| E shtune, 30.05.2020, 10:09 AM |
Nga
Fritz RADOVANI
Kujtoj…Sot,
mbas disa kohe...
HANS
– JOACHIM LANKSCH
Për
Gegnishten dhe gjuhen “letrare”:
A
mund të pranohet si gjuhë kombëtare një idiomë, e cila i është imponuar dhe
urdhëruar me dekret popullit nga klika udhëheqëse dhe ideologët e saj vetëm e
vetëm për shkak se ato 80% në fjalë ishin idioma e skutës së vendit, nga vinte
diktatori? Gjë aq e paparë sa edhe e pabesueshme!
Si
mund të jetë gjuhë „letrare” një idiomë, me të cilën gjatë ekzistimit të saj
nën sistemin totalitar nuk është shkruar letërsi, por ajo që toskëfolësi i
nderuar Kasëm Trebeshina me plotë të drejtë e quajti «shkollën e turpit» për
letrat shqipe?
Si
do t’i quajmë veprat me vlera vërtet letrare që nuk janë shkruar në këtë gjuhë
„letrare”, psh. veprat e Fishtës, Prennushit, Camajt ose të Luka Peronës, Piero
Napoletanos, Kate Xukaros etj.? Folmësi? Proza e shkëlqyeshme (gege) e Anton
Pashkut „Oh” – a është joletrare?
Gjuha
mbidialektore italiane, psh. rrënjët i ka te gjuha e avokatëve të Bolonjës, te
gjuha e Dantes dhe poetëve të tjerë fiorentinë të mbështetur në të folurit
„volgare”.
Toskënishtja
paraqiste mesin gjuhësor në mes të të folmeve veriore dhe atyre jugore.
Letrarishtja gjermane formohej mbi bazë e gjuhës së administratës nëpër zyrat e
perandorisë në Pragë dhe qytete të tjera dhe, pasurohej jo vetëm me gjuhën e
“kolosëve” letrarë gjermanë J.W. won Goethe dhe F. von Schiller, por kohë më
parë edhe me një shtyllë tjetër kryesore zhvillimi – me gjuhën e Martin
Luther-it, teologut të dobët dhe përkthyesit të pashoq, i cili për përkthimin e
Shkrimit të Shenjtë formuloi kriterin tepër
të rëndësishëm: “dem Volke aufs Maul schauen”- të shikosh se si flet
goja e popullit.
Kjo
na lë të kuptojmë tri pikpamje të rendësishme:
1) T’i jepet Çezarit se ç’i takon Çezarit
– dmth., t’ i kthehet gjuhësisë se ç’ i përket gjuhësisë ose: Gjuha të
trajtohet si gjuhë dhe jo si objekt i politikës. Paskajorja s’ ka të bëjë me
aspiratat e popullit shqiptar, prandaj shqyrtimi i çështjes së gjuhës shqipe
t’i kthehet kategorisë së gjuhës dhe të shpëtohet nga frazat politike.
2)Mos
të vazhdohet trilli diskriminues i filologjisë zyrtare të periudhës së diktaturës
dmth., duhet të ndërpritet degradimi i gegënishtes si “dialekt” dhe të pranohet
se gegënishtja ka pasur normën e vet letrare, zhvillimi i së cilës u ndërpre
brutalisht gjatë diktaturës.
3)Të
konstatohet përbërja e gegënishtës dhe për këtë qellim të
ndërmerren, mes tjerash, këta hapa:
–
botimi i plotë dhe studimi i veprave të shkrimtarëve gegëshkrues (Fishta,
Prennushi, Shantoja, Nikaj, Palaj, Koliqi, Pipa, Camaj).
–
studimi i thesarit gojor i traditës së Veriut („Visaret e Kombit” etj.).
–
grumbullimi i materialit të sotëm të folklorit gojor në viset veriore të
Shqipërisë.
–
studimi i gramatikave dhe drejtshkrimeve ekzistuese të gegënishtes (Martin
Camaj, Idriz Ajeti etj.)
-
përpilimi dhe botimi i një fjalori geg.
4)Pastaj
mund të fillohet formimi i normës letrare të gegënishtes.
Shenim nga FR: Materiali asht marrë pa asnjë ndryshim nga:
https://albemigrant2011.wordpress.com/2020/05/01/hans-joachim-lanksch-per-gegnishten-dhe-gjuhen-letrare/
Melbourne, 29 Maji 2020.