme...
(Prend N. Buzhala, 4 qershor 2020)