| E diele, 31.05.2020, 10:45 AM |
Pas
një pune relativisht të gjatë kërkimore katër vjeçare për rolin, rëndësinë,
shkaqet e emigrimit dhe organizimin kulturor dhe atdhetar të mërgatës shqiptare
në Gjermani, autori Argjend Hasani, nxori në dritë botimin voluminoz me titull "MËRGATA SHQIPTARE
NË GJERMANI", (Pjesa e Parë), botues Lena Grafik në Prishtinë. Në këtë
botim voluminoz mbi 300 faqësh, autori dhe publicisti Argjend Hasani, ka
prezentuar punën dhe aktivitetet e mërgatës shqiptare në Gjermani në një
interval kohor 50 vjeçar.
Libri
përmbanë tetë kapituj, duke filluar me fillet e para që quan në migrimin e
bashkëatdhetarëve tanë jashtë atdheut, organizimeve kulturore dhe atdhetare,
arsimore, artit dhe letërsisë, humanizmit, afarizmit dhe integrimit në
Republikën Federale të Gjermanisë. Autori Argjend Hasani, gjatë grumbullimit të
të dhënave për botim, ka bashkëpunuar me shumë personalitete të shquara
atdhetare që jetojnë dhe veprojnë në Gjermani, veprimtarë, shkrimtarë,
arsimtarë, krijues, artistë, etj, si dhe
me shoqata të shumta kulturore që mbajnë gjallë frymën atdhetare në mërgim.