| E premte, 29.05.2020, 12:06 PM |
Blerim Latifi:
Ardhja
në pushtet dhe qëndrimi në pushtet janë dy gjëra të ndryshme! E para, rëndom,
vjen nga gabimet e të tjerëve. E dyta, rëndom, varet nga mend e tua. Albin
Kurtin e sollën në pushtet gabimet e të tjerëve, por ai nuk diti ta mbaj atë.
Në mungesë të përvojës në pushtet, me besim të tepruar në intelektin e tij, dhe
i rrethuar nga njerëz arrogantë e të padijshëm, ai e humbi shansin e tij
kryesor për të qenë pjesë vendimtare në historinë e papërfunduar të lirisë së
Kosovës.
Rotacioni
i pushtetit, që rrjedh nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, nuk mund të
pengohet me mjete jodemokratike. Do të ishte gabim fatal nëse do të tentohej
një gjë e tillë. Si për Kurtin, ashtu edhe për vendin. Në rrethanat e reja
politike, që janë krijuar nga mbrëmë, Kurtit i mbetet edhe një shpresë e vetme,
shpresa se pushtetarët e rinj do të jenë aq të marrë sa t'i përsërisin gabimet
e tyre të vjetra, të cilat kanë të bëjnë me keqqeverisjen, nepotizmin,
klientelizmin dhe korrupsionin e shfrenuar. Nëse ata nuk i përsërisin ato gabime,
ylli politik i Kurtit do të humbas shumë nga shkëlqimi i tij. Ndoshta në mënyrë
të pakthyeshme!