| E merkure, 03.06.2020, 03:17 PM |
Përkujtim artistik
PAK VETA E DININ SE NË MESIN E TYRE
E KISHIN EDHE NJË SHKRIMTAR
(Ilaz Xhemaili 1958 - 2020).
NGA KALOSH ÇELIKU
Tetovë/ Me rastin e shkuarjes në amshim të poetit, filozofit
Ilaz Xhemaili!
on: March 26, 2020
Me rastin e shkuarjes në amshim të mikut, poetit, filozofit
të dashur ILAZ XHEMAILIT
I nderuar mik Ilaz
Xhemaili, lamtumirë e u pafshim në botën e përtejme të bukur shpirtërore, për
ju bota mistike e përtejme ka më shumë vlerë sesa kjo botë e pistë, me miq që
të izoluan vetëm për një qëllim, nuk mundeshin ta duronin krenarinë burrërore,
morale e intelektuale tuajën. Ishe i veçantë, miku im i dashur Ilaz Xhemaili,
ishe i jashtëzakonshëm, i pakuptueshëm e i pakapshëm për nivelet e ulëta
intelektuale e letrare, për shkak se ishe qiellor, e bota e ulët intriguese
tokësore nuk mundej ta kuptonte mendjen e shpirtin tuaj të ndritur. Dhe vdekja
të kaploi në kohê e gjendje të veçantë të pandemisë botërore njësoj sikurse
mendja juaj e ndritur që bëhej pandemike për intelektualët e artistët falco e
intriganë. Asgjë s’është vdekja për ju i nderuar mik Ilaz Xhemaili, ju edhe për
së gjalli përherë keni qenë i vetmuar para shokëve, kolegëve, miqve,
intelektualêve, letrarëve e artistëve, përherë vullnetshëm i karantinosur ndaj
të keqes njerëzore. Prandaj vetmia, karantinosja e varrit nuk të dëmton e
nënçmon sikurse të kanë dëmtuar e nënçmuar miqtë e tu që të kanë bërë
padrejtësira të ndryshme jetësore, profesionale e letrare-artistike. Shpëtove i
dashur Ilaz nga ferri i kësaj bote, mos u mërzitë, tani më je në prehërin e të
Madhërishmit Allah, aty je i shoqëruar me engjëjt e bukur të Parajsës, me
profetë e të devotshmit, me të ndriturit ashtu sikurse që ishte i ndritur
shpirti juaj! Se sa e karantinosur ka qenë jeta juaj, mik i vyer Ilaz, tregojnë
dhe rrjetet sociale informative, një foto tuajën nuk gjeta, prandaj të më falni
që s’ua kam vë foton tuaj poshtë këtij shkrimi.
@S.Mehazi
Pak veta në
“kryeqendrën kulturore” të shpallur nga Partita Politike Shqiptare (PDSH, 1995), argatë politik të
“vëllazërim-bashkimit”), ndoshta e kanë ditur, por nuk e kanë parë me sy përballë,
as edhe me tru në kokë, se: Shkrimtari, Ilaz Xhemaili, gjatë ndryshimeve
demokratike ishte pasqyra e Tetovës Heroike, ku mund ta shihnin veten si politikanë,
intelektualë dhe artistë?! E kanë pasur në mesin e tyre, po nuk e kanë pasur fatin
ta kenë në foltore para kamerave televizive, themelimin e Partive Politike
Shqiptare, si shokët e tij “artistë” të arratisur këmbëkrye partive politike,
para popullit shqiptar: Klubeve dhe Shoqatave kulturore - artistike.
Përderisa, vendasit
e tij “patriotë kuqezi”: Turreshin me të katra pas themelimit të partive
politike edhe nëpër katunde, Klubeve të shkrimtarëve dhe Shoqatave Kulturoro –
Artistike, sipas, asaj thënies italiane: “Touto albanezi, touto komandanti”, ai
mezi e botoi për së gjalli romanin e tij të vetëm: Bredhje përtej qetësisë. Kritikët e shumtë letrar partiak,
profesorët universitarë dhe doktorët e shkencave, nuk e vërejtën romanin e tij,
përtej Ditës Nesërme: Bredhje përtej
Qetësisë. E kaluan në heshtje, duke u turrur pas partizanëve të partive
politike. Nuk kishin kohë, së paku me autorin të pijnë edhe një kafe miqësie.
