| E premte, 05.06.2020, 07:59 PM |
Në kujtim të 76 vjetorit
Esse
Beteja
në Qafën e Gjarprit e Guri e Prerë,
dëshmi e gjallë e qëndresës historike
Nga
Xhevahir Cirongu
Është
qërshori 2020! Sa herë që vështroj këtë foto, kujtoj me lot në sy djemtë e
vajzat që luftuan me guxim e trimëri kundër nazifashizmit. Vështroj me kujdes
pas kaq vitesh çdo gur e plis dheu. Dhe …aty gjen ende gjurmë gjaku të tharë!
Në lapidar janë të shkruar emrat e dëshmorëve që ranë për lirinë e atdheut tonë
Shqipëri. Ishte 6 qershori i vitit 1944, ku atëherë në këto dy qafa malesh
tomorriane u zhvillua beteja e ashpër midis forcave gjermane të ardhur nga
Korça, Lozhani e Vidhkuqi. Në këto gryka malesh ishin pozicionuar shqiponjat
partizane të Brigadës Parë e të Pestë Sulmuese. Beteja qe shumë e ashpër midis
forcave partizane dhe gjermane, deri në përleshje trup me trup. Tym e flakë u
ndez dheu, drurët e gurët. Kënga e zogjve s’dëgjohej më. Lulet s’kishin aromën
e tyre, sepse baruti ua prishi buzëqeshjen dhe shkëlqimin, sa dhe dielli
vajtonte atë ditë qërshori të vitit 1944-ës. 6 qërshor 2020! Përsëri kujtojmë
me lotdhimbje e krenari si 76 vite më parë këtë betejë të përgjakshme. Në
lapidar janë skalitur emrat e 32 dëshmorëve. Lexojmë emrat e tyre me radhë
:Xheladin Beqiri (Karadaku) , Naum Panxhi, Vajza e Labërisë Rrahimeja nga
Tragjasi i Vlorës….. Zëri tyre dëgjohet
edhe sot në këtë 76 vjetor e na
bëjnë thirrje që ta duam atdheun, nënë Shqipëri !
Për dëshmorët e atdheut është shkruar e do
shkruhet gjithmonë. Në çdo varg të shkruar, aty gjen të freskëta pika gjaku nga ku lulja e lirisë qëndron ngaherë e pa
vyshkur, me rrënjë ngulur në tokën tonë
të ujitur nga gjaku i 28 mijë dëshmorëve të LANÇ. Kanë kaluar 76 vite kur
djemtë e vajzat shqiptare rrëmbyenë armët e dolën maleve për lirinë e atdheut.
Shqipëria ishte pushtuar nga nazifashizmi
gjerman. Thirrjes së atdheut për të luftuar ndaj okupatorit, iu përgjigj
edhe Xheladin Beqiri (Karadaku). Qysh në fillim djali i Gjilanit që jetonte në
Nivicë të Kurveleshit,rroku armën e doli malit për larinë e shqipërisë. ‘’Nuk
mund të rri në shtëpi, - u tha Nivicarëve djali i Kosovës. Shtëpia ime janë
malet ku kanë folenë shqiponjat!’’. Xheladin Beqiri (Karadaku) hyn në
formacionin e parë të çetës partizane të Kurveleshit në vitin 1942. Më von
kalon komandant i çetës ‘’Harjedin Tremishti’’ me komisar Hasim Zeneli.Po në këtë vit pranohet Antar i
Partisë Komuniste Shqiptare. Me trimëri e zgjuarsi ka marrë pjesë në shumë beteja kundër
pushtuesve gjermanë në krahina të ndryshme të shqipërisë së jugut. Gjurmë që
mbetën në histori është ajo e betejës së
Mezhgoranit në Përmet. Me krijimin e Brigadës Parë Sulmuese emërohet zv.komandant i Batalionit Parë. Duke
parë aftësitë e tija si organizator e luftëtar i zoti, si një strateg i lindur,
Xheladin Beqiri (Karadaku) emërohet komandant i batalionit të pestë të Brigadës
Parë Sulmuese. Në betejën e Qafës së
Gjarpërit e Guri i Prerë,në luftime të ashpra që u zhviluan aty trup me trup midis forcave gjermane e ato
parizane më 6 qërshor të vitit 1944, dhanë jetën 32 parizanë e parizane në lulen e rinisë për lirinë e shqipërisë. Midis tyre edhe biri i Kosovës,
komandant Xheladin Beqiri(Karadaku),Hero i Popullit. Gjatë luftës për çlirimin
e shqipërisë nga okupatori nazifashis, ai mbajti pseudonimin ‘’Karadaku’’ emrin
e malit Karadak të vendlindjes. Në qafën
e Gjarpërit janë dy lapidarë, njëri
është ngritur pikërisht atje ku u vra Xheladini 70 vite më parë. Edhe në Nivicë në qendër të fshatit qëndron kryelart
busti i Heroit të Popullit Xheladin Beqiri(Karadaku)., atje në zemër të
Labërisë trime. Dëshmorët e kombit kanë vetëm
ditëlindje. Lira që gëzojmë sot i
ka rrënjët te gjaku i dëshmorëve të atdheut. Ata do nderohen brez pas
brezi në shekuj. Populli i Skraparit u
këndon edhe këngën dëshmorëve që ranë në
betejën e Qafës së Gjarpëri e Guri i Prerë.
’Qaf e Gjarpërit e Guri
Prerë
U ndez lufta me furi,
Dejmtë tanë po luftojnë
‘’Karadaku’’me Myslimë
Dhe Jonuzi djalë i ri.
Edhe shumë djem, vajza
të tjerë
Derdhin gjakun për
liri’’.
Ata
jenë yje që ndriçojnë në altarin e lirisë! Lulet rriten me gjakun e dëshmorëve
e u thonë çdo ditë ‘’mirmëngjes’’ dëshmorëve të lirisë, ashtu si në gjithë
shqipërinë , edhe në Qafën e Gjarprit e Gurin e Prerë.Populli i zonës
Tomorricë, Skrapar, Vërç e Sulovë, Gramsh, Gorë e Opar, Korçë, u kanë thurur e
këndojnë shumë këngë dëshmorëve që ranë në fushën e betejës së përgjakshme më 6
qërshor 1944 në Qafën e Gjarprit e Gurin e Prerë.I kujtoimë dëshmorët e
atdheut,sepse ata kanë vetëm ditëlindje të përhershme e cila ka emrin LIRI !
Beteja e zhvilluar 76 vite më parë në Qafën e Gjarprit e Gurin e Prerë kundër
forcave pushtuese gjermane, është një dëshmi e gjallë e cila dëshmon qëndersën
heroike të popullit tonë për liri e pavarsi.
Qershor, 2020