| E merkure, 03.06.2020, 10:42 AM |
Organizata e Gruas "Shpresë & Paqe" në SHBA, dënon krimin monstruoz të pedofilit Abaz Doku në Shqipëri!
Ngjarja
në fjalë na ka lënduar thellë. Sigurisht nuk është rasti i pari që shoqëria
shqiptare përballet me fenomene të tilla të rënda, negative e të rrezikshme.
Pas
familjarëve të vajzës, na shqetëson fakti që edhe pse ka patur sinjalizime për
sjelljet e tij abuzive është toleruar nga policia, shkolla e shoqëria duke i "dhënë kohë e hapësirë" këtij
krimineli për të abuzuar më tej me vajzën e vogël.
"Welcome
to hell baby", pse nuk u arrestua në kohë ky pedofil, por lihej i lirë
duke denigruar me mbishkrime të tilla e video personalitetin e një të miture?
Dhe
duke mos e lënë të qetë nxënësen në jetën e saj familjare e në bankat e
shkollës.
Si
nëna e si motra, shprehim indinjatën tonë e i bëjme thirrje organeve të
drejtësisë që krimineli Abaz Doku dhe
djemtë e tjerë që abuzuan me të miturën të marrin dënimin maksimal.
Masa ndëshkimore duhet të merren edhe ndaj atyre që heshtën; gruas së Abaz Dokut, drejtuesve të shkollës, kryeplakut të "Bregut të lumit" si dhe ndaj ndonjë punonjësi të policisë që është përfshirë në këtë dramë që ka tronditur gjithë komunitetin shqiptar.