Turreshin me të katra pas posteve politike, dhe themelimin e Partive Politike
Shqiptare, Klubeve të shkrimtarëve dhe Shoqatave Kulturore - Artistike. “Ditëve
të Naimit”, që i uzurpuan me dhunë partiake e policore nga Shoqata e
Shkrimtarëve Shiptar në IRJ të Maqedonisë. Sot: Maqedonia e Veriut. Dhe, edhe
Sot e Kësaj Dite, vazhdojnë të manifestojnë “fitore”, kopje festivali të
Poezisë pa vlera artistike: “Vëllazërim - bashkimit”, Mbrëmjeve të Poezisë
Strugane.
“Kryeqendëra
kulturore”, Tetova: Brenda pak viteve, gjatë “ndryshimeve demokratike”, u mbushë me grykë, plotë parti politike:
Klube të shkrimtarëve, Shoqata kulturore - artisike, dy Universite shqiptar dhe
privat me qerre. Profesorë, doktorë shkence. E pak ëmbëltarë: bozaxhinj e
tollumbaxhinj. Bujqër, Barinj, të deleve Sharrit. Keq, më vjen: Të them
publikisht, si këpurdhat kur dalin pas shiut.
Secilin, që e
pyesja në bisedë rasti, se: Çka është me profesion?! Përgjigjej: Politikan.
Kryetar Partie Politike. Deputet. Ministër. Profesor. Magjistër. Doktor
shkence?! Mirë, ore. Po, a keni bozaxhi, tollumbaxhi, bujqër, barinj të
deleve?! Profesione, me të cilat dikur e pushtum Jugosllavinë komuniste të
shokut Tito? E, Sot: Nuk mundemi ta pushtojmë dot, Maqedoninë e Veriut?!
Jo, nuk kemi sot
për sot. Nëna Parti, të gjithëve na bëri intelektualë. Politikanë. Kryetarë të
partive politike edhe nëpër katunde. Ministra, zv/ministra, drejtorë, zv/drejtorë.
Doktorë shkence. Poetë. Shkrimtarë, me famë partiake katundi.
Gjatë Panaireve të
Librit, që organizoheshin në Tetovë dhe Shkup, nga partizanët e partive
politike në pushtet, që haptas ishin pazare libri, dhe i ndërronin partitë
politike, si kurva burrat brenda një nate. Pse, mos e them, edhe: Në Tiranë,
dhe Prishtinë. Parasyve, shihej se në këto pazare, mund të kishe gjithëçka
mallërash me afate skadimi të një përdorimi, në “Bit - Pazar”: kunguj
Stambolli, kastraveca, kompira, speca djegës partiak, por jo edhe kulturë Libri
të arrirë artistik me specialitet shqiptar. Ndonjëri, e shfrytzonte rastin e
“Panairit të librit” partiak “kuqezi”, dhe më ndalte në rrugë. Prezentoheshte,
me emër e mbiemër. Emër, plotësisht i panjohur?! Nuk kisha dëgjuar për këtë
shkrimtar. As, që: Edhe kisha lexuar nga ai ndonjë varg. Papritmas, shkrimtari
doli te qëllimi partiak: A, mund të bëhem edhe unë anëtar i Lidhjes të
Shkrimtarëve Shqiptar? Edhe pse, nuk e prisja një pyetje të këtillë provokuese,
iu përgjiga: Pse, jo? Postoje, një kërkesë me disa kopje libra të publikuar
deri te Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptar! Komisioni pranues, me siguri do ta
vlerësojë kërkesën tënde, veprimtarinë krijuese nëpër vite si shkrimtar. Dhe,
ende pa e përfunduar përgjigjen, shkrimtari ma bëri me dije: Mos harro, zoti
kryetar: unë kam edhe librezë partiake të Nënës Parti, në pushtet!
Qesha, siç e kam
zakon me vite në jetën e përditshme artistike, dhe në shkrimet e mia Librave
publicistik: Xhadia (2011), Rrufjani (2012), Lavdi, heronjëve të Xhadisë (2015) , Pykë shelgu (2019) dhe, “Kali
Shemës” pas porte (2020). Nuk ka
problem, i përgjigjrm: Do t’i kem parasysh në shërbim edhe vlerësimet “artistike”
të Nënës Parti.
Padashtas, e pyeta
Veten: Nga ku, ‘kryeqendra kulturore shqiptare” e Dervish Carës, që me
krynegritësit shqiptar në vitin 1844 e çliroi Shkupin nga Perandoria osmane,
dhe vazhdoi luftën në Katllanovë, afër Shkupit për ta çliruar edhe Velesin,
Prilepin dhe Manastirtin, Sot: Partia Politke Shqiptare e shpallte kryeqendër
kulturore Tetovën?! O, Imzot: Hapi, dyert e Ferrit krah më krah! Sot, dua pash
më pash t’i bie Xhehnemit! Jo, Parajsës! Gjithë këto politikanë, poetë dhe
shkrimtarë. Parti politike, Klube të shkrimtarëve, dhe Shoqata kulturore -
artistike, pa bozaxhi, tollumbaxhi, bujq e barinj të deleve, jo si në kohën e
Turqisë dhe Komunizmit të shokut Tito?! Ministra, politik arsimi, dhe kulture.
Edhe, atë: Gjatë: “Ndryshimeve demokratike”. Kohë qorre, kur jo që s’kemi
“politikë madhore”, por as arsim dhe kulturë shqiptare. Po. të kisha forcë
politike si shkrimtar dhe pushtet, do ta shpallja Kryeqendër Kulturore dhe Patriotike
Kërçovën. Vendlindjen, Vatrën e kaçakëve të Zajazit: Kalosh Zajazit me shokë,
që i plaçkiste zaptitë turke, duke ua shpërndarë plaçkën fshatarëve të varfër
pa dallim feje dhe kombësie. Megjithatë, ata i përkasin Historisë Shqiptare.
Qyteti, që deri
Dje, në sistemin e egër turk dhe komunist, kishte personalite të arsimit dhe
kulturës: Dervish Cara, Sadudin Gjura, Abdylazis Islami, Murat Isaku, Nexhat
Pustina, Daut Gurra, Mustafa Laçi, Ramadan Sinani, Iliaz Xhemaili…
Shumica e
intelektualeve të sotshëm, poetëve dhe shkrimtarëve partiak: Sot, janë strukur
në gjirin dhe grazhdin e partive politike. E gëdhijnë mëngjesin në vathën e
partive politike, në pushtet. Ose, e lëpijnë nga një asht nga Nëna Parti për
dritare, që ua hudhë në rrugë të kacafyten si qentë. E dija, se: Vetëm,
Shipkovica heroike si Katund patriotik, i kishte rreth njëqind politkanë, poetë
dhe shkrimtarë. Mos, flasim në këtë shkrim publicistik për rrufjanë. E, merreni
me mend, sesa: poetë dhe shkrimtarë do t’i kishin katundet, dhe e gjithë
Tetova?! Maqedonia e Veriut?!...
Përderisa, vendasit
e Dervish Carës: Intelektualë, doktora shkence, poetë, shkrimtarë, dhe kritikë
letrar me qerre, fotografoheshin para kamerave televizive dhe politikanëve, në
zbulimin e përmendoreve të dëshmorëve të UÇK -ës, Ilaz Xhemaili, vdiste mbi
libra. Nuk turreshte pas posteve të Partive Politike, në pushtet. Titujve
shkencorë.
Ilaz Xhemaili,
sipas një shkrimi të publikuar nga miku i tij Sulejman Mehazi, poashtu
shkrimtar: Iku, nga mesi i tyre “artistik” në heshtje. Pa fjalime patetike
partiake. Lule. Kamera propagandistike patriotike televizive. Nuk dihet ende,
kush e vrau pas shpine në pabesi: koronavirusi, apo Nëna Parti?!
Pak veta e dinin,
se: Në mesin e tyre e kishin, edhe një Shkrimtar…