| E merkure, 05.11.2008, 12:58 PM |
SHOQATA KOSOVARE “GRUAJA DREJTUESE NË BIZNES”
KOMUNIKATË PËR MEDIE 05. Nëntor 2008
__________________________________________________________________________
Këto ditë në Bruksel u mbajt kongresi i 56-t i ”Gruas në Biznesin Botëror”, ku për herë të parë mori pjesë edhe përfaqësuesja nga Kosova.
Fatime Ahmeti
Qëllimi kryesor i këtij kongres ishte mbështetja e gruas në biznes dhe këmbimi i përvojave në mes të grave përfaqësuese të vendeve të ndryshme nga të katër kontinentet e Globit.
Gruaja është e aftë jo më pak se burri të drejtoj biznesin, vetëm duhet punë dhe përkushtim tha kryetarja e “Shoqatës Botëror të Gruas në Biznes“ Fransuaz Foning (Françoise Foning).
Ky asociacion është themeluar me 1945 në Francë dhe deri me sot ka funksionuar dhe punuar në shërbim të Gruas në Biznes.
Kryetarja e asociacionit të “Gruas Drejtuese në Biznesin e Kosovës” Fatime Ahmeti, u tha të pranishmeve pjesëmarrëse në Kongres, se edhe gruaja kosovare ka treguar sukses në biznes. Ajo paraqiti në pika të shkurta gjendjen e gruas dhe biznesit të saj në Republikën e Kosovës. Znj. Ahmeti i ftoj gratë përfaqësuese që ta vizitojnë Kosovën dhe ti shohin mundësitë konkrete të biznesit të gruas atje.
Ky asociacion i gruas kosovare, është themeluar pakë kohë më parë dhe me ndihmën e Z. Asllan Krasniqit, në Bruksel, është pranuar me të drejta të plota në “Asociacionin Botëror të Gruas në Biznes”. Krahas flamujve të vendeve tjera, në Kongres u vu edhe flamuri i Kosovës. Asociacioni është organizatë jofitimprurëse dhe si objektiv ka, ta ndihmoj gruan të jetë e suksesshme në biznes.
Fatime Ahmeti, është një grua që drejton biznes dhe mund themi se deri me tani ka pasur sukses në biznesin e saj. Ajo njëherit është edhe kryetare i partisë “Aleanca Kosova e Re”, për shtetet e Beneluksit.
Për anëtarësim në ketë organizatë, gratë e interesuara mund të na kontaktojnë në adresat e poshtë shënuara.
Prishtinë
E-mail. gdbkosova@gmail.com
Tel. 00377 44 8052 